Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam probleme me shikimin

– Përshëndetje, doktoreshë okuliste.

Jam një zonjë 44 vjeçe që nuk e kam shikimin normal.

U vizitova te mjekët e rrethit ku jetoj dhe më thanë se kisha divergim shikimi.

Advertisement

Një tjetër më tha se kisha presbiopi, por me sa kam dëgjuar, ajo fillon në moshën 45 vjeç e lart, kurse unë kam prej 6 vjetësh me këtë problem. Këto kohët e fundit, më është vështirësuar akoma më shumë shikimi edhe nga afër. Çfarë janë këto probleme që po më ndodhin me shikimin, nga vijnë dhe si kalojnë? Një përgjigje e juaja do të më qetësonte sepse jam shumë e shqetësuar. Çfarë duhet të bëj? Faleminderit.

Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165: E nderuar zonjë! Në moshën tuaj, 44 vjeçare, është më se normale të keni vështirësi me shikimin afër, pasi në sytë tuaj ka filluar fenomeni i presbiopisë, për të cilin ju ka folur edhe një koleg tjetër i imi, në një vizitë të mëparshme. Presbiopia është pamundësia e syrit të njeriut për të fokusuar qartë objektet afër. Fillimet e saj vihen re nga personi kur fillon të lexojë me vështirësi telefonin apo në procese të tjera të afërta (në distancë, 35 centimetra). Zakonisht, mosha e fillimit të presbiopisë është 38-40 vjeç, por në varësi të seksit apo të individit, ky fillim nuk është kaq fiks, pra, mund të fillojë edhe më herët (siç është rasti juaj).

– Presbiopia apo vështirësia për të parë nga afër nuk është sëmundje; është proces fiziologjik normal plakjeje e syrit, që u ndodh të gjithë njerëzve. Presbiopia zgjidhet me përdorimin e syzeve për afër. Në vonimin e fillimit të presbiopisë ndikon shumë faktori i trashëgimisë, profesioni, ndriçimi në ambientin e punës, fakti nëse ka mbajtur apo jo syze rregullisht më parë pacienti apo jo. Ai që më shqetëson mua si mjeke në rastin tuaj është divergimi, pra, fakti që mjeku i rrethit, në vizitën e kryer prej tij, ka vënë re një divergim të syve tuaj. Divergimi është mosqëndrimi i të dy syve drejt në shikimin e objektit, por ikja e tyre anash (nga ana e veshit) dhe shkak i divergimit mund të jetë defekt shikimi edhe nga larg, jo vetëm nga afër. Por, mund të ketë edhe patologji të tjera në sy që mund të çojnë syrin në divergjencë. Në këto kushte, për t’ju sqaruar në detaje për këtë problem, do t’ju duhet të kryeni edhe një vizitë tepër të hollësishme, ndoshta tek unë si mjeke, duke iu nënshtruar matjes së tensionit të syrit, autorefraktometrisë dhe ekzaminimeve të tjera të hollësishme. Ju falënderoj për letrën tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"A ke zemër" një baladë mjaft e bukur erdhi nga Mera Zymeri

Next Post

Më doli vëlla e shkuar vëllait

Advertisement