Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mentaliteti shqiptar i shkatërroi jetën shokut tim të mirë

Albanian immigrant is arrested by a Greek army patrol on a remote mountain pass.

Historia që dua të tregoj i përket L.K., një banori të Tiranës,

kryeqytetit tonë plot me paragjykime.

Ndonëse nuk kishim lidhje gjaku, unë e doja si ta kisha vëlla,

Advertisement

ndaj edhe ndjej përgjegjësi të shkruaj për historinë e tij.

Jeta e tij shkonte më së miri deri në momentin kur u zbulua sekreti i tij më i madh. Edhe mua ma kishte mbajtur sekret, ngaqë i vinte turp e kishte frikë se mos e paragjykoja. Ai, prej kohësh shoqërohej me një djalë, që ishte i dashuri i tij… Pra, krejt problemi qëndron se L. K. është gej. Kjo ishte e fshehta e tij e madhe, që i shkatërroi jetën dhe e largoi s’di se ku.

Çdo gjë nisi para disa javësh, kur motra e tij e madhe e gjeti në shtëpinë e tyre, bashkë me A.C, duke kryer marrëdhënie seksuale. Ajo menjëherë kishte lajmëruar familjen për çka po ndodhte, megjithëse ai i ishte lutur së motrës që ta mbante sekret. Aty, më pas, nisi gjëma e madhe. Ai nuk u lejua as të fliste, as të shpjegohej, por ishte dhunuar në mënyrë kafshërore nga i ati. L. mezi u kishte shpëtuar duarve të tij sepse kishte dashur ta vriste. Për babain dhe gjithë familjen, ai ishte një turp, nuk ishte më pjesë e familjes së tyre, madje duhet të zhdukej sepse nëse e zinin, ishin betuar se do ta vrisnin.

L. nuk gjeti përkrahje nga askush. Ashtu, i dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, ai erdhi tek unë dhe më rrëfeu të gjithë historinë e tij, por unë, përveçse ta dëgjoja dhe ta kuptoja, nuk mund të bëja asgjë tjetër. Në shtëpi s’e merrja dot, se familja ime s’do ta pranonte kurrë.

Një ferr i vërtetë u bë edhe përçmimi e përbuzja e miqve dhe e shokëve të tij. Ata, pasi mësuan këtë sekret të tij, e përbuzën dhe e tallën, a thua se vetë ishin perfektë. Disa ushtruan edhe dhunë në grup! Me çfarë të drejte vallë? S’e kuptoj si mund të ndodhë kjo; jam ende e shokuar nga gjithë kjo histori. Krimi i vetëm që kishte bërë L. ishte se kishte jetuar diçka që e bënte të ndjehej mirë; thjesht, kishte qenë i lirë të jetonte. Por, me sa duket, kjo liri, në vendin tonë mund të të kushtojë edhe jetën. Ai u rrah dhe u përbuz nga familja e shoqëria, vetëm pse kishte prirje seksuale të ndryshme nga ata. Për fatin e tij të keq, që tashmë i kishte dyert krejt të mbyllura, as i dashuri i tij A. C nuk e përkrahu, madje për të as që u dëgjua. Duke qenë se familja e L. nuk e njihte A. C, nuk arriti ta identifikonte dhe vetëm unë e di emrin e tij, të cilin ma tregoi L. i cili tashmë gjendej krejt i vetëm në këtë botë kaq të madhe. Pasi ma rrëfeu të gjithë historinë e tij në lot, ca prej dhimbjeve fizike të shkaktuara nga goditjet e babait e ca nga dhimbja shpirtërore, ai u zhduk…

Që prej asaj dite nuk mora më asnjë lajm prej tij; ndoshta kishte frikë mos e gjenin nëpërmjet meje. Në shtëpi nuk kthehej dot sepse ata ishin betuar që do ta vrisnin kudo që do ta shikonin, shokët as që donin t’ia dinin për të. Nuk e di ç’është bërë me fatin e tij tani, por do të doja vetëm të dija në është shëndoshë e mirë, që ta qetësoj sadopak ndërgjegjen time të vrarë, për faktin që s’munda ta ndihmoj.

Si kjo histori ka shumë në vendin tonë, por qëllimi i saj i vërtetë është që t’i bëj thirrje shoqërisë sonë për ndërgjegjësim, të mos jenë kaq paragjykues sepse gjykuesi ynë i vetëm është Zoti dhe Zoti na krijoi të jetojmë të lirë, siç duam vetë dhe jo siç duan të tjerët. Përkrahini familjarët e miqtë, cilatdoqofshin prirjet e tyre seksuale. Ata, mbi të gjitha, janë njerëz, si të gjithë ne. Drejtohuni nga zemra juaj dhe jo nga opinioni i të tjerëve; bëhuni njerëzorë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nailek ka sjellë një mega projekt

Next Post

Vjen konkurenca e fortë e Raperave ai është DoneLipo

Advertisement