FERR-PARAJSA “DEMOKRATIKE”!

Ferr i zi qenka, Shevëngeni në Hagë,

Apo, qenka parajsa,-“këtë, s´po mund ta kuptoj”?!!!

Pse heronjtë, i burgosë si kriminelët,

Të dy palët, i trajton njësoj!?!!!

A është dëgjuar,-kjo botë a ka parë,

Pse persekutohen  ushtarët dhe komandantët,

Luftuan kundër pushtuesve, fashizmit,

L E GJ E N D A R ËT-YJET ÇLIRIMTARË?!?!?!

“Drejtësia”, imperialiste i hedhë në pranga,

-Ah! Sikur të ishin banditë, kusarë!

Burg i çudirave, ”demokratike”,

Kurrë, i padëgjuar,-kurrë i paparë!

Kemi dëgjuar dhe lexuar,-dikur,

Pas një lufte tmerresh…

Nynbergu, që i dënoi fashistët,

Por, jo njësoj, me verbëri-“drejtësi”,

Nuk i burgosi ANTI-FASHISTËT,

-Komunistët,-çlirimtarë.

Këtë maskaradë politike, që po bënë Haga…

Mosmarrëveshje,-Zoti, me Djallin, si duket ka të ngjarë.

U bë koncert i zi,-e gjora Drejtësia,

Atje po ndeshen, po “hedhin valle”, liria dhe robëria!

Vallë, mos Drejtësia,-paska shkalluar,

O, njerëzimi qenka bërë i marrë?!…

Pse Europa,-njësoj po i ndjekë si shtriga,

-Kusarët serbë dhe çlirimtarët shqiptarë!

Vallë, a qenka kjo njerëzore,

A qenka kjo demokratike?!

Të mbyllen në çeli,–përsëri, prore…

Shqipot e Shqiponjat Heroike.

Të mbyllen atje, përballë hekurave,

Krejt e natyrshme është dhe “njerëzore”,

Për mendjet e sëmura pushtuese,

Patologjike,-për zemrat okupatore.

-Zemrat, vërtet i paskan katran!

Pse po të trajtohen njësoj,

Kjo “drejtësi”-mizore, agresore…

Habitem, pse Hagën toka po e mbanë!?!…

17.  08. 2011

TURP KUSH E VOTOI GJYKATËN SPECIALE!

Ishin ndër të parët luftëtarë,

Krenarë, në Luftën Çlirimtare.

Përballë pushtuesve dhe nënshtruesve,

Ishin vërtet, Shqipo Shqiptarë.

Nga lakmitë, për pushtet,-pa shtet, me sovranitet…

U zhytën, në kënetat për pasuritë!

Derëzinjt, “kosovaro-europianë”,

Të përulur,-me flamosin laramanë…

U konvertuan në zuzarë, u bashkuan me qyqarë.

Me pacifistët,-me shkijët shqipfolësit titistët.

Në paqen e rrejshme,-sikur lumi i muar?!…

Tani, nga “aleatët” perëndimorë,-nga reaksioni botëror…

Nga padijenia, nga pavendosmëria?!…

Ranë me prapakthime, të rënda historike.

Përfunduan, me pranga në duar!

U gëzuan, qarqet tradhëtare dhe armike.

10 Nëntor, 2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here