Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

“Nuk e di se kur gabova, kur të lashë a kur të mora”… Nga Agron BERDAJ!

“Nuk e di se kur gabova, kur të lashë a kur të mora”       

Përmbajtja e kësaj kënge nuk di pse të ngjall ndjenja humori  e kënaqësie . Aq më tepër  kur futesh në botën e saj, në përmbajtjen e konfliktit. Në këngë tregohet një dramë e vogël ,që nis me dashuri ,pastaj ndodh një konflikt që shpie deri në ndarje e në fund, përsëri një ribashkim .Mesa duket dehja emocionale nuk i lejon të kuptohet kur është kryer gabimi, se kur nis dashuria e ku fillon konflikti. Dhe në fund të fundit, a kishte gabim që shpuri në ndarje dhe pastaj në ribashkim.Megjithatë ky është një trill i realizuar mirë artistikisht. Por ajo që më shtyu të bëj një analogji me  këngën,janë disa zhvillime të fundit politike në vend.Në qoftë se në këngë konflikti zhvillohet në kufijtë e dramës, në politikë ai merr formën e tragjedisë. A nuk kemi ne bashkime dhe ndarje ,aleanca politike që lidhen dhe zgjidhen ,dashuri platonike mes liderash politikë, por edhe urrejtje mes tyre ,puthje, por edhe shkulje veshësh,lavdërime që e shpien njeri-tjetrin deri në qiell dhe më pas sharje dhe syrgjynosje, jo deri në tokë, por në thellësitë e saj.

Natyrishtë, politika funkionon përmes aleancave, kompromiseve,kosensusit dhe këto janë të bazuara në parime të forta demokratike. Ndërsa në Shqipëri lidhjet dhe zgjidhjet e aleancave ,bashkimet dhe ndarjet mes tyre bëhen, jo mbi bazën e kodeve morale,por ato të një prostuticioni të pështirosur politik .Sot, përflitet për një aleancw të re mes Metës dhe Ramës.Kushdo do ta dëshironte funksionimin normal të pushteteve, si të tillë edhe lidhjen mes një kryeministri dhe presidentit,madje kjo është domosdoshmëri. Nese është e tillë , a mund t’i rezistojnë kohës një lidhje e tillë, kur ende janë të freskëta sharjet dhe ofendimet mes tyre që nuk i gjen në  fjalorët e gjuhësie?! Dhe e keqja është se sharjet bëhen të koduara ,me nënkuptime që i kujtojnë njeri tjetrit, histori të errëta ,ngjarie të pa pëlqyera,ndoshta edhe korruptive. “Gruaja e Bilalit” i thërret Presidenti Kryeministrit të vendit dhe i tregon muskujt duke harruar se nuk është më shtangist. Me fjalë nënkuptuese i përgjigjet edhe Rama që të lë të mendosh , se Meta është një hajdut i lindur ,një vrasës shëmbëllor ,një udhëheqës i mafies shqiptare. A mund të ketë aleanca dhe bashkime mes tyre pa u zgjidhur nga drejtësia e re, akuza të tilla? Dhe fjala nuk është vetëm për marrëdhëniet mes tyre, por edhe të subjekteve politike që ata drejtojnë, Partinë Socialiste dhe, por edhe më keq, Partinë Demokratike. Meta, i ka trajtuar si bordello ,ku ka hynte dhe ka  dilte sa herë ka dashur.E keqja është se këta lider, edhe kur kanë bërë  dashuri ,por edhe kur janë urryer mes tyre ,edhe kur janë afruar por edhe kur janë ndarë, çështjet i kanë trajtuar në planin personal dhe jo institucional. “Ilir floriri” e quante Berisha kur nuk ishte në aleancë me PD-në,dhe pishtar të demokracisë e quante kur rikthehej në koalicion .U përgjërua Rama në fushatën e zgjedhjeve të 2013,për të argumentuar, se Meta ka qënë dhe mbetet burrë i mirë, edhe pse përflitej si hajdut ,vrasës ,një trafikant shëmbullor. Sipas Ramës nuk e kishte fajin për gjithë këto të keqia Meta, por fajtor paska qënë sistemi .Pra,Meta me duar të pastra  dhe në majë të piramidës shtetërore,nuk vidhte ,as vriste ,as merrej me korrupsion, por sistemi në mënyrë magjike  i mbushte në emër të tij bankat, diku me para ,në një më tutje me flori ,në një tjetër  me diamantë afrikanë. Sistemi ja mbushte edhe koburen për të kërcënuar dhe vrarë njerëz.Pra, kur Meta dhe partia e tij thirren për koalicione,nga liderit e partive të mëdha, ndaj atyre  flitet me superlativa ,me fjalë vlerësuese, sa që edhe Meta kur i dëgjon ndihet i turpëruar,pasi e di mirë se kush është. Ndërsa, kur ai si bandit, i prish koalicionet partiake dëgjohen të thuhen fjalët dhe akuzat e merituara ,edhe pse me pasion të tepruar .

Advertisement

Nëse do të këtë një dashuri të re mes Metës dhe Ramës ,dhe kur thua Meta nënkupton edhe PD-në,për të helmuar reformën në drejtësi , do të jetë një krim për vendin , si ai i Romeos dhe Zhuljetës.Partia Socialiste dhe Edi Rama është mirë ta ridëgjojnë edhe njëherë këngë “Nuk e di se kur gabova ,kur të lashë, a kur të mora”,për të kthjelluar mendjen se duhet të ndërmarin një hap miqësie, apo se duhet ta  braktisin Meta, si një e keqe e  politikës shqiptare, duke e bërë objekt të drejtësisë.

Agron BERDAJ      

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nё Moskё nisin parapёrgatitjet e paradёs ajrore pёr datёn 9 maj

Next Post

Ndërron jetë aktori i filmit “Slumdog Millionaire”

Advertisement