Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është legjitim seksi jashtë martese?

Disa kohë më parë, historiani anglez Faramerz Nabhojvalli botoi një libër të ri, me titull “Historia e seksit”.

Në këtë libër, ndër të tjera, ai vë në dukje se revolucioni i parë seksual në botë ka ndodhur në Angli, në kufijtë midis shekujve XVII dhe XVIII.

Pikërisht në atë kohë, në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XVIII, shumë njerëz filluan t’i kundërshtojnë parimet e sjelljes personale të jetës së tyre të përditshme që u imponoheshin nga dogmat morale shoqërore dhe t’u hapnin rrugën ideve shumë të guximshme për të mos ndërhyrë në jetën private të njerëzve, për të mos i dënuar ata që vepronin lirshëm sipas diktatit të mendjes dhe zemrës së tyre. Këto ishin ide shumë të guximshme për Mesjetën mizore. Në atë kohë, shumë njerëz të mençur e të guximshëm filluan madje të mendojnë se edhe seksi jashtë martese ka legjitimitetin e tij, është një e drejtë njerëzore, prandaj shoqëria është e detyruar të durojë veprimet e tyre, të respektojë lirinë seksuale, e cila, sipas tyre, është mjaft e dobishme për të gjithë shoqërinë, sjell çlirimin shpirtëror të individëve, u jep fund nënshtrimeve poshtëruese, dramave dhe tragjedive sociale. Asokohe kishte dijetarë që ngulnin këmbë se shoqëria njerëzore jo vetëm që është e detyruar të durojë lirinë e të tjerëve për të shprehur ndjenjat e tyre lirisht, sipas dëshirës, jo vetëm që duhet të mbyllë një sy e një vesh ndaj “prostitucionit”, por edhe duhet ta inkurajojë këtë fenomen, kur është fjala për të mbrojtur të drejtat dhe liritë private të çdo personi. Këto mendime ishin në radhë të parë një shuplakë kundër dogmave të fesë tradicionale protestante, pasi jo vetëm u bënin thirrje njerëzve të përmbaheshin në dënimet ndaj ndjenjave dhe veprimeve personale të të tjerëve, por edhe t’i ndihmonin ata që kërkonin liri për jetën e tyre private, sepse dashuria e lirë e sidomos zgjedhja e partnerit, nuk ishte degjenerim, por shfaqje e përpjekjeve për të siguruar lirinë personale të çdo njeriu, që sillte vetvetiu emancipimin dhe lirinë e gjithë shoqërisë. Lufta ishte e ashpër.

Advertisement

“Një nga predikuesit e fesë protestante të kohës, vë në dukje historiani, në vitin 1704, u bëri thirrje besimtarëve të ngriheshin si një trup i vetëm kundër këtyre mendimeve të turpshme sepse ato do të sillnin degjenerimimin e gjithë shoqërisë njerëzore. “Kësaj i thonë të futësh ujkun në vathë dhe të shqyejë lirisht kopenë, predikonte perlati i lartë i fesë, por le të mbajmë parasysh se nuk bëhet fjalë për kafshët, por për pastërtinë morale të mijëra e mijëra vajzave, nuseve dhe grave tona, të cilave do t’u prishet paqja dhe qetësia personale dhe familjare. Kush mund të flejë i qetë para një katastrofe të tillë? Ç’do të thotë kjo që secila ka të drejtë ta zgjedhë vetë bashkëshortin e saj?”.

Atij iu përgjigj publikisht një nga mendimtarët e lirë të kohës, duke nënvizuar se vendosja në marrëdhëniet familjare të sinqerta do të sillte zhdukjen e hipokrizisë, gënjeshtrës, dyfytyrësisë, sepse të gjitha ato që kundërshtojnë ithtarët e fesë ndodhin në realitet, por bëhen fshehurazi… Askund në botë nuk është përhapur gënjeshtra dhe hipokrizia, për shembull, si në Itali, thekson ai, ku në pamjen e jashtme duket sikur mbizotërojnë zakonet tradicionale në të gjithë jetën e vendit, por kudo, sidomos brenda mureve të manastireve dhe institucioneve fetare vazhdon fshehurazi degjenerimi moral. Vetëm në institucionet e drejtuara nga Papa i Romës numërohen mbi 80 mijë vajza e gra të përdala…. Jepuni mundësi njerëzve të mendojnë dhe të veprojnë ashtu sikurse duan ata vetë, sepse është rruga e vetme për të shëruar shoqërinë nga degradimi që po e gërryen përbrenda…” Libri është pritur shumë mirë nga opinioni shoqëror dhe kritika letrare.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E martoi familja për para

Next Post

A ka shërim impotenca?

Advertisement