Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shenja me të cilën nuk duhet të bini në dashuri

Sapo keni takuar dikë dhe po bini apo keni rënë në dashuri me të? Po sikur të verifikonit njëherë pajtueshmërinë në dashuri?

Ka disa shenja astrologjike që është më mirë t’i evitosh, sesa të lidhesh, kurse atyre që e kanë krijuar tashmë lidhjen e tyre, po u japim këshilla “mbijetese”.

Pra, cilat janë shenjat me të cilat nuk duhet të biem në dashuri? Shkoni në shenjën tuaj dhe mos prisni më për të njohur “fajtorin”.

Advertisement

PESHORJA

Shenja që duhet të evitoni: Peshqit

Pse nuk është bërë për ju: Peshqit e kanë kokën në ajër dhe ju gjithashtu, kjo është arësyeja pse një [ift i tillë nuk mund të funksionojë së bashku. Edhe ju me siguri që jeni dakort, për më tepër që mes pavendosmërisë suaj dhe indiferencës së tij, gjendja rrezikon të jetë kaotike.

Nëse jeni e dashuruar me këtë shenjë: Megjithëse ai nuk ka shumë besim në vetvete, me siguri do të dijë t’ju japë pak. Falë tij, do të ndjeheni më mirë me vetveten dhe do të bëni bile di[ka të [mendur, të merrni një vendim… pa iu rikthyer prapë. Më në fund kjo lidhje, nëse është e koordinuar mirë, do të mundë të jetë positive si për ju, ashtu edhe për të.

AKREPI

Shenja që duhet të evitoni:Peshorja

Pse nuk është bërë për ju: Peshoret janë burra që i josh shumë lehtë, kështu që nuk janë të përshtatshëm për një grua Akrep që zotëron një shpirt të torturuar dhe posesiv. Pastaj një Peshore me pavendosmërinë e tij nuk i pëlqen shumë një Akrepi. Ju mund të bëheni agresive para asaj që e merrni për mungesë dëshire dhe vullneti. 

Nëse jeni e dashuruar me këtë shenjë: Keni fatin të keni një shok plot finesë dhe delikat, atëherë shfrytëzojeni! Në vend që të përqëndroheni tek defektet e tij të vogla në jetën e përditshme, përpiquni të shihni lumturinë në portën tuaj. Kështu do t’i jepni jetë një historie të vërtetë dashurie.

SHIGJETARI

Shenja që duhet të evitoni: Gaforrja

Pse nuk është bërë për ju: Të qenit kërkuese nuk është një nga anët tuaja të forta, por është ajo e Gaforres. Ai është shtëpiak, ju jeni aventuriere, ai është i mbyllur në vetvete, ndërsa ju e kundërta. Pyesim veten se [farë është ajo që ju bashkon…vetëm nëse njëri prej jush ka ulur armët dhe i është nënshtruar tjetrit.

Nëse jeni e dashuruar me këtë shenjë: Ju jeni gruaja dhe ai burri? Mendonim të kundërtën…Përpiquni të qetësoni shpirtin tuaj aventuresk dhe mësoni të qëndroni më shumë se dy minuta në një vend. Me pak përpjekje do t’ia dilni mbanë të gjeni një ekuilibër.

BRICJAPI

Shenja që duhet të evitoni: Binjakët

Pse nuk është bërë për ju: Binjakët janë një lloj kameleoni. Burri Binjak di të nxjerrë në pah dhuntitë e tij për të joshur gratë dhe t’ia arrijë qëllimit të tij, ndërsa ju jeni e tipit realist, i keni këmbët e ngulura fort në tokë dhe arrini të shihni lojën që bën. Jeni edhe shumë xheloze dhe e keni të vështirë që ai të flirtojë me gratë e tjera. Në fund të fundit jeni unike, apo jo? 

Nëse jeni e dashuruar me këtë shenjë: Mundohuni t’i anashkaloni defektet e tij të vogla. Ju e doni, sepse ai ka edhe shumë cilësi. Po sikur t’i merrni gjërat e jetës pak më lehtë? Lini pak mënjanë ngurtësinë tuaj, pasi do të rregulloni shumë gjëra.

UJORI

Shenja që duhet të evitoni: Bricjapi

Pse nuk është bërë për ju: Bricjapi është në parim i ftohtë dhe autoritar, me një fjalë gjith[ka që ju urreni. Ai e ka të vështirë të kuptojë bukurinë që e rrethon, gjithashtu që të qetësohet dhe të thotë se lumturia është tani dhe këtu, ndërkohë që ju e doni jetën ashtu si ju vjen. Ju bëni gjith[ka për ta bërë më të bukur [do ditë. Një Bricjap mund të mos vlerësojë përpjekjet që bëni për të zbukuruar jetën rrotull jush.

Nëse jeni e dashuruar me këtë shenjë: Nuk ju themi se kjo lidhje do të jetë e lehtë, por nuk duhet të shihni vetëm anët e këiqja. Dijeni se nuk ka njeri më besnik se një Bricjap, për të tjerat tregohuni e durueshme dhe mos hezitoni të filloni dialogun kur di[ka nuk shkon.

PESHQIT

Shenja që duhet të evitoni: Luani

Pse nuk është bërë për ju: Burri Luan zotëron një besim shumë të madh në vetvete. Atij i pëlqen të lavdërohet dhe të tregojë se është më i miri, krejt e kundërta pra me ju, që keni nevojë për përkujdesje, dashuri, të vlerësohet ajo që bëni, por jo më shumë. Ju tregoheni e rezervuar për atë që bëni, krejt e kundërta e egocentrizmit që tregon mbreti i xhunglës.

Nëse jeni e dashuruar me këtë shenjë: Meqë ai ka besim në vetvete përfitoni edhe ju për t’i marrë ndonjë përbërës të recetës së tij mrekullibërëse dhe të fitoni pak vetëbesim. Në këtë mënyrë ai do t’ju admirojë dhe do t’ju dojë edhe më shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Poshtë pallatit tim…”

Next Post

E martoi familja për para

Advertisement