Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ka qenë prostitutë. Ta marr për grua?


– Nuk e di çfarë mendimesh do marr,

por di që po kaloj një periudhë të vështirë.

Kam njohur një vajzë prej dy vjetësh,

Advertisement

por e kam njohur në një ambient jo të këndshëm dhe bënte një punë jo të mirë jashtë shtetit. Në atë vend kishte përfunduar nga mashtrimi i ish-të fejuarit dhe kishte ngelur brenda edhe për shkak të moshës së vogël. Më pëlqeu shumë jo nga paraqitja, por nga mendimet dhe më kërkoi ndihmë që ta largoja. Pas shumë mundimesh, e nxora nga rruga e keqe që kishte marrë, sepse ajo shiste trupin e saj. Sot, pas dy vjetësh, di që e dua marrëzisht, ka një karakter shumë të veçantë dhe dua ta kaloj jetën me të. Nuk më intereson e kaluara e saj, por më janë bërë pengesë familja ime, sepse ata e dinë historinë e saj. Jam në një pikë që nuk po di t’i jap zgjidhje. Nga njëra anë është familja që më kërcënon se do të më përjashtojë dhe nga ana tjetër, është vajza që dashuroj… Ju, si do të bënit po të ishit në vendin tim?

– Hall i madh të ka zënë more djalë, po vallë edhe ajo të dashuron ashtu si e dashuron ti atë? Se, është një fjalë e vjetër, “dhia nuk bëhet dele”, prandaj more djalë, dëgjo familjen dhe mos i beso dashurisë së një putane, se në momentin e parë që do të ndodhesh në ndonjë hall, putana do të të braktisë. Eduart

– Familja do të të pranojë me kalimin e kohes, ndoshta kur te beheni me femije. Ndaj, ndiq zemren. Manuela.

– Djalë, mos dëgjo këto femra këtu se normal që solidarizohen se vetë kushedi ça kanë bërë. Do të them një rast origjinal si tëndin që di dhe ajo lloj vajze në rastin e parë të mirë që do t’i jepet rasti, do të të braktisë. Butter Fly.

– Të lumtë dhe bravo të qoftë për atë çka ke bërë për këtë vajzë. Dëgjo, kurrë mos hiq dorë kjo është dashuria e jetës tënde. Madri

– Putanë apo grua të ndershme të bën një burrë. Një femër, nëse i jep respektin, të jep jetën. Këtu ne e kemi shumë keq ndikimin familjar, nuk kam arritur ta kuptoj pse! Për mua, ndiq zemrën nëse je i bindur se ajo nuk të tradhton kurrë, familja do shohësh do zbutet dhe me kohë do t’ju kërkojë falje. Bëhuni burra e jo çuna mami. Ina

– No koment. Gëzimi.

– Njeriut mund t’i ndodhin shumë gjëra në jetë, por në qoftë se pendohesh për atë që ke bërë, ta dish se je njeriu më i mirë në botë. Merre vajzen! Eli

– Nga e mori vesh familja se çfarë pune bënte ajo?! Ndiq zemrën djalë, fundja, gjithsecili ka jetën e vet. Rina.

– Po kur s’e ke problem që vajza ka qenë prostitutë, s’e ke problem as familjen. Veç ajo ka shitur trupin e saj, vëri gishtin kokës. Nuk je adoleshent, që thua “dashuria dashuria”. Elezi

Gruaja e skllavëruar t’i vë brirët më të gjata se gruaja e lirë. Fjalë e urtë popullore kjo… Elja

 – Një grua shqetësohet për të ardhmen e saj deri në momentin që martohet, kurse një burrë, pas martese fillon të shqetësohet për të ardhmen e tij. Pastaj, ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron, besoj i kupton këto. Elja

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Thuajse nuk shoh fare...

Next Post

Njeriu që më dhunoi, tani është në burg!

Advertisement