Vijim..!
– Nuk ka problem, e dashur, ti je ende e re, do shohësh shumë gjëra në jetë… Ti mbase po pyet veten nëse e dua apo jo tim shoq që i bëj dhurata të tilla. Sigurisht që e dua, kemi një jetë bashkë, por pas njëfarë kohe pasioni në një martesë bie… dhe, nëse do të vazhdosh të mbash gjallë lidhjen, duhet të bësh tolerime të tilla.
Ajo po vazhdonte të fliste ngadalë, sikur donte të zgjidhte me kujdes fjalët që dontë të thoshte. Si duket, donte dikë që t’i hapte zemrën…
– Nuk ka qenë e lehtë për mua, në fillim. Edukimi që ne kishim marrë nuk e lejonte një psikologji të tillë. Ne mendonim se do të martoheshim dhe do ta shkonim gjithë jetën të lumtur, por ja që jeta është trëndafil; ka lule, por ka edhe gjemba dhe, po nuk more masa, ata gjemba të plagosin trupin dhe shpirtin.
Në ato momente unë po i jepja të drejtë, megjithëse më dukej se mua më shumë më kishte dhuruar gjemba dhe pak lule, shumë pak.
– Në fillim bëhesha xheloze, por e shihja se ai nuk ndjehej mirë e unë po ashtu, – vazhdoi ajo. – Kështu që, pas shumë e shumë viteve dhimbjeje e vuajtjeje, vendosa të flas hapur me tim shoq. I thashë atij se e kuptoja shumë mirë. Në fund të fundit, edhe unë nuk ndjehesha mirë në shtrat me të. Këto gjëra kuptohen, sado që tjetri të mundohet të të kënaqë. E ndjen se ai i bën gjërat pa pasion, si i detyruar. Për kohë me radhë, ëndërroja të bëja dashuri me një burrë pasionant, të zjarrtë. Në fund të fundit, seksi është më shumë diçka që vjen nga truri. Po s’ndjeve dëshirë nga tjetri, edhe dëshira jote për të, sado e fortë të jetë, shuhet pak nga pak. Kështu pra, bënim seks sikur ishim duke bërë detyrat e shtëpisë… I thashë tim shoqi se kështu nuk vazhdohej, se unë isha e gatshme ta toleroja që ai të shkonte me të tjera (sigurisht, me masa mbrojtëse), nëse edhe ai do të pranonte të njëjtën gjë nga unë. Pakti ishte i thjeshtë, reciprok, që asnjeri të mos mbetej i pakënaqur. Në fillim ai mbeti i shokuar. Nuk e priste këtë nga unë. Për vite me radhë e kisha lutur të mos i shihte gratë e tjera, e kisha ndjekur e kontrolluar, duke i bërë keq më shumë vetes sime sesa atij, kurse tani po i propozoja të kundërtën! Po unë kisha shumë kohë që e bluaja këtë mendim në mendje, kështu që ia thashë me qetësi, pa qarë, as pa e qortuar. Shtova se pakti përmbante kushtin që të mos binim në dashuri me të tjerët, të bënim thjesht seks dhe të vazhdonim të rrinim bashkë.
Përveçse i shokuar, im shoq edhe u zemërua. Nuk fliste, por e shihja si i rrihte damari në tëmth dhe u errësua në fytyrë. Si të gjitha burrat, i dukej normale që një burrë të shkonte me të tjerat, por nuk pranonte që të tjerët të bënin “pisllëqe” me gruan e tij. Megjithatë, tha se do të mendohej dhe do të më kthente përgjigje. U desh ca kohë të binte dakord, por më në fund pranoi, se e kuptoi që ishte zgjidhja e vetme. Pastaj ai është i përparuar, me kulturë…
– Po fëmijët? – e pyeta unë që shihja fotografitë e tre fëmijëve në komo.
– Ah, ata janë të rritur tashmë, kanë vajtur në universitet, bëjnë jetën e tyre. Pastaj, ne nuk i bëjmë këto gjëra hapur, në sy të të tjerëve, se e dijmë që pak do na kuptonin…
– Si shkoni tani ju të dy?
– Më mirë nuk kemi qenë ndonjëherë! Jemi të lirë të bëjmë ç‘të duam, të pavarur gjatë gjithë ditës, por në darkë mblidhemi të dy në shtëpi, ulemi afër njëri-tjetrit dhe shohim ndonjë program në televizor, ose shkojmë hamë darkë në ndonjë restorant. Im shoq është bërë i dashur, si kurrë ndonjëherë, më bën dhurata, më thotë fjalë të ëmbla dhe më përkëdhel.
– Po seks, bëni ndonjëherë me njeri-tjetrin?
– Sigurisht, por rrallë, atëherë kur na merr malli vërtet për njëri-tjetrin e aromën e trupave tanë dhe atëherë… – Nuk pati nevojë të fliste, e kuptova nga shikimi i saj. – Si thua ti, më mirë kështu, apo të vijë një ruse dhe të ta marrë burrin përgjithmonë? Më mirë ta ndash me të tjerat… Pastaj, nuk mund t’i konkurosh gjithmonë me vajzat e reja që u pëlqejnë burrave sot. Ato janë më në formë se ti dhe nuk lënë gjë pa nxjerrë sheshit. – shtoi ajo. – Ti më duket se do t’i pëlqesh, pasi je tamam tipi i tij. Ai ka qejf vajzat me sytë me bisht, si ruset… – Pastaj, heshti pak dhe tha: – Nuk do të zgjasë përgjithmonë kjo situatë, do të vijë një ditë që do të plakemi edhe ne dhe nuk do të kemi më dëshirë për këto gjëra, megjithëse shpresoj të vijë sa më vonë… – qeshi ajo, duke e përfunduar bisedën.
Të them të drejtën, nga pamja e jashtme ajo grua nuk të jepte përshtypjen se ishte kaq e nxehtë në shtrat, por nganjëherë, pamja gënjen dhe nën hirin e ftohtë, nganjëherë fshihet prushi i nxehtë. Për një moment, e imagjinova duke bërë seks, me flokët e lëshuara… dhe më erdhi pak keq që nuk kishte kërkuar të bënim dashuri treshe. Isha kureshtare ta shihja në ato momente… Lamë takim ditën e ditëlindjes së të shoqit dhe më përcolli deri te porta. U largova me kokën e mbushur plot me mendime.
23 prill 2010
Pak kaq kohesh qe bej kete pune, kjo ishte e premtja e parë që nuk kisha punë. Absolutisht, asnjë thirrje. Nga ora dy e natës i telefonova vetë Eftalisë, ta pyesja mos kishte ndonje gje me mua dhe nuk më thërriste. Por jo. “Janë përgjysmuar telefonat kukla mu, tha ajo. Nuk kujtohet njeri për seks. Eshte bere keq, zemra ime…”.
Këtu është bërë vërtet shumë keq. Ka plasur kriza. Çdo ditë ka greva dhe demonstrata. Të gjithë njerëzit ankohen. Thonë se do të ulen edhe rrogat e atyre që punojnë në shtet. Në rrugë shikon gjithnjë e më pak njerëz. Kanë frikë të dalin se harxhojnë para për gjera qejfi, ndaj edhe ne nuk kemi punë. Po vija re sot dyqanet në Patision. Ne çdo 4-5 dyqane, njëri ose shitej, ose jepej me qira. Kam filluar të kërkoj të ble ndonjë dyqan të vogël, kafene ose byrektore. Më kanë thënë se mund të gjej gjëra me çmime të lira tani. Dua t’i heq paratë një sahat e më parë nga bankat ku i kam vënë. Thuhet që do të ketë falimentime bankash…
24 prill 2010
Sot do te shkoja tek ajo gruaja në Marusi. Ndërsa bëhesha gati, po imagjinoja mbrëmjen. Ishte hera e parë që bëhesha surpriza e dikujt. Ç’do të më thoshte burri kur të më prezantonte e shoqja? Po shikoja veten time në pasqyrë. Po më pëlqente vetja. Edhe pse vitet kalonin, ato nuk më kishin lënë shenja. Pas pak, duhet te shkoja te parukierja. Kisha lënë takim. Isha në mëdyshje: T’i shkurtoja flokët apo jo? Kisha parë nje model të shkurter që më pëlqente shumë, por ngurroja. Kurrë nuk i kisha mbajtur flokët të shkurtra…
Vijon..!