Ideja per dhurimin e flokeve ka nisur qe ne femijeri. Duke arritur finalizimin e marrjes se diplomes per inxhinieri ndertimi ne Universitetin e Bolonjës, Enxhi i vuri vetes qellim qe endrren ta kthente ne realitet.

Per te arritur nje pasqyrim te qarte te ketij fondacioni por dhe per te qene me e qarte ne nismen e saj, ajo filloj te kerkonte informacione te ndryshme ne lidhje me ceshtjen qe kishte ngritur, por dhe te pyeste ne organizatat shqiptare qe pergjigjeshin per kete pjese.

Deshira per te ndihmuar femijet ne nevoje por dhe vendin e saj arriti nje rezultat te mire edhe pse cdo gje filloj nga zero. Shqiperia ka vetem dy shoqata qe merren me kete teme “Europa donna Albania”, dhe “Femijet per Femijet”.

Shoqata “Femijet per Femijet” eshte nje shoqate shqiptare e realizuar nga dy vajza shume te reja, te cilat jane motra Aleksia dhe Vasia Barka, ne vitin 2014. Edhe per to ka qene shume e veshtire pasi nuk ekzistonte asnje shoqate ne lidhje me kete teme. Por me ndihmen e prinderve vendosen te krijonin kete shoqate jofitim prurese e cila eshte e regjistruar sipas te gjitha ligjeve ne Shqiperi dhe qellimi i tyre eshte thurja dhe dhurimi i parukeve per femijet me semundje onkologjike. Mbeshtetjen me te madhe dhe ndihmen e pare Enxhi e ka marre nga dy motrat e shoqates. Perveç flokeve te saj te cilat do dhurohen, ajo ka vendosur te japw dhe nje ndihme konkrete pasi kostoja e parukeve eshte shume e larte. Per kete, ajo ka hapur nje fond dhe bashke me floket do i behen dhurate organizates “Femijet per Femijet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *