Frutat e thata janë të pasura me vitamina dhe kripëra minerale, japin energji dhe lëndë ushquese, por kur dhe si duhen konsumuar ato?
Cilësitë ushqyese
Frutat e thata janë një alternativë ushqimore ideale për një ushqim të shijshëm, të shëndetshëm dhe të shpejtë.
Janë shumë të mira nëse konsumohen më vete, por mund të përdoren edhe për receta të shijshme, ose koktejle joalkoolike. Nëse futen në një mënyrë të ushqyeri të shumëllojshme dhe të ekuilibruar, ato mund të jenë shumë të dobishme, si nga pikëpamja energjetike, ashtu edhe nga ajo ushqimore, sepse janë të pasura me kripëra minerale dhe vitaminë E.
Kur duhen konsumuar
Konsumi i këtyre ushqimeve mund të rregullohet edhe nga niveli i aktivitetit fizik që ushtroni:
– Kush nuk ushtron aktivitet fizik, i këshillohet të konsumojë fruta të thata në mëngjes, në mënyrë që ta ketë të gjithë ditën përpara për t’i tretur.
– Kush bën fizkulturë në mënyrë të rregullt, mund t’i marrë paradite, para se të fillojë aktivitetin fizik. Konsumi i frutave të thata është edhe praktik dhe ato mund të shoqërohen me ushqime të tjera, si: Kosi, fruta të freskëta, drithëra, etj.
Si duhen konsumuar
Shumëllojshmëria e frutave të thata bën të mundur përdorimin e tyre duke ua përshtatur nevojave individuale energjetike, në momente të ndryshme të ditës:
– Fruti i çhidratuar ofron maksimumin e potencialit të tij nëse konsumohet në mëngjes, pasi vë në dispozicion një dozë energjie për trurin.
– Frutat klasike me lëvozhgë mund të përdoren shumë mirë ndërmjet vakteve. Arrat dhe lajthitë, për shembull, përmbajnë acide të pangopura Omega 3 dhe Omega 6 që, ndër të tjera, mund të reduktojnë rrezikun e problemeve kardiovaskulare. Përveç kësaj, frutat e thata dhe të thara, përmbajnë një sasi të madhe fibrash që ndihmon kalimin e ushqimeve në zorrë.