Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dua t’i braktis njerëzit

– Unë, prej një periudhe 6-7 vjeçare vuaj nga një formë depresioni ankthioz.

Kam kaluar një fëmijëri të zymtë, të dhunshme e me probleme ekonomike…

Kam përdorur edhe drogë e alkool, por kam vite që i kam lënë.

Advertisement

Tani, kam këtë ankth të thellë, kam paranojë të madhe, nuk mbushem me frymë dhe ndjej një shtrëngim në kraharor, sikur po më digjet zemra. Kam një lloj sikleti kur jam pranë njerëzve, një lloj ngrirjeje e zymtësie në zemër dhe kur më afrohen të panjohur ose edhe persona të rinj apo më pak njohje, më bëhet një lëmsh që më bllokon frymën dhe një agoni që më mbulon fytyrën. Kam ksenofobi, klaustrofobi, kur jam në vende të mbyllura me persona të tjerë, ndjej trishtim dhe ankth. Më duket sikur po m’i ngulin sytë të gjithë, sikur po më hanë shpirtin, jam pa sens humori dhe i lodhur shpirtërisht e fizikisht. Më vjen shpesh të fle gjumë dhe kam situata ankthi kur pres dikë, kur një shok bën presion si me shaka, kur një njeri më ecën nga pas. Ndonjëherë e ndjej veten të shkatërruar dhe më duket sikur kam personalitet të dyfishtë. Ndonjëherë më pushtojnë emocione që s’i kontrolloj dot, kam eufori ose mendime të këqia. Nuk rri dot me njerëz, nuk flas dot, bllokohem, kur më pyesin çfarë pune bëj, si jam. Mundohem të mos shkoj në vendet e rrugët ku ka shumë njerëz. Po ashtu, edhe kur më afrohet apo shikon një femër, i largohem, sikur kam një automekanizëm që do t’i braktisë njerëzit. Nga më vjen ky ankth i vetvetishëm? Më duket vetja sikur jam i mallkuar, i padobishëm. A mund të përdor qetësues, a ka ndonjë mjekim për mua? Si të krijoj familje në një gjendje të tillë, me pamundësi për punë dhe për t’u integruar në komunitet e shoqëri? Ju lutem doktor, më ndihmoni…

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:  – I nderuar letërshkrues! Fobitë e njeriut janë të panumërta dhe ne jemi gjithmonë në luftë me to. E kam shumë të qartë faktin se sa i trembur je ti, por ke jo pak edhe ankth social e depresion reagues. Unë të siguroj se të gjitha këto që ti i përshkruan aq qartë, nuk janë as sëmundje dhe as shenja sëmundjesh. Ti ke ankth, kuptohet, shumë ankth, pasi mendimet katastrofizuese të vijnë në mendje vetëm për keq dhe je futur tashmë në një rreth vicioz. Ky rreth vicioz duhet “thyer” sa më parë me psikoterapi dhe me disa seanca e kura bimore. Kështu, shumë shpejt ti do të jesh ai njeriu i qetë e i lirë që e gëzon jetën pa mendimet “shto ujë e shto miell” me analiza katastrofizuese, duke dashur të “zbulosh” te vetja “sëmundje”. Fjalët depresion, eufori, paranojë, personalitete të dyfishta etj. që ti i ke përdorur, nuk kanë bazë reale në rastin tënd! Po të mos jetë kështu, unë do t’i djeg në mënyrë demonstrative diplomat që kam marrë brenda e jashtë vendit dhe të gjitha librat që kam shkruar. Duhet ta dish se sa djalë i zgjuar qenke e se sa bukur paska funksionuar në rastin tënd ajo që quhet mëshira. Pse Mëshira? Sepse të gjitha simptomat e ankthit të kanë “detyruar” ta braktisësh të kaluarën e keqe, kur siç thua ti, ke përdorur alkool e drogë. Perëndia, me mëshirën e vet ndaj teje, nuk të ka lejuar më tej që ti të bëhesh viktimë e tyre, ndaj të ka “shkundur” me këtë të mallkuarin ankth i cili në të vërtetë, në rastin tënd, është kalimtar dhe i trajtueshëm. Ankthi në rastin tënd ka qenë si një mësues i rreptë, ama të ka mësuar. Kam trajtuar shumë të rinj si puna jote, të cilët kishin shumë cilësi të çmuara, por besonin pak ose aspak te vetja dhe ndiheshin të sëmurë e të “këputur”, pa patur në fakt asnjë lloj sëmundjeje. Shumica prej tyre janë sot njerëz të suksesshëm dhe ndjehen shëndoshë e mirë, madje shumë të dobishëm për familjen e të afërmit, aq sa qeshin kur kujtojnë apo lexojnë ato që më kanë thënë mua apo shkruar dikur në atë që ne terapistët e quajmë “letër imagjinare”. Me pak fjalë, ata kanë ndryshuar totalisht mënyrat e të jetuarit. Ja, ky ishte shërimi! E pra, secili prej tyre, madje edhe ata që e kishin ankthin, stresin apo depresionin reagues, domethënë jo patologjik, në shkallën e mesme, e mendonin veten njerëz unikë, që nuk kishin për t’u shëruar kurrë(!). Ata ndiheshin si të “rrezikuar” nga të gjitha: Sikur do të vdisnin nga zemra apo mbytja, sikur do të çmendeshin apo do të humbisnin kontrollin, sikur do t’u binte të fikët e sikur të gjithë njerëzit e vërenin dhe e kuptonin gjendjen e tyre. Shumë nga këta, sidomos ata që e kanë patur reagimin e frikës edhe me atake paniku, kanë përfunduar edhe në urgjencë dhe atje të bëjnë një serum me lorazepam dhe glukozë, porse nuk të sqarojnë se s’ka njeriu asnjë rrezik nga ankthi e paniku. Më e pakta, të thonë: “Nuk ke sëmundje, e ke nervore”. Kjo fjala “nervore” i tremb më shumë disa sepse e mendojnë këtë si çmenduri, kur shkenca thotë se pikërisht këta lloj njerëzish me ankth e panik, e kanë zemrën shumë të fortë dhe nuk çmenden kurrë, pasi gjendja e tyre tregon jo “dobësi”, por forcë e qëndrueshmëri të lartë fizike e mendore dhe as të fikët nuk u bie, sado që turbullohen apo lëkunden, pasi zemra e tyre i shton rrahjet, pra, bën të kundërtën e asaj që duhet për të rënë të fikët! Sa çudi, janë po këta njerëz të cilët shkëlqejnë edhe nga lëkura e bukuria, por që besojnë se këtë “mallkim të papritur” të asaj që ndiejnë, ua dallojnë të gjithë e ata po “lënë nam(!)”. Ndihem vërtet i lumtur dhe me fat që rruga ime e jetës më bëri psikoterapeut dhe që pas specializimit tim në Londër, në vitin 1994, kam çliruar me psikoterapi apo kam shëruar me kura speciale bimore me mijëra të “sëmurë” pa ndonjë sëmundje. Kjo mundësi për t’i dhënë fuqi e kuptim jetës së të tjerëve ka bërë që edhe jeta ime të marrë më shumë bukuri, rëndësi e kuptim. E them sinqerisht këtë dhe letrat e shumta që më vijnë, i ruaj si dëshmi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Stilistja Afërdita Shehi: Tre kombinime që do dukeshin perfekt me kohën

Next Post

Astrologia shpjegon..!

Advertisement