Pavarësisht motit tё zymtё,
helikopterët dhe aeroplanёt ushtarakë
kanё nisur provat pёr Ditёn e Fitores sё Moskёs.
Këtë vit shënohet 75 -vjetori i Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Pjesa tokësore e parades për shkak të pandemisë koronavirus, u vendos të shtyhet.
Presidenti Rus Vladimir Putin, mё herёt njoftoi se për shkak të pandemisë koronavirus, parada e 9 majit të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë dhe rajone do tё shtyhet. U vendos gjithashtu që të shtyheshin të gjitha ngjarjet masive publike që ishin planifikuar për të përkujtuar Fitoren e Madhe. Sidoqoftë, një numër i qyteteve do të presin paradat ajrore dhe fishekzjarret nё nder të përvjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj