Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Elton Ilirjani:Kam në plan të bëj një film me skena të forta seksi

Ai është një nga figurat më të përfolura në Shqipëri. I suksesshëm në biznes, guximtar me veshjet dhe fotot, Elton Ilirjani vjen në një rrëfim ekskluziv për “Gazeta Intervista”, lidhur me komentet e shumta të njerëzve dhe frymë e re që ka sjellë në vend. Një shpirt i lirë, si ai i Eltonin nuk ka për ta pranuar kurrë kufizimin në veprime dhe dëshirën për t’i realizuar gjërat sipas mënyrës së vetë. Ilirjani bën  thirrje për ndryshim dhe emancipim të shoqërisë. Mëposhtë do të zbuloni të thënat dhe të pathënat e botës që ka ndërtuar Eltoni. Pa rregulla dhe në harmoni me njerëzit, kështu ka vendosur ai që të jetojë. 

Elton Ilirjani, emri yt është bërë kryefjala e të gjithë portaleve dhe mediave në Shqipëri, për shkak të publikimit të herë pas hershëm të disa fotove me përmbajtje erotike, të cilat kanë marrë reagime të forta. Ti vetë merr mesazhe të shumta prej publikut?

Advertisement

Publiku që më shkruan mua më admiron dhe më shpreh vetëm fjalë të mira. Ka shumë meshkuj të rinj të bukur, në punë të mira, të të gjitha shtresave që më dëshirojnë dhe më shkruajnë. Madje janë aq shumë në numër këta të bukurit sa po të mundesha me të gjithë do kisha kaluar një natë të bukur. Më shkruajnë edhe femra me mendje të hapur dhe që më vlerësojnë që unë e jetoj jetën i lirë dhe pa kufinj të panevojshëm në vitin 2020! Reagime të këqija drejtpërdrejt te unë janë më pak se 2%. Ato si lexoj fare. Kaloj kohë në bisedë me meshkuj shqiptarë të bukur dhe të zgjuar dhe me mendje të hapur. Rinia shqiptare nuk ka lidhje fare me këta pleqtë e mendimit në Shqipëri! Unë i hedh fotot për të rinjtë!

Nëse do të ishe ti në vend të publikut, çfarë do mendoje për veten?

Nëse do isha unë publiku dhe kam po këtë mendje se mendjen e tyre se mendoj dot, do thoja: Po bën një kauzë emancipuese, po mbështet LGBT, po bën art, po sjell erosin në formë të paparë deri tani. Nuk do mendoja gjatë. Do ti shkruaja Eltonit ta mbështesja dhe kaq. Nëse do e kisha dëshirë Eltonin do e propozoja dhe do shikoja çfarë mund të bëja. Seksi është ende tabu në Shqipëri dhe kjo është e tmerrshme. Seksi është kënaqësi dhe duhet bërë pa turp, pa frikë dhe pa asnjë mëdyshje sepse të tjerët mendojnë ndryshe!

Gjëja e parë që mendon kur del para aparatit fotografik?

Unë të gjitha fotot i bëj vete! Këto gjysëm nudo e kam fjalën. Unë mendoj vetveten dhe dëshirën për të jetuar i lirë dhe pse jo për ti kënaqur syrin atij, që me dëshiron apo dëshiron njësoj. Mendoj për ata që mendojnë se djemtë Gay janë të shëmtuar dhe të pështirë, ndërkohë që djemtë Gay janë më të bukurit dhe më joshësit në botë. Kaq mendoj. Mendoj që ne jemi krijesa të  Zotit dhe na duan njësoj edhe femrat edhe meshkujt dhe kjo ka qenë kështu, është dhe do vazhdojë të jetë, pavarësisht se njerëzimi është ende në një pjesë të errët të historisë së vet dhe ende nuk është çliruar.

Realisht cili është motivi kryesor i publikimit të këtyre fotove?

Motivi i parë është kauza ime për LGBT! Dëshira ime është që shqiptarët të shikojnë se gay-t nuk janë të shëmtuar dhe kanë trup të shëmtuar. Ne jemi po aq seksi sa këta që vetëquhen “straight”. Madje mund të them se ne jemi më pranë Zotit sepse edhe vetë Zoti nuk ka gjini! Zoti është pa gjini! Ne jemi pa gjini, jemi universal dhe të bukur si universi. Sepse aty në Shqipëri reklamohet sikur gay-t janë disa fakira…

Si reagon ndaj komenteve negative?

Ha-ha-ha më kënaqin pa masë sepse atë kërkoj në fakt, që ata të çlirohen dhe të nxjerrin të keqen. Inati i tepërt është formë e fshehtë e dëshirës së çmendur. Ata që më shajnë më shumë masturbojnë me b*** time. Unë, ju lutem, që të vazhdojnë sa më fort të çlirohen.

Ke marrë ndonjë koment ndonjë politikan apo personazh publik shqiptar?

Politikanë dhe personazhe të njohur? Patjetër që po! Po ata janë më të frikësuarit. Tmerr! Ata që duhet të bëjnë si bëj unë duke ndihmuar shoqërinë të ndryshojë. Por, kështu unë kuptoj që Shqipëria nuk ka as politikanë dhe as artistë. Artistët sidomos mungojnë sepse ata duhet të ishin duke më mbështetur hapur mua, por, ata janë thjeshtë disa njerëz komunista që duan para dhe të jetojnë jetën e tyre, artista pa mision dhe pa mesazhe gjithpërfshirëse! Këta tipa gjenden vetëm në Ballkan!

Deklarata më e freskët e jotja është “No body is straight” shoqëruar me disa foto mjaft provokuese, çfarë do të thuash më këtë dhe cili ka qenë reagimi i parë që ke marrë?

Po unë mendoj se asnjë person apo krijesë në botë nuk është 100% straight! Universi nuk është straight. Kokat e shkencës kanë vërtetuar që në univers nuk ka asnjë vijë të drejtë, kështu që pse këta albanezët janë të drejtë? Në asnjë mënyrë, përkundrazi të gjithë jemi të përbërë me dy hormonet kryesore të seksit, dhe kjo varet  nga rrethanat se cilën ne praktikojmë më shumë. Është njësoj të mendojnë se meshkujt nuk duhet të kenë thithka dhe femrat mos të kenë qime në këmbë? Është qesharake. Të gjithë kemi edhe estrogjen dhe testosterone. Pse kanë femrat  testosterone? Gabim nuk duhet të kenë, duhet të ndryshojmë universin?

I raportojnë shpesh fotot e tua, mos të nxit më shumë për të bërë të tjera?

Uuu pafund. Mbi 200 raportime minimumi për foto. Por, më shumë raportohen, apo vetëm raportohen fotot që kanë emrat e politikanëve shqiptarë se shqiptarët duan më shumë kryetarët e partive se veten dhe jetën e tyre.

Pengu më i madh që të la ky vit që po mbyllet?

Nuk kam bërë  seks sa duhet. Ky ka qenë pengu më i madh. Jeta pa seks qenka kot dhe pa asnjë kuptim, pa seks të mirë dhe të lirë. Deri dje mendoja si shqiptarët edhe unë, por tani mendoj që ata që nuk dinë të bëjnë seks dhe e bëjnë atë me turp dhe limite janë njerëz, që s’dinë se ç’bëjnë në këtë botë! Domethënë, këta të gjorët janë thjesht robota dhe skllevër modernë! Shqiptarë bëni seks dhe çlirohuni dhe mos përgojoni atë me të cilin/cilën bëtë seks.

Gjëja që të ka bërë përshtypje kohët e fundit…

Injoranca e madhe. Shumë injorancë! Merren me mua dhe duan të më zhbëjnë edhe suksesin tim profesional si në kohën e partisë. Ai bënë seks, ai zhvishet, ai është kurvë! Ai është kurvë e ndyrë J Po se kush mi ka bërë kompanitë mua në 9 shtete? Apo ata që hanë fara në rrugë apo ata që hanë fara në parlament? Apo opozita e re Parlamentare J Oh God!

Nëse do ta hidhje jetën tënde në letër… Cilat do ishin dy gjërat që do t’i përmendje medoemos? 

Anti Konformist i Pakompromistë! Trim. I bukur! Seksi!

Merr një gotë verë në dorë… Dëshiron të kesh miq pranë, apo ta shijosh vetëm?

Vetëm!

Miqtë e tu i numëron me gishtat e dorës, apo janë të shumtë?

Kam miq, por jo më shumë se gishtat e dorës. Ata të vërtetët!

A ka pasur një moment në jetën tënde që je ndjerë në udhëkryq?

Unë i dua sfidat dhe sidomos kur më duhet të zgjedh. Jeta është vazhdimisht panair zgjedhjesh!

Një gjë që do ta thuash, po deri më sot, s’ke pasur rastin ta bësh…

Këto kohë kam filluar të më pëlqejnë meshkujt 20-30 vjeç. I gjykoja, por janë me mendjehapurit. Ata janë njerëz të së ardhmes dhe të bësh seks me ta është njësoj sikur të vizitosh të ardhmen! Kam në plan të  bëj një film me skena të forta seksi. Domethënë do bëj seks në film! Seksi është normalitet!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rrugëtimi i gjatë i librit tim "Grua". Ftesë nga Xhoi Jakaj

Next Post

Jusi Sinanaj: Jeta mes Shqipërisë dhe Italisë, ja pse zgjodha të rikthehesha për të vijuar karrierën

Advertisement