Ai u bë një atraksion i vërtetë edhe në mediat e huaja
për shkak të vizitës që kishte bërë tek ekipi i Real Madrit
dhe tek shtëpia e Lionel Messi.
Gjon Bisaku me origjinë nga Kosova tashmë po bën namin në Zvicër. Ai më parë ka jetuar në shtetin helvetik ndërsa tash jeton në Hamburg të Gjermanisë, ka shtetësi zvicerane, gjermane dhe kosovare. Meret me muzikë tash e tre vite por këngët i bën autentike dhe për qejf pasiqë nuk e preferon skenën false. Vitin e kaluar kënga e tij ‘Ole’ konkuroi për himnin zviceran në kampionatin botërorë në Rusi dhe arriti majat e pëlqimeve. Është baba i katër djemve që meren me futboll dhe një familjar i përkushtuar. Në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA, Gjoni tregon shumë gjëra mbi jetën, muzikën, futbollin etj.
Sa kohë u bënë që meresh me muzikë?
Me muzikë merem tash e tre vite afërsisht.
Po sa i kënaqur je nga muzika dhe a e ke arritur qëllimin?
Nuk jam këngëtarë i rëndomtë dhe nuk dua të bëhem këngëtarë, unë me këngët vetëm që e shfaq dashurinë time me familjen time dhe atë që e përjetojmë, kam dëshirë të bëj këngë autentike dhe jo komerciale.
A e ke menduar që në moshë të re që do meresh me muzikë?
Si i vogël kam adhuruar futbollin por edhe muzikën e kam shijuar.
Skena të ka tërhequr gjithmonë?
E dua skenën e vërtetë ashtu si është pa skenare false.
Krahash muzikës a ka ndonjë aktivitet tjetër me të cilin meresh?
Përpos muzikës unë jam përkushtuar shumë pas 4 djemve të mi, ata janë të angazhuar shumë pas futbollit dhe unë e bashkëshortja mundohemi që fëmijët të jenë të gëzuar me përkrahjen tonë.
Je përfolur se je tifoz i Messit dhe ke vizituar atë në shtëpi, mund të na e përshkruani gjithë këtë ngjarje?
Përpos shumë gjërave të tjera, më kryesorja ishte kur patëm ftesë dy herë nga Real Madrit dhe kur morrëm dhuratë nga Lionel Messi.
https://www.facebook.com/pg/sportineklankosova/videos/
Gjithashtu po bën një plan për mbledhjen e të gjithë tifozëve të tij shqiptarë për t’i shkuar befasi tek shtëpia? Na e spjego pak planin…
Ishte shumë kënaqësi poashtu kur shkova tek shtëpia e Lionel Messit dhe bëa një dhuratë për të foton e Nënë Terezës, kurse personaliteteve të Real Madrit ju dhurova në gjuhën spanjolle librin e Ismail Kadaresë. Ne kemi bërë edhe një këngë që titullohet ‘Ole’ dhe që në Zvicër ka pasur shumë sukses duke u rradhitur në toplistat e vendit të parë. Tani kemi edhe një projekt ku me një këngë do e përshkruajmë një ngjarje ku unë rrezikova jetën time për të shpëtuar një turk në Turqi sepse kishte Leukemi akute.
Planifikoni të zgjeroni edhe më shumë familjen, ndoshta edhe me një vajzë?
Sa i përket vajzës, më ke prekur në zemër, neve Zoti na ka pas dhuruar vajzë dhe prap e morri, ajo ka vdekur si fëmijë dhe lutet për ne nga qielli, e ka pas emrin Gjonita.