Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E DASHUR… Nga Rudina Papajani…!

E DASHUR….

(letër tē dashurës)

Shkeputur nga tregimi im “Rikthimi”.

Advertisement

E dashur kam vendosur të iki për ca kohë.Sepse cdo ditë të jetës që kam kaluar dua ta rishikoj me atē qetësinë time ku dhe heshtjet,pauzat duken sikur pozojnë përball profilit tim.Të lutem mos u mërzit sepse ti je e para dhe e fundit që ndaj këtë sekret. Kam ca kohë qē rutina dhe bota përreth më duket kaq e zbrazët ,njerzit më duken kaq tē largët duke kryer atë ritualin e përditshëm ku çdo gjë duket e huaj dhe e ftohtē si peźhiskë merimangeje .E dashur të lutem më kupto se e dua atē ishullin e fshehtë ku dritat dhe ngjyrat janë kaq orgjinale,ku aromat e brigjeve duken kaq tē virgjëra.E dua se aty ska ligësi,luftë tē ftohtē,shpirti tundohet vetëm nga flutura të padukshme tē natës që në rrotullimin e tyre duken sikur flasin.Natyrisht do e marrë me vete dhe dashurinë tënde,ja aty në erën e një bime tē sapolindur që fērgëllohet nga dashuria e një shiu udhëtar.Do dëshiroja që tē jemi bashkë nesër ku unë tē thërrash i dehur nga lumturia dhe dashuria për ty.Besomë e dua këtë arratisje qē dhe gurin e fundit t’ ia zbraz të pafeve e djajve me dëshirën e vetme që nesër tē rilind përsëri si ai djali hokatar që loz e çmendet pas të bukurës jetë.E dashur dëgjoje zërin dhe shpirtin tim në këtē letër dhe uromē kthimin tim si një dritē djaloshare.Më mendo tamam si një burim uji që trondit dhe detin nga gurgullima ime pranë njē gjirizi.Tani po shkoj.Në mbrëmje lutu për mua .Hith vështrimin larg nē horizontin që dridhet nga fryma ime.Më jep njē shanc bekimi që nesër kambanat të bien ndryshe për ne…….

RUDINA PAPAJANI

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Noah Studio: Fotografia, shërim i mendjes dhe i shpirtit

Next Post

9 ditë të izoluar në Bruksel, Robert Aliaj dhe vajza e tij këndojnë “Për ty Atdhe”

Advertisement