Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Selma mundet!

Selmën e takuam sërish, por kësaj here nuk e gjetëm shtrirë apo në krahët e së ëmës, por në një cep të divanit, të buzëqeshur e me sytë që i shkëlqenin nga gëzimi. Më në fund, Selma mund të qendojë ulur, pa ndihmën e askujt.

Ky ishte vetëm fillimi i shumë surprizave që jo pa mundim kishte arritur vajza e diagnostikuar me spinofibi.

Nuk ka gjë më të bukur se kur shikon fëmijën tënd që bën përparime. E shoh që Selma është më mirë, si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht. Shpresoj shumë që të vijojë kështu dhe pse jo, një ditë të ecë…”- tregon Lindita, nëna e vajzës.

Advertisement

(Lindita, nëna e Selmës gjatë kohës që e bija zhvillon fizioterapi në shtëpi me ekipin e “Tungjatjeta…Jetë”)

Rreth 1 vit më parë filluan terapitë në shtëpi… ishte e vështirë, por ditë pas dite, terapi pas terapie, filluan ndryshimet…

5-vjeçarja arrin të qendrojë ulur për disa sekonda, mund të drejtojë kurrizin dhe arrin të mbajë në dorë objekte të ndryshme” – tregon Dorela, fizioterapistja e “Tungjatjeta…Jetë.

Edhe pse Selma dikur e kishte të vështirë të fliste e të artikulonte qartë fjalët, sa herë i jepej mundësia të takonte dikë e pyeste “Si je?” apo “A u lodhe?” (shprehje të cilat dikur duhej të na i deshifronte e ëma).

Pas më shumë se 10 muajve punë të vazhdueshme në shtëpi me logopedisten e Tungjatjetës, Selma rreket të na tregojë se jo vetëm mund të qendrojë ulur, por ka edhe përmirësime të tjera që nuk mund të kalojnë pa u vënë re.

Selma përgjigjet kur dikush e pyet, duke formuar edhe fjali të shkurtra”- thotë Eva, logopedistja.

Prej disa kohësh familja e Selmës jeton në Librazhd, ku e vogla merr rregullisht terapi nga ekipi i specializuar i programit social ‘Tungjatjeta…Jetë’ të World Vision.

Me nismën e ambasadores së World Vision për programin Tungjatjeta, por njëkohësisht edhe drejtoreshës së komunikimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, znj. Arlinda Çaushollit u arrit që Selma dhe familja e saj të kishin një banesë në qendër të qytetit të Librazhdit si dhe një paketë ushqimore, çdo muaj për 1 vit. Punonjësit e aeroportit “Nënë Tereza” kontribuuan nga të ardhurat personale që 5 vjeçarja të kishte më shumë mundësi të merrte terapi, por edhe të shkonte rregullisht në kopësht.

Nëse 1 vit më parë do të kaloje në fshatin Dardhë të Librazhdit, pas gardhit të një prej shtëpive, shpesh mund të të rastiste të shihje një nënë të re e cila bënte punët e shtëpisë duke mbajtur në krahë një vogëlushe. Ende fëmijë, por në atë periudhë duhej të kishte filluar të luante e të vraponte nëpër oborr. Por Selma nuk mundej as të vraponte e as të ecte… Ajo kishte lindur me një qese të vogël uji dhe me probleme të shtyllës kurrizore. Shtëpia e tyre ndodhej në një zonë piktoreske të Librazhdit, por përtej bukurisë së natyrës, fshati ndodhej 1 orë larg qytetit.

 “Jam torturuar vetë dhe kam torturuar vajzën duke e mbajtur në krahë poshtë e lart nëpër furgona për ta çuar te qendra të merrte terapi. Mos të flas pastaj sa lekë duheshin. Lekë që unë dhe burri nuk i kishim se jemi pa punë. Po edhe ime bijë nuk kishte përmirësime shëndetësore. E si mund të përmirësohesh kur bën terapi 1 herë po e 20 herë jo” – tregon Lindita.

Që prej atyre ditëve të vështira ka pasur shumë ndryshime në familjen e Selmës. Ajo është më mirë si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht, por ende ka shumë sfida të tjera. Ende vazhdon ta kalojë pjesën më të madhe të kohës në karrigen e posaçme me rrota të modifikuar enkas për fizikun e saj. Ndërkohë shkon rregullisht në kopësht. Ka mësuar shumë gjëra të reja që mundohet të na i tregojë për aq kohë sa jemi me të.

Por orën e terapisë e pret me padurim sepse shpreson që një ditë të mundet të flasë rrjedhshëm dhe…të ecë.

70 mijë fëmijë në Shqipëri rezultojnë me aftësi të kufizuar. Pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat, mungesa e transportit, mungesa e informacionit apo mentaliteti janë vetëm një pjesë e vogël mes një liste të gjatë faktorësh se përse fëmijët me aftësi të kufizuar nuk merrnin shërbimet e specializuara.

Selma është një ndër 36 fëmijët me aftësi të kufizuara në zonat e thella të Librazhdit që marrin terapi çdo në javë nga ekipi i specializuar i programit social ‘Tungjatjeta…Jetë’ të World Vision.

Këtë vit programi social “Tungjatjeta…Jetë” do të pilotohet edhe në Dibër. Ju mund të na ndihmoni që më shumë fëmijë të marrin terapitë e nevojshme.

Edhe ti mund t’i bashkohesh programit social ‘Tungjatjeta…Jetë’ e të ndihmosh që fëmijët me aftësi të kufizuar të marrin rregullisht terapi në shtëpi.

Si mund të bashkoheni? #Dhuro: www.tungjatjeta.al / www.worldvision.al

Raiffeisen Bank
Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro
Paypal: https://www.tungjatjeta.al/paguaj-me-paypal

Ose

Në kutitë e dhurimit në hipermarketet Interspar në TEG e QTU dhe market Spar; dyqanet Jumbo dhe Aeroportin Nënë Tereza.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

U dashurova me gruan e shefit

Next Post

Ditari i një adoleshenteje..!(2)

Advertisement