Mjeku dhe aktivisti Dr Artan Koni është mjaft aktiv në lëmin politik dhe ngjarjet aktuale dhe herë pas here reagon për çështje të ndryshme. Këtë herë reagimi i tij lidhet me vetingun e policisë, veting që sipas tij po krijon një preçedent të rrezikshëm;

Reagimi i tij i plotë:

“Policia e shtetit, me gjithe te metat e saj gjate viteve, ka pasur edhe njerez te afte te cilet e kane kryer punen me perkushtim. Vetingu i policise po krijon nje precedent te rrezikshem:

1-duke hequr profesionistet dhe duke lene ne detyre sherbetoret e bandave, neser pasneser nuk do kemi më polici cilesore (edhe nese na teket nje dite te bukur te bejme realisht shtet). Ne cdo fushe, profesionistet duan te pakten 10 vjet te krijojne eksperiencen e nevojshme.

2-ky veting i turpshem i jep te drejte morale nje qeverie tjeter qe kur te vije ne pushtet te beje edhe ajo vetingun e saj ne polici…duke na thene “do pastrojme policine nga sherbetoret e bandave”, por ne fakt duke hequr ata elemente te cilet nuk jane mbeshtetesit e saj.

Asnje administrate nuk duhet te preket me “veting” politik, dhe per nga rendesia policia e shtetit vjen e para ne kete renditje. Vetingu me i mire behet vetvetiu, ku njerezit jo te afte gradualisht vendosen neper pozicione te parendesishme…apo te inkriminuarit gradualisht pastrohen nga drejtesia.

Veting politik i administrates, do te thote shkaterrim i se ardhmes sone e te femijeve tane !!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *