Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më ka rënduar palestra

– Kam një pyetje për instruktorin. Unë jam 20 vjeçe dhe peshoj 65 kg. pra, kam një peshë më shumë seç duhet për moshën time.

Jam regjistruar në një palestër dhe në vend që të dobësohesha, e ndjej veten më të rënduar.

Thua të më jenë shndërruar dhjamrat në muskuj, sepse vë re që barku më është bërë shumë i fortë, edhe pse qëndron i fryrë si më parë? Kam një muaj që bëj palestër dhe ndihem shumë e rënduar. Nuk dua të bëhem si meshkujt, me muskuj. Pres përgjigje këtë javë se jam shumë e shqetësuar…

Advertisement

Diego Hoxha, fitness instruktor, Fitness&Box Sport Albania, Rr Bajram Curri, pranë maternitetit të ri, tel +35544534743:- E para, duhet ta hiqni nga mendja që dhjamrat kthehen në muskuj. Kemi shkruar dhe para shumë numrash për këtë gjë. Është krejtësisht e pamundur që dhjamrat të bëhen muskuj. Arsyeja se pse ju ndiheni e fryrë është sepse sapo keni filluar palestër dhe në fillim është më se normale që t’ju krijohet ndjesia e fryrjes, pasi vihen në punë gjithë muskujt, por jo dhjamrat. Këto të fundit vetëm sa shkrihen sepse ky është qëllimi i palestrës, apo jo?! Duhet të keni durim, sepse ju nuk keni shumë që keni filluar. Bëjini ushtrimet në mënyrë korrekte, hani shëndetshëm e jo duke e tepruar dhe pas 3 muajsh, fillojnë të vihen re ndryshimet e para që jep të ushtruarit në palestër. Nëse e ndiqni palestrën rregullisht dhe ushtroheni sipas instruksioneve të instruktorit, do të keni vetëm rezultate pozitive. Nëse keni frikë se mos vini më shumë seç duhet muskuj, duhet ta hiqni këtë lloj frike sepse femrat nuk e kanë hormonin e zhvillimit muskulor si meshkujt. Edhe femrat që merren me bodybillding, përdorin substanca nga më të ndryshmet për të krijuar muskuj dhe përsëri nuk e arrijnë masën muskulare si te mashkulli, kështu që vazhdojeni me qetësi dhe me qejf palestrën e do të shikoni rezultatet e duhura më shpejt seç mund të mendoni, pasi jeni në një moshë të re.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dashurova vëllezërit binjakë!

Next Post

River&Anisa, the rising stars of dance!

Advertisement