Përshëndetje doktor jam Leda 28 vjeçe, kam një vajzë.
Në muajin nëntor shkova në punë dhe djersita
dhe fryu nje erë e madhe e u tha djersa në trup.
Dy ditë kështu, ditën e parë kur erdha në shtëpi nuk e ndjeja kokën dhe këmbët nga dhimbja. Pas 3 ditëve më kapi gripi, e kalova por 3 ditë pasi kalova gripin më kapi një këputje trupi dhimbje shpatulle, më shponte gjoksi sikur më ngulje thika. Një bajame e kam të zmadhuar sa një e verdhe veze në anë të majtë. Ndjeja turbullira, shkova në spital bëra grafi, analiza kontroll tiroidesh me dolën të gjitha mire, më matën oksigjenin në gjak ishte gjithçka mirë. Më thanë ke ankth, u konsultova me një psikologe më tha nuk ke shenja të ankthit. Unë s’kam marr as ilace asgjë dhe kam që në nëntor e deri tani në qershor me dhimbje shpatulle dhe gjoksi e turbullira, ndjej dhe shumë ftohtë. Më thoni ju lutem çfarë kam se u çmenda! Punë të mbarë!
Ajet Asani, mjek i përgjithshëm , email ajetasani@gmail.com : Përshëndetje! Për këtë rast tuaj, unë dyshoj se mund të jetë arthriti septic i cili vjen si pasojë e një infeksioni, qe në këtë rast është infeksioni i bajameve. Ky artrit shkaktohet më shpesh nga bakteriet, sidomos staphylococcus aureus. Simptomat janë ejntje dhe dhembje në nyje të shoqëruara me lodhje dhe dobësi të përgjithshme, dhembje gjatë lëvizjes së nyjes së prekur. Duhet të verifikohet ASO (Anti-streptolysin O ) në gjak. Mjekimi bëhet me antibiotik nga 2-6 javë. Gjithsesi do të kisha rekomanduar një konsultim me reumatologun. Gjithë të mirat dhe të shkuara!