Përshëndetje. Automjeti im është një Ford Focus 1.8 i viti 2009. Në kroskot më shfaqet një dritë paralajmëruese e check-ut të motorrit që humb fuqi. Ju lutem a mund të më udhëzoni se çfarë problemi ka me makinën time dhe a është problem me rripin e motorrit?
Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Faleminderit për besimin! Për të qenë i sigurt se çfarë problemi ka në automjetin tuaj duhet të lexohen kodet e defekteve me një mjet diagnostikues për të kuptuar me sakte arsyen dhe për të bërë të mundur riparimin e tyre. Ju rekomandoj këtë mënyrë për të kuptuar gjithashtu nëse rripi i motorrit ka problem dhe duhet zëvendësuar sepse problemet me të patjetër që bëjnë të mundur ndezjen e dritës paralajmëruese!