Ai ka marrë ftesën nga producentët e “Infinity Film”
pasi e kishin parë si imazh në reklamën e Birra Tirana por edhe si personazh
në programe të ndryshme televizive dhe menjëherë e kanë ftuar në film.
Po flasin për Fatjon Selimaj ku tashmë e shohim si aktor në një rol mjaft kryesor ku shihet si personazhi që të marrë hakun e vëllaut të vrarë nga një bandë shteti dhe vetë ai bëhet mollë sherri dhe paqe prishës e për këtë nis lufta mes bandash. Ai thotë se për herë parë ka luajtur në një film dhe e quan ndjenjë të magjishme, ndërsa Fatjoni është drejtor i një prej hoteleve më të njohur në Shqipëri, Palace Hotel and SPA Durrës . Filmi “Djemtë e rrugës 30” që tregon jo vetëm një romancë të bukur por dhe një histori mes dy grupeve, atij kriminal të pushtetit dhe një grupi të rinjsh të qytetit, këto ditë po shfaqet në kinemanë Millenium në Tiranë për të vijuar rrugëtimin nëpër qytete të tjera.