Shënim
Njoftimet tuaja mund t’i dërgoni në numrin e telefonit +355698872142, në whatsapp në të njejtin numër,
në faqen tonë në facebook Gazeta Intervista ose në instagram në @intervistaal.
Njoftimet që vijnë me mesazhe në rubrikën “Vajzat kërkojnë djem”, nuk publikohen në rastet kur numri dërgues është i ndryshëm nga ai i lënë për njoftim.
Jam një grua 60 vjeçe dhe dua një njeri serioz, burri më ka vdekur. E dua deri në moshën 65 vjeç, jetoj në Gjermani nuk e dua shumë të gjatë jam e mbajtur punoj akoma dhe flas mir italisht. Numrin e gjeni në redaksi!
Përshëndetje jam Era nga jugu 49 vjec intelektuale me kulturë e sinqerte fatkeqësisht bashkëshorti me është larguar nga jeta në këto kushte kërkoj shoqërinë e një miku, të jete dhe ai intelektual i sinqertë i paraqitshëm i pasur nga gjendja ekonomike .Kërkoj respekt dhe mirëkuptim të dyanshëm të jetë mundësisht në kushtet e mia që shoqëria me njeri tjetrin të triumfoje ndaj vetmisë . Kush e gjen veten në këtë sms të lërë njoftim.
Përshëndetje gazeta Intervista! Doja të bëja një njoftim për ndonjë njohje me ndonjë mashkull për lidhje serioze me një mashkull të moshësh 46 deri në 50 vjec . Nuk dua për tallje. Jam nga Vlora beqare, 42 vjeçe. Kush është i interesuar lë nr në redaksi
Mirëmbrema Gazeta Intervista. I përgjigjem atij burrit 49 vjeç që kërkon një lidhje me një të moshës deri në 47 vjec. Unë jam 42 vjeçe beqare pa martuar. Ose kush është i interesuar për lidhje serioze deri në 50 vjec un jam beqare 42 vjeçe kujt i intereson te marrë te numri im që e gjeni në redaksi.
Jam një zonjë nga Vlora 48 vjeçe, jam e ve dhe kërkoj një zotëri 58-60 vjeç.Jam me shkollë të lartë dhe e punësuar dhe dua që zotëria të jetë po ashtu i punësuar. Numrin e gjeni në redaksi.
Rezarta nga Tirana, 54 vjeçe,beqare për arsye pretendimesh,me arsim të lartë, e punësuar në shtet, rrjedh nga një familje qytetare me shumë edukate dhe kulturë. Kërkoj lidhje serioze me një zotëri serioz, beqar,me arsim të lartë,i punësuar dhe me familje të mirë, nga Tirana. Ju lutem i interesuari të lerë një numër tel. Në redaksi.
Jam një zonjë 41 vjece nga Shqipëria e mesme e divorcuar, s’kam fëmijë. Kërkoj një djalë me të vetmin motiv martesën. Djali të jetë deri 45vjec, i ve ose i divorcuar, të mos ketë fëmijëme, të jetë njeri i mirë, i sinqertë dhe familjar. Kjo është pasuria ime dhe këto kërkoj edhe nga mashkulli që po kërkoj me anë të gazetës tuaj. Të interesuarit të lenë nr telefoni në gazetë. Ju lutem të kthejë përgjigje kush plotëson kushtet e njoftimit. Jo tallje,ju lutem!
Jam 55 vjeçe, burri më ka vdekur. Kërkoj të njihem me një zotëri nga Tirana që jeton i vetmuar. Numrin e keni në redaksi.
Jam Elida nga Elbasani, jam 50 vjeçe. Lë numrin në redaksi për më shumë detaje për të interesuar rreth kësaj moshe.
Përshëndetje! Jam një zonjë 42 vjeçe, e divorcuar, kam një fëmijë 13 vjeç. Jam
intelektuale, shumë aktive në jetë, banuese në Tiranë, kërkoj një person ku të
rrugëtojmë së bashku gjatë gjithë jetës tonë. Personi duhet të jetë nga mosha 42-50
vjeç, të jetë me banim në USA, Zvicër ose Angli, të jetë sportiv, aktiv. Lini numrin tuaj në redaksi.
Pershendetje jam nje djal 34 vjec nga elbasani jetoi ne greqi kerkoi nje vajz per lidhje serjoze +306907746336 vetem per familje flm