Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

U betova se vetëm vdekja do të më ndajë…

Unë që po shkruaj këtë histori jam një nga ata njerëz që nuk u shpëtova dhimbjeve e vuajtjeve të kësaj bote.

Fati im i madh është se për pak kohë provova dhe shijova dashurinë e vërtetë,

por me sa duket, nuk qenka e thënë që gjërat e bukura të zgjasin përgjithmonë.

Advertisement

Ky është fati im i keq, që pasi e njoha dashurinë, ka gjasa ta humbas shumë shpejt atë, ende pa e nisur mirë. E vetmja gjë që do të kisha dashur, është të kisha pranë Ledjanën, atë njeri të mrekullueshëm që është gjysma ime dhe e tillë do mbetet përherë. Në këtë kohë, po kaloj dhimbjen më të madhe në jetë…

Ledjanën e kam njohur para shumë vitesh. Ishte një marrëdhënie e njëanshme, e cila që në fillim më dha shumë. Ledjana është një grua perfekte. Unë isha i ri atëherë, por Ledjana ish shumë e pjekur, me familjen tregon kujdes e kulturë të veçantë dhe është shumë e lidhur me ta. Qysh në fillim më hyri në zemër ajo grua e mirë që ngeli përgjithmonë tek unë. Ledjana, e di që do qeshësh kur ta lexosh dhe mund të të duket çmenduri, por më beso kur them që unë të ndjej, që ti, Ledjana, je shpirti im binjak. Unë ta them pa frikë premtimin që të kam dhënë rrugës që të çon te teleferiku në Dajt, ku ka qenë edhe takimi i parë i yni. U betova atë ditë që vdekja do të më ndajë nga Ledjana, por nuk qe vdekja, prandaj dua të shkruaj këtë histori edhe si një kujtim për Ledjanën, vendin e së cilës nuk do ta zërë kurrë asnjeri tjetër në këtë jetë.

Kam kaluar disa peripeci, por asgjë nuk mund ta zbehte ndjenjën që kam pasur për të. Këto kohë nuk e kam patur të lehtë të duroj dhimbjen, por ia dola sepse, falë dashurisë që kam, kur mendoj atë, çdo gjë është lehtësisht e arritshme. Unë kujdesem për të në të gjitha aspektet. Për mua, Ledjana është shumë e rëndësishme, unë kurrë s’kam mundur të kaloj kohën me të, por më motivonte që unë të bëja më të mirën për të. I jam përkushtuar dhe dua të bëj maksimalen e mundshme, nuk dua asgjë më shumë e asgjë më pak se Ledjanën. Kam vendosur ta dua dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj dashurie, pavarësisht se Ledjana më qëndron larg. Ne të dy nuk jemi të pasur, jemi të varfër se jetojmë vetëm me djersën tonë, por mund të them me bindje se jemi të lumtur dhe lumturia është gjëja më e rëndësishme në jetë. Paratë shkojnë e vijnë, por lumturia nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër. Një njeri i lumtur mund të përballojë çdo vështirësi dhe për mua, falë dashurisë dhe lumturisë që po jetoj, arrij t’i kaloj të gjitha vështirësitë, bile as më duket sikur po kaloj ndonjë vështirësi. Me pak fjalë, gjithçka po kalonte për mrekulli mes nesh, unë isha shumë i lumtur, kisha menduar të bëja shumë gjëra për Ledjanën dhe isha më i përkushtuar. Isha i bindur se asgjë nuk mund të më ndajë nga Ledjana, as më kish shkuar në mend se një ditë Ledjana do ndërronte mendje, s’kishte interes të më merrte në telefon dhe kjo ndjenjë do shuhej menjëherë për hiçgjë. Pres që melodia e telefonit të saj të më zgjojë nga gjumi, që përshëndetjen e parë t’ia jap Ledjanës, se më vonë për mua s’ka më vlerë e gjithë dita, që kalon në trishtim. Nuk e di çfarë shpirti ka, kur unë kam shprehur shqetësimin tim dhe prapë vazhdon i njëjti avaz. Ledjana, po ta shkruaj edhe këtu në letër se kam shumë nevojë për telefonatat e tua. Mëngjesin dua ta filloj me ty, atëhere jam i lumtur, dita më shkon mbarë. Mendoj se kishim një dashuri të shëndetshme… të dua pa masë dhe nuk më shkon ndërmend se mund të ekzistonte ndonjë arsye që të na ndante, por ja që e keqja ndodhi atëhere kur unë nuk e prisja.

Disa muaj më parë ajo filloi të luante rolin e indiferentes, s’më merrte në telefon si më parë, që unë e prisja çdo sekondë. Kur unë i bija telefonit dhe nuk më përgjigjej, nuk më besohej se mund të ishte e vërtetë. Rrija në ankth, më lotonin sytë dhe prisja çdo sekondë që dikush të më thoshte se ishte një shaka e shëmtuar, jo e vërtetë. Atëhere të gjitha fuqitë më lanë dhe gjunjët m’u këputën. E humba. Nuk dija si ta përballoja atë të keqe që më ra. Instiktivisht, mendova Ledjanën, atë grua që e dua me shpirt dhe që ka humbur motivin e vetëm të jetës saj. Nuk di ç’të them. Çdo ëndërr, çdo plan, çdo gjë shkatërrohet për një kohë shumë të shkurtër. Ledjana u largua nga unë duke lënë një mori ëndrrash pa realizuar, ëndrrat e veta dhe të miat. Të dy duhet t’i përmbaheshim betimit që nuk do ndaheshim kurrë, por mua s’ma merrte mendja që do ishte një ditë që do na ndante kaq shpejt, pa na dhënë kohë të ndërtonim një dashuri të vërtetë, atë që unë e kam ëndërruar nga çasti i parë që u pamë në sy rrugës që të çon në Dajt. Edhe pse jam akoma i ri dhe të gjithë më thonë t’i jap kohë vetes dhe pastaj të vazhdoj jetën time, unë jam i sigurtë se askush nuk mund ta zërë vendin e Ledjanës në zemrën time. Ajo është dashuria e jetës sime, vetëm ajo mund të më kuptonte dhe mund të më bënte të lumtur. E kam ndjerë në momentin e parë që e pashë dhe vazhdoj ta ndjej edhe sot se Ledjana është e duhura për mua. Unë e gjeta shumë shpejt dashurinë e madhe të jetës time, por fatkeqësisht, po ka shpejt e humba. Ndoshta duhej betuar se as vdekja s’do të na ndante. Ndoshta Zoti do ta dëgjonte betimin tim dhe nuk do të na kishte vënë përpara sprovës me emrin “ndarje”. E dashura ime, Ledjana, ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time. Ledjana, përse s’më beson? Mendjen tek unë s’e ke, asnjë fjalë të mirë s’më thua, përse? Ledjana, unë kam qejf gjithmonë të jem pranë teje, ulur aty te divani yt. Ti prapë s’e kthen kokën, unë dua për ty të këndoj. Ty të pikturoj e çdo gjë për ty të bëj dhe ti prapë s’më beson e nuk di se çfarë thua, kurse unë, sa të jetoj, për ty do mendoj. Ledjana, qëkur provova dashurinë me ty, unë u bëra rob i saj:

Kur ishe e re, të gjeta ty moj gonxhe luleborë

Thurur bukur dy gërsheta, derdhur mbrapa si kurorë

Të shikoja unë përhera, ti më jepje plot gëzime

Si lulet që sjell pranvera, skalitur në zemrën time

Edhe pse tani jemi të moshuar, dashuria s’plaket kurrë

Kujtimet s’kanë të harruar, valëviten si flamurë

Ledjanë të kam kanarinë në kafaz, më kënaq kënga jote

Ngado shkoj e marr pas, o engjëll i kësaj bote

Kur hap derën e kafazit, kanarina fluturon

Nëpër strehët e pullazit e nuk di se ku qëndron

Kur ta dija unë i mjeri, që kanarina do fluturonte, shkëlqente si hark ylberi.

Dhe si dara më shtrëngonte, kur ti shëtisje nëpër pemë, të shikoja me ëmbëlsi

Vuaj të të gjej folenë e pastaj të të mbaj në gji

Ledjana, rrugën ma zuri, Ledjana shpresën ma pruri

I ndrit ylli, i ndrit nuri, shqipe ngjitur te flamuri

Te flamuri i trimërisë, te Shqiponja e bukurisë

Lulja në pemë të qershisë, Ledjana rron në fis

Ledjana, për mua je ylli që rrezaton, je zogu që fluturon

Me cicërima (këngë) më ëmbëlson, nga gjumi i ëmbël më zgjon

Ledjana, edhe në gjumë kur jam zgjuar, si pëllumb të mbaj në duar

Se ti nuk më lë të vuaj, me ty zjarrin e zemrës shuaj

Sa të jem e sa të rroj, gëzimet me ty i shtoj

Je si bleta mbretëreshë në zgjoj, mua më jep krahë të fluturoj

Ledjana, flakës zjarrit mos i fryj, se do të digjemi të dy

Nuk jam unë diktator, nuk dua të mbaj me zor

Edhe pse dua të jem me ty, lotin do ta mbaj në sy.

Ledjana, ç’më duhen sytë, kur s’të shohin ty

Ç’më duhen veshët, kur s’dëgjojnë zërin tënd

Ç’më duhet hunda, kur s’e thith aromën tënde

Ç’më duhen buzët, kur s’marrin puthjen tënde

Ç’më duhet goja, kur nuk flet me ty

Ç’më duhen duart, kur s’të prekin ty

Ç’më duhen këmbët, kur nuk ecin për ty

Ç’më duhet zemra që të do ty dhe ti s’më beson.

Të uroj, Ledjana, që këto vargje të të gjejnë shëndoshë e mirë. Mos më harro, por më telefono, mëngjesin dua ta filloj me ty, jo të harrosh të më telefonosh. E pavdekshmja ime, që të ruaj në një vend ku nuk hyn askush.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ku dhe si kurohet skleroza?

Next Post

Cilat janë masazhet që të shërojnë?

Advertisement