Duke u lutur…
Prit’me …moj copez dritez hene,
ne korie kete mbremje,
nuk u zhduka.. as kam humbur,
karantines jam duke u lutur .
me zi pres…. te shkoj burimit,
qe te njome buzen e thare,
per mbi baluket e ballit,
te ndjej ….si shkasin rrezet e arte .
zot ….o zot….. pse me denove !
syte…. pse mi le te verber !
ftohtesise se kesaj dhome,
kur zemra digjet si leter .
jeta…. nuk paska kuptime,
kur s’me prek ajri i fresket ,.
shpirti ….me vajtone lirine,
zemra….. si qiri me tretet .
|Elisabeta Gockaj |
Advertisement