Diabeti është një sëmundje që sa vjen e përhapet
dhe mund t’i prekë të gjithë, pa dallim grupmoshe, seksi apo pozite shoqërore.
Ky test është përpiluar jo vetëm për të testuar njohuritë tuaja për diabetin, por edhe për t’ju dhënë informacionin e nevojshëm në këtë drejtim…
- Sa kohë pasi ke ngrënë bukë, duhet ta masësh nivelin e sheqerit në gjak?
- 1 orë
- 30 minuta
- 15 minuta
- 2 orë
- 3 orë
- E shton fizkultura nivelin e sheqerit në gjak?
- Ushtrimet fizkulturore e ulin nivelin e sheqerit në gjak.
- Ushtrimet nuk ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak.
- Fizkultura e shton nivelin e sheqerit në gjak.
- Cili është niveli ideal i sheqerit në gjak para një vakti?
- 20-60 mg/dl.
- 80-120 mg/dl
- Mbi 180 mg/dl.
- Cili ushqim nuk konsiderohet karbohidrat?
- Banania
- Orizi
- Djathi
- Buka e zezë
- Cili është indeksi më i shëndetshëm i masës trupore?
- 35-40
- 18.5-24.5
- 15-18.4
- 25-34.9
6. Cila është mënyra më e mirë për të evituar nivelin e lartë të sheqerit?
a. Duke ruajtur një balancë sheqernash sa herë që ha.
b. Evitimi i mëngjesit dhe ngrënia shumë në drekë e darkë.
c. Evitimi i të gjitha ushqimeve me sheqer.
7. Cilat nga gjërat e mëposhtme mund ta rrisin nivelin e sheqerit në gjak?
- Një infeksion.
- Një mjekim i caktuar
- Të gjitha këto
- Teprimi me karbohidrate
- Stresi
8. Cili nga grupi i mëposhtëm i ushqimeve mund të konsumohet me bollëk nga një diabetik?
a. Spinaqi, lakra, bizelet.
b. Kafeja, reçeli.
c. Karotat, domatet, lëngu i frutave.
d. Patatet pure, byreku.
e. Makaronat, mollët, misri.
9. Racioni i duhur i makaronave në një vakt është:
a. Afro një filxhan.
b. Afro dy filxhanë
c. Afro ½ e filxhanit
10. Nëse diabeti nuk trajtohet si duhet, mund të dëmtojë:
a. Nervat.
b. Enët e gjakut.
c. Veshkat.
d. Të gjitha këto.
e. Sytë.
Rezultatet
1. Përgjigjja e saktë është d-ja: 2 orë.
2. Përgjigjja e saktë është a-ja: Ushtrimet e ulin nivelin e sheqerit në gjak.
3. Përgjigjja e saktë është b-ja: 80-120 mg/dl.
4. Përgjigjja e saktë është c-ja: Djathi.
5. Përgjigjja e saktë është b-ja: 18.5-24.5.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja: Duke ruajtur një balancë sheqernash, sa herë ha.
7. Përgjigjja e saktë është c-ja: Të gjitha këto.
8. Përgjigjja e saktë është a-ja: Spinaqi, lakrat, bizelet.
9. Përgjigjja e saktë është c-ja: ½ e filxhanit.
10. Përgjigjja e saktë është d-ja: Të gjitha këto.
A ndikohesh nga të tjerët?
Nuk është aspak e lehtë të bësh një zgjedhje në jetë, por kjo është një gjë që i takon vetë individit, ndonëse jo gjithmonë ndodh kështu… Shpesh ne vendosim për diçka nën ndikimin e të tjerëve dhe jo duke u bazuar në mendimet, ndjenjat, dëshirat apo nevojat tona. Sigurisht, niveli i ndikimit është i ndryshëm në persona të ndryshëm. Zbuloni se cilit grup i përkisni ju vetë, duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme, pasi të keni marrë parasysh se:
1 = kurrë
2 = pak
3 = ndonjëherë
4 = shpesh
5 = gjithmonë
1. Një kamarier të fton të provosh një gatim të cilin nuk e pëlqen. Pranon, megjithëse nuk ta ka shumë qejfi.
1 2 3 4 5
2. Një mik të këshillon të mos shoqërohesh me një të njohurin tënd të hershëm Ndikohesh nga ai?
1 2 3 4 5
3. Duhet të bësh një zgjedhje të rëndësishme dhe kërkon mendimin e të tjerëve.
1 2 3 4 5
4. Kur ha, ushqimin e gëlltit thuajse pa përtypur.
1 2 3 4 5
5. Dikush po të flet për idetë e veta politike. E dëgjon, megjithëse nuk të pëlqen fare.
1 2 3 4 5
6. Një shitës ambulant të vjen në shtëpi dhe ti nuk rri dot pa blerë diçka.
1 2 3 4 5
7. Në rast se duhet të blesh diçka në mënyrë instiktive, pa e kuptuar, blen atë që blen edhe shumica e atyre që ndodhen aty.
1 2 3 4 5
8. Dikush të thotë se rrobat që ke veshur nuk të rrinë mirë dhe ti, nuk i vesh më.
1 2 3 4 5
Rezultatet:
Nga 8-18 pikë: Nuk ndikohesh aspak nga të tjerët. E di fare mirë se çfarë do, cilin do, kush është ai/ajo që ndërhyn në punët e tua dhe me çfarë qëllimi e bën këtë.
Nga 19-31 pikë: Ti vetë nuk e pranon faktin se ndikohesh nga të tjerët, por në të vërtetë, u përshtatesh shumë dhe varesh prej tyre.
Nga 32-40 pikë: Dëgjon të tjerët, por duke patur parasysh se ato mbeten mendimet e të tjerëve dhe jo të tuat. Përpiqu të bësh atë që mendon vetë. Edhe nëse mund të jetë një gabim, nga ai do të mësosh.