Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Edhe ne mund të bëjmë atë që bëri Wikileaks!

Për herë të parë në shtypin shqiptar, intervistë me dy hakersa

Nga Artan Kristo

Sikurse shumë lexues e morën vesh, para disa ditësh, dikush, nisur nga qëllime të këqia, na mori adresën tonë në Facebook. Kjo gjë shkaktoi reagimin e fansave tanë. Na erdhën ndërkohë mjaft mesazhe solidariteti nga qindra lexues, por mes tyre, na tërhoqi vëmendjen njëri, ku shkruhej: “Doni t’ua marrim atyre faqen tuaj?”. Natyrisht që donim dhe natyrshëm i pyetëm se kush ishin dhe sa kërkonin për këtë shërbim. “Asnjë lek, na thanë ata. Jemi lexues të “Intervistës” dhe e bëjmë këtë për t’jua shpërblyer kënaqësinë që na jepni çdo javë”. Dhe ne, për kënaqësinë e tyre dhe tuajën, menduam që, për herë të parë në shtypin shqiptar, të botojmë një intervistë me dy hakersa. Natyrisht, për vetë rrezikun e punës së tyre, ata do të jenë anonimë, ose më saktë, do të flasin me emrat e tyre profesionalë, pak të çuditshëm: ToNi Ahg Crew dhe Z3r0w1zard[AHG]: Ja, intervista që zhvilluam me ta, nëpërmjet çatit:

Advertisement


– Me një fjali, si do ta karakterizonit ju një hakers?

ToNi Ahg Crew: – Mundësi përtej të pamundurës!

Z3r0w1zard[AHG]: – Një “ushtar”, në shërbim të popullit.

– Djema, nuk e mora vesh fare përgjigjen tuaj, por të paktën, më sqaroni: Kush është populli, në këtë mes?

– Populli janë të gjithë shqiptarët që po paguajnë për korrupsionin e të lartëve…

– Dhe ju, domethënë, punoni për popullin?! Është një profesion, ky i hakersit? A ka hakersa legalë?

– Mendoj së është një profesion përderisa ne bëjmë diçka që jo çdokush mund ta bëjë! Hakersa legalë, ka. Ata merren ose punësohen nga qeveria.

– Edhe unë do ta quaja fare mirë profesion. Unë me këtë punë kam nxjerrë goxha fitime. E, jo vetëm unë, por të shtatë anëtarët e grupit AHG-Crew!

– Pse, ju punoni në grup?

– Natyrisht, një aktivitet haktivist nuk mund të bëhet i vetëm, duhen shumë njerëz. Fjala e urtë “Bashkimi bën fuqinë”, ka vlerë edhe në këtë rast…

– Të gjitha sulmet përgatiten gjatë një mbledhjeje online dhe caktohen detyrat për çdo anëtar te grupit.

– Më thatë se ka edhe hakersa legalë që punësohen nga shteti. E keni fjalën për organet e zbulimit? Shërbimi i fshehtë anglez para disa javësh kërkonte të punësonte hakersa. E keni dëgjuar besoj këtë?

– Po, kam lexuar diçka, por nuk më intereson shumë kjo gjë. Grupi ynë ka si qëllim të punojë për të mbrojtur faqet tona e webmasterat shqiptarë dhe të ndërmarrim sulme të pandalshme ndaj armiqve tanë grekë, serbë dhe maqedonas. Ne jemi shumë nacionalistë…
– Me siguri, shërbimi sekret i do hakersat për të marrë informacione, por edhe për të mbrojtur informacionet e tij…

– Çfarë duhet për të qenë hakers?

– Guxim, dije dhe përkushtim!

– Plus, vullnet, besim dhe përkrahje!

– Përkrahje nga kush?

– Përkrahje nga të gjithë ata që na mbeshtesin duke na ndihmuar ose duke investuar te ne…

– Si mësohet ky profesion?

– Hëm. Nuk është diçka që ta mëson dikush, thjesht, duhet të mundohesh vetë për të arritur atë që i ke vënë vetes si qëllim.

– Ky “profesion” nuk mësohet duke lexuar libra, por duke hakeruar…

– Kur e keni filluar këtë punë dhe cila ka qenë fitorja juaj e parë?

– Nisja ime zyrtare ka qenë më 28 nëntor 2010, kur kam hakuar mbi 600 website serbe dhe greke…

– Unë kam filluar që në fëmijëri, që 10 vjeç, me gjëra të vogla dhe kam shtatë vjet që merrem me këtë punë! Fitorja ime e parë është dërgimi i një shume prej 200 dollarësh për Kryqin e Kuq…

– Ia çove duke ia marrë dikujt nga llogaria bankare?

– Po, por ju siguroj që paratë janë marrë nga një person shumë dashakeqës, një super biznesmen rus që zotëronte shumë puse nafte…

– Çfarë arrini të bëni konkrëtisht, ju çuna?

– Shumë gjëra, por asnjëherë të gjitha.

– Shumë gjëra, si të mira, ashtu edhe të këqia….

– E shoh që nuk doni të flisni, por lexuesit duan të dinë diçka më konkrete… Gjeni çdo lloj pasuordi, arrini të futeni në çdo lloj faqeje?

– Gjetja e nje pasuordi është diçka shumë e vështirë, por asnjëherë nuk themi që është e pamundur. Kurse për faqet, është më e lëhtë. Futemi në 90 për qind të tyre…

– Nuk e kuptoj… Si futeni pa pasur pasuordin, kur ai është i vështirë për t’u gjetur?
Thamë që është e vështirë, kushton kohë dhe punë, por asnjëherë i pamundur. Vetëm 10% të tyre nuk mund të gjenden…

– Keni patur kërkesa nga gratë për pasuordet e burrave apo anasjelltas?

– Shumë kërkesa, si nga shoqëria ime, ashtu edhe nga persona të panjohur që kanë dashur të dinë se ç’mesazhe dërgon apo merr në Facebook i dashuri ose e dashura. Këta madje ofrojnë edhe “kafe”, për këtë shërbim…

– Sa kushton “kafja” dhe a ia vlen ajo për lodhjen dhe kohën që harxhoni? Sa kohë harxhoni për t’u futur në një faqe, për shembull?

– Kafja, që çdo adoleshent shqiptar normal, pi me shoqërinë e tij në një prej lokaleve më të frekuentuara, ndërsa koha varet nga lloji faqes dhe i serverit. Ka që bëhet për një orë, ka që bëhet për dy-tri ditë…

– A mund ta bëni ju atë që bëri Asanzhe dhe Uikiliks?

– Mund ta bëjmë brenda përbrenda Shqiperisë. Mund të marrim informacione shumë të vlefshme rreth korrupsionit dhe të fshehtave të mjaft politikanëve.

– Çfarë ju duhet për këtë?

– Përkrahje të njerëzve të besuar dhe burime financiare për të blerë servera të fuqishëm e pajisje ndihmëse. Po t’i kemi këto, mund të hyjmë edhe atje ku hyri Asanzhe…
– Ka vende ku absolutisht nuk futeni dot, sado të mundoheni?

– Po, nëse një server ose uebpage është i siguruar nga profesionistë të vërtetë, atehere është thuajse fare e pamundur… Mundësitë janë 0.1 për qind.

– Ashtu është. Vështirë është të futesh edhe në serverat që janë në mbrojtje nga hakera të punësuar që na i njohin mënyrat e punës…

– Po faqet e politikanëve me qindra-mijëra njerëz apo faqe si e Lek Plepit, mos janë rrjedhojë e ndërhyrjes së hakersave? A mund të na tregosh nëse ka ndonjë sekret si rritet numri i fansave në një faqe?

– Nuk është fare sekret metoda e rritjes së fansave me email-spam, domethënë, e-mail që nisen automatikisht në faqen e një personi VIP. Kështu, automatikisht mund të nisen edhe ftesa, sms etj. dhe si rrjedhojë, VIP-at zgjohen një mëngjes me mijëra “Like”…
– Por ka edhe një metodë tjetër. Merret një faqe që ka shumë fansa dhe, pasi i ndërrohet emri, i shitet dikujt tjetër që ka nevojë të ketë fansa, të ketë komunikim me publikun për të bërë reklamë… Kështu ndodhi me faqen tuaj për shembull, që mori një emër tjetër për disa ditë…

– Kush i blen zakonisht faqet që arrini të merrni ju?

– Ka shumë firma dhe VIP-a të interesuar për të shtuar numrin e vizitorëve. Ne kemi arritur të thyejmë edhe uebsite që kanë më shumë se 10 vjet punë edhe një database të vlefshme për shumë kliëntë konkurentë…

– Deri na sa lekë mund te shkojë një faqe e marrë? Nga se varet çmimi?

– Çmimi varet nga numri i personave që e frekuentojnë atë faqe dhe nga vlerësimet e kompanive që merren me analizimin e uebfaqeve… Një database e një faqeje mund të shkojë deri në 3-4 mijë $!

– Në shtyp flitet shpesh edhe për një “luftë” mes hakersave shqiptarë e serbë, që hyjnë në faqet zyrtare të shteteve “të anasjelltë”, të cilën e përmendët edhe ju në fillim. Pse është hapur kjo luftë?

– Kjo luftë ka nisur prej kohësh dhe besoj se nuk do ndalet kurrë. Jo unë, por tërë anëtarët e grupit tim marrim pjesë më kënaqësi në këtë luftë online. Në realitetin virtual ka çdo gjë që ka në botën reale, edhe luftëra…

– Kjo luftë ka filluar shumë vite më përpara, por kohet e fundit hakerat serbë na kanë ngacmuar duke sulmuar disa uebsajte shqiptare dhe ne duhet t’u kundërpërgjigjemi.

– Kam dëgjuar se në duelet personale mes hakersave, sfidimi i kundërshtarit është djegia e kompjuterit të kundërshtarit. E vërtetë është? Ju ka ndodhur ndonjëherë?
– Kjo përdoret jo vetëm për të treguar se sa i aftë je ti, se sa shumë di, por edhe për inat të ndonjërit, apo edhe thjesht për argëtim, por kjo nuk është shumë e lehtë për t’u bërë, sidomos kur ke përballë specialistë…

– Sa orë në ditë rrini në kompjuter?

– Mbi 4 orë, darkave. Gjatë ditës bëj jetën time që nuk ka lidhje me hobin tim, kompjuterat… Punë, kafe me shoqërinë…

– Unë rri 9-12 orë në ditë sepse jam i zënë edhe me shkollën.

– Si përfundim, çfarë duhet të kenë kujdes njerëzit që të mos bien pre e hakersave apo hakersave të mirë nuk ke ç’t’u bësh?

– Kujdes nga miqtë që keni në rrjetet sociale. Mos u besoni kurrë as pasuordet, emrin e përdoruesit e as adresat personale të e-maileve sepse një moment, ai që komunikon me ju, mund të mos jetë shoku juaj, por një hakers. Gjithashtu, kujdes linket që dikush ju dërgon me e-mail ose chat. Mos shkruani kurrë aty fjalëkalimin!

– Njerëzit duhet të kenë kujdes edhe sulmet live, sepse sulmet kibernetike janë të pandalshme kur flitet për hackera të zotë, sepse e arrijnë objektivin e tyre…

– Domethënë, kur dikush ndërhyn në kompjuter, duhet menjëherë ta mbyllim atë?

Ne duhet t’u paraprijmë këtyre sulmeve sepse po u bëmë pre, s’kemi “shpëtim”. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përdorim të njëjtin pasuord gjithmonë. Për çdo llogari, ai duhet të jetë i ndryshëm, si dhe të kemi software të fortë si Antivirus…

– Djema, dikush po ndërhyn ne kompjuterin tim tani. Si hakers më duket dhe më duhet ta mbyll! Natën e mirë dhe ju falemnderit….

– (Qesh) Kush flet me ne është i mbrojtur, mos ki frikë. Natën e mirë!

Tetor, 2012

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Flori Mumajesi, kapet edhe me gazetarin shqiptar

Next Post

Fajin e kanë të tjerët...!

Advertisement