Kanë lënë për disa ditë angazhimet
dhe punën e tyre në Gjermani
dhe me nismën e tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit kanë qenë disa ditë pranë shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.
Po flasim për Shoqërinë shqiptaro-gjermane Illyrian Eagles të cilët pasi kanë realizuar këtë mision kanë këtë falenderim. Ja se çfarë shkruajnë ata konkretisht në rrjetin e tyre social: “Ne Shoqëria shqiptaro-gjermane Illyrian Eagles/Shqiponjat Iliriane me seli në Karlsruhe te Gjermanisë, fillimisht falënderojmë familjet tona që na perkrahin në çdo rrugëtim, po ashtu falenderojmë miqtë dhe bashkatdhetarët tanë. Falënderim të veçantë i drejtojmë shtetit të Gjermanisë sepse na mundëson që përmes jetës, punës dhe veprës sonë në këtë shtet të përfitojmë të mira financiare dhe përmes tyre të kemi mundësi të ndihmojmë njerëzit në nevojë.
Siç e dini per termetin qe ndodhi ne atdheun tonë në Shqipëri na preku në zemer te gjithëve dhe menjëherë ndërmorëm iniciativen në organizimin e një eventi humanitar i cili është mbajtur me datën 29.11.2019 (e premte) në Karlsruhe, ku shoqata jonë “Illyrian Eagles” arriti t’i bashkojë shumë njerëz të vullnetit të mirë të cilët në këtë natë grumbulluan një shumë prej 17.500€ si kontribut financiar i cili u dedikua për tu dalur në ndihmë familjeve të cilët janë prekur nga kjo tragjedi natyrore.
Te nesërmen, u nisen disa anëtarë të shoqatës sonë per në Kosovë/Shqipëri. Ata shfrytëzuan rastin të shkojnë për ngushëllime tek familja Abazi në Gjilan, si dhe vizituan direkt vendet tjera te prekura nga termeti në Shqipëri të cilave ua shpërndan të hollat e grumbulluara për ta, gjithashtu vizituan edhe kampin gjerman në Prizren dhe shtëpitë private në Kosove ku janë duke u strehuar për momentin bashkatdhetarët tanë nga Shqipëria.
Poashtu, gjatë kësaj vizite shoqata jonë gjermano-shqiptare shfrytëzoi rastin të bashkëpunojë me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmave financiare për të strehuarit e viktimave të prekura nga kjo tragjedi.
Per ata qe humbën familjarë ndajmë dhimbje dhe Zoti ua dhuroftë durimin, për të lënduarit u dëshirojmë shërim te shpejtë dhe për të strehuarit u dëshirojmë të mirat në të ardhmen sepse me mundesitë tona do të jemi afër jush.
Mëposhte janë disa foto nga tubimi jonë ne Karlsruhe/Gjermani nga rrugetimi i disa anëtareve per Kosove dhe Shqiperi dhe deri te kthimi prapë ne Gjermani.
Faleminderit Bashkatdhetarë
Faleminderit Gjermani