Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Prej tiroides ndihem e lodhur?

– Jam Ana, 21 vjeçe, studente te Gjuhët e Huaja.

Qëkur isha me sezon provimesh, ndihem shumë e lodhur, e pafuqishme dhe e stresuar.

Më kanë thënë që këto shenja t’i jep tiroidja.

Advertisement

A është e vërtetë kjo gjë dhe çfarë duhet të bëj? Pres me padurim përgjigjen tuaj. Faleminderit.

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekësore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- – Përshëndetje Ana dhe faleminderit që më keni shkruar. E kuptoj drejt situatën në të cilën gjendeni, aq më tepër që kur ju ka nisur kjo gjendje, keni qenë në sezonin e përgatitjes së provimeve që, për hir të së vërtetës, ju kërkon të jeni e mobilizuar në mbi 100% të kapaciteteve tuaja fizike e mendore dhe jo të paraqiteni kështu e dëshpëruar dhe e “dorëzuar” përpara fakteve, pse jo, edhe provimeve e streseve. Gjendja që ju përshkruani ngjan më shumë me një situatë klinike që ne mjekët e përshkruajmë si fibromialgji apo sindromi i lodhjes kronike. Kjo gjendje shëndetësore e përkeqësuar vjen shpesh nga çrregullimet psikologjike dhe emocionale. Për shembull, një lodhje e vazhduar e sistemit nervor, e lidhur ose jo me faktorë ambientalë, me kalimin e kohës, sjell tek individi instalimin e një gjendjeje debulese të përgjithshme, e një mosfunksionimi normal fiziologjik të organizmit tonë. Në jo pak raste, pas kësaj sindrome, fshihen çrregullime të tjera, kryesisht çrregullime hormonale. Gjendrra e lidhur drejtpërsëdrejti me totalin e energjisë dhe që është e përgjegjshme për pjesën aktive të organizmit tonë, është gjendrra mbiveshkore. Kjo gjendërr përdor disa hormone të cilat sinjalizojnë pjesë të ndryshme të organizmit, si për shembull qelizat nervore, qelizat e enëve të gjakut, qelizat muskulare etj. dhe sipas sinjalizimit të tyre, kemi një gjendje mobilizimi në të gjithë organizmin në tërësi. Kur mungojnë ose pakësohen këto hormone që mund të jenë pasojë e një sëmundjeje apo dëmtimi të gjendrrës mbiveshkore, do të kemi shfaqjen e sindromit të lodhjes apo një rënie të mirë të funksionimit dhe mobilizimit të organizmit në tërësi.

Gjëndrra tiroide mund të jetë në vetvete një shkaktar përparues i sindromit të lodhjes dhe kjo ndodh kur kemi çrregullim të funksionit të tiroides nga sëmundje të ndryshme të saj. Kryesisht, hipotireoza ose nënprodhimi i hormoneve të tiroides e indukton këtë gjendje. Sa më i thellë të jetë defiçiti i prodhimit të hormoneve të tiroides, aq më rëndë do të manifestohet nga ana klinike sindroma e lodhjes. Siç edhe mund ta keni kuptuar deri tani, kjo gjendje që ju ka kapluar ka shumë shkaqe, ndaj për të bërë një diagnozë të saktë dhe të mirëdiferencuar ju duhet të paraqiteni te mjeku i familjes e më pas, te specialisti endokrinolog. Duke e mbyllur këtë sqarim, ju vë në dijeni që sot, shkenca moderne jo vetëm bën të mundur saktësinë e diagnozës, por ka edhe anët trajtuese e shëruese për këtë sindromë, ndaj merreni lehtë gjendjen tuaj. Mundohuni të çlodheni sadopak në kohën e lirë, si dhe mbrojeni veten nga ekstremizmi dhe harxhimi i madh i energjive. Shëtisni sa më shumë në natyrë, merruni me sport, dëgjoni muzikë dhe bëni sa më shumë aktivitete argëtuese. Shpresoj t’ju kem ardhur sadopak në ndihmë dhe mbetem në pritje të më shkruani sërish.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SHQIPONJAT ILIRIANE/ILLYRIAN EAGLES kujtojnë në Gjermani heroin kombëtar Sali Çekaj.

Next Post

Më la ditën që do të fejoheshim!

Advertisement