Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
7 hapa drejt fëmijës…
Burrat dhe shqetësimet e tyre më të mëdha në shtrat
Si ta marr kujdestarinë e nipit tim?

Burrat dhe shqetësimet e tyre më të mëdha në shtrat


Shumica e burrave kanë shqetësime të ndryshme në dhomën e gjumit, megjithëse mund të mos flasin për to. Së pari, ideja e përhapur se ata nuk kanë ankthe të tilla, sepse thjesht ndjekin “instiktin e tyre kafshëror” është e pabazë. Ata janë shumë të aftë të tregohen autokritikë dhe të shqetësohen po aq sa edhe gratë, por fakt është se ata nuk para shprehen për emocionet që ndjejnë, aq më tepër për ato që provojnë në shtrat. Megjithatë ne kemi marrë mendimin e ekspertëve për të zbuluar disa nga shqetësimet më të zakonshme dhe për të ofruar një këshillë si t’ia bësh në raste të tilla…

1. “Si t’ia them se kjo që bën në shtrat nuk më eksiton fare?”

Advertisement

Asnjë burrë nuk do që të fitojë antipatinë e partneres së vet në shtrat, kështu që, nëse njëra nga taktikat e tua për ta eksituar nuk funksionon, me siguri, ai nuk do të guxojë ta thotë, por thjesht, do të heshtë. Edhe sikur ta pyesësh në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka pak gjasa të ta tregojë. Arsyeja? Shumë burra u thonë grave atë që ato duan të dëgjojnë.

Në këtë rast, ti mund t’ia hapësh rrugën duke e kthyer çështjen në lojë. Ai që e fiton lojën, do t’i japë udhëzime tjetrit në shtrat. Mund të zgjedhësh një lojë, ku ti të jesh e sigurtë se do të humbasësh (edhe thjesht atë të krahut më të fortë) dhe më pas, kur ai të fitojë, t’i thuash me shaka se je në dispozicionin e tij gjatë gjithë natës. Nëse ia thua në këtë mënyrë, ai nuk do ta ketë problem të të japë udhëzime se çfarë i pëlqen. Është një mënyrë për ta bërë të rrëfejë se çfarë i pëlqen realisht, pa u ndjerë nën presion. Gjatë seksit, kujtohu herë pas here që ai duhet të udhëheqë secilën nga lëvizjet e tua, në mënyrë që ai të ndjehet i lirë për të të dhënë informacionin e duhur. Nëse ai përsëri nuk flet, kujtohu se gjuha e trupit flet shumë mirë për të, prandaj, vërja veshin.

2. “Mbase nuk i pëlqen teknika ime në seksin oral”

E beson apo jo, shumicës së burrave u pëlqen të bëjnë një kunilingus, por përsëri shqetësohen nëse janë të aftë ta bëjnë ashtu siç duhet, apo jo. Meqë ata nuk kanë një shqisë të gjashtë, por kanë njëfarë ndjeshmërie, sapo i përgjigjesh pozitivisht diçkaje që po e bëjnë mirë, ata vazhdojnë ta praktikojnë. Kur ai të të ketë kënaqur, tregoji se i je mirënjohëse, duke ia shpërblyer në të njëjtën mënyrë. Me siguri, ai do të jetë i gatshëm ta përsërisë eksperiencën nëse e di që ti je e gatshme t’ia kthesh ashtu siç e meriton.

3. “Më pëlqen të them fjalë të ndyra gjatë seksit, por nuk dua ta tremb”

Mënyra më e thjeshtë për t’i dhënë të kuptojë partnerit tënd se të pëlqen që ai të të pëshpërisë në vesh fjalë të tilla, është të fillosh vetë e para. Megjithatë, nuk është e nevojshem të bësh kolonën zanore të një filmi porno… Thjesht, thuaji që të pëlqen ajo që po të bën ose thuaji në vesh çfarë do që t’i bësh (me një ton zëri seksi, sigurisht). Kjo do të mjaftojë që ai t’u japë fund dyshimeve të tij dhe… ta çmendë nga eksitimi.

Një mënyrë më diskrete, për t’i dhënë të kuptojë deri ku je e gatshme të arrish, është t’i propozosh një diskutim të vogël mbi seksin. Mund ta bësh gjatë lojërave paraprake ose edhe para se të shkoni në shtrat. Kërkoji të të tregojë një fantazi seksuale ose të të përshkruajë një skenë të preferuar nga një film (është e sigurtë se ka një të tillë) e më pas thuaji tënden. Më pas, shpjegoji pse të eksiton kaq shumë.

Fjalët që përdor dhe shpjegimet që i jep mbi atë që të eksiton vërtet, do t’i shërbejnë si guidë për të kuptuar se çfarë të pëlqen dhe çfarë jo. Mbase biseda mund t’ju frymëzojë në momentin që do të filloni praktikën.

4. “Nuk dua që të shtiret, siç po bën tani”

Krenaria që ndjen partneri yt për makinën  e re të sapoblerë, nuk është asgjë në krahasim me rëndësinë që ai u jep aftësive të tij në shtrat. Tani e kupton sa e rëndësishme është t’i japësh të kuptojë kur arrin të të kënaqë (nëpërmjet rënkimeve ose t’i thuash sa të pëlqeu kjo), por në të njëjtën mënyrë si e lavdëron. Nuk duhet të rrish pa ia thënë edhe kur nuk të ka kënaqur. Çfarëdo që të ndodhë, mos u shtir sepse, nëse ajo që po provon nuk funksionon, ai duhet ta dijë, në mënyrë që të provojë diçka tjetër. Ndihmoje duke e vënë dorën tënde sipër së tijës dhe duke i treguar se si do të pëlqente të të prekte. Nëse tregohesh e drejtpërdrejtë dhe ia thua kur ai nuk arrin të të kënaqë, ai do të të besojë më shumë që nuk po shtiresh kur i betohesh se je kënaqur.

Megjithatë do të ekzistojnë edhe momentet në të cilat sado të mundoheni nuk do të arrish orgazmën. Në këto raste merre ti në dorë kontrollon e situatës që partneri yt të mos ju lodhë të dyve duke u munduar të të bëjë të arrish orgazmën. Përdor truket e tua që të zhvendoset qendra e vëmendjes tek ai. Në këtë mënyrë ai nuk do të ndjehet më në ankth.

5. “Ajo do që ta përqafoj pas seksit, por mua më vjen gjumë”

Gjatë orgazmës, truri çliron hormone që bëjnë të lindë dëshira për të zgjatur kontaktin intim si te burrat, ashtu edhe te gratë. Megjithatë, djemtë ejakulojnë dhe kjo u sjell gjumë. Ejakulimi bën që gjaku të shkojë në zonën gjenitale dhe më pas të zhvendoset në drejtim tjetër. Është pikërisht ky gjak që largohet, shkaku se pse burrat ndihen shumë të lodhur pasi bëjnë dashuri.

Për këtë arsye, pas seksit, ka mundësi që partneri yt të mos jetë i aftë të bëjë muhabet ose të provojë një raund të dytë. Megjithatë, edhe kështu mund të kënaqni nevojat tuaja reciproke. Megjithëse ai ndjehet i përgjumur, do që ti të kënaqesh dhe dëshira jote për të qëndruar pranë tij mund të zgjidhet lehtësisht. Përqafoje dhe relaksohuni, sepse përqafimi nga krahët e njëri-tjetrit pas seksit u pëlqen si burrave, ashtu edhe grave. Bisedën mund ta shtyni edhe për më vonë…

6. “Kam frikë mos ngelet shtatzënë”

Sado që burrave u pëlqen seksi, ai që nuk dëshiron të bëhet baba në atë moment, nuk mund të rrijë pa u shqetësuar se mos e lë shtatzënë partneren e vet. Eliminoje këtë frikë, duke i treguar se ke marrë masat e duhura. Nëse merr pilulën, sigurohu që ai ta dijë. Nëse keni zgjedhur prezervativët, mundohu që t’i përdorni gjithmonë, sa herë bëni dashuri. Mund t’i tregosh bindjen tënde duke ia vënë ti prezervativin. Sipas të dhënave, burrave u duket ky gjest shumë seksi. Është e vërtetë që kjo kërkon pak praktikë, por për rezultatin final ia vlen barra qeranë. Burrave u pëlqen që prezervativin ta vënë gratë, sepse po ta vinin ata, do t’u dukej si një ndërprerje e seksit. Nëse e vë ti prezervativin, vazhdoni të jeni të mbrojtur, por pa ulur intensitetin e ndjesive. Pastaj mendoje: “Cilit djalë nuk do t’i pëlqente ky gjest i yti?”

7. “Duhet të tërhiqem para se të ejakuloj, kur ajo bën seks oral?”

Mbase ky shqetësim nuk ia ka prishur kënaqësinë asnjë mashkulli, por mund t’i ketë tërhequr vëmendjen. Burrat duan të jenë të sjellshëm. Nëse ti i jep të kuptojë se kur duhet të mbarojë, atëherë do ta ndihmosh të jetë më i relaksuar dhe i përqendruar në atë që po përjeton. Nëse dëshiron të ejakulojë gjatë felacionit, thuaja. Nëse jo, vazhdo me duar dhe drejtoje organin e tij atje ku dëshiron ti të ejakulojë (në trup apo shtrat).

8. “Nëse do të vonohem shumë, asaj do t’i ikë dëshira”

Shumica e grave nisin ta humbasin lubrifikimin gjatë një seance të gjatë seksi, pavarësisht sepse vazhdojnë të jenë të eksituara, sidomos kur është edhe prezervativi. Për këtë arsye është shpikur lubrifikanti me bazë uji. Nëse përdoret ai, jo vetëm evitohet thatësia, por shtohen edhe ndjesitë. Nëse prezervativi vonon ejakulimin e partnerit tënd, mund të përdorni lubrifikantin dhe të masazhoni me duar zonat intime të njëri-tjetrit. Ti duhet t’i kushtosh vëmendje jo vetëm penisit, por edhe testikujve dhe perineut, zona që ndan këto të fundit nga penisi. Ose mund të veprosh kështu: T’i vësh një prezervativ me reliev (me vija etj.) mbrapsht dhe t’i bësh masazh. Është diçka eksituese, e re dhe krijon shumë fërkim. Kur të jesh shumë e eksituar, përdorni një prezervativ të ri dhe shtoni disa pika lubrifikant që të ndihmojnë të ruash lagështinë e duhur. Nëse ndjen thatësi gjatë seksit, mund të çlodheni dhe të përdorni përsëri lubrifikant.

Shqetësimi më i madh

Vetëm 55% e burrave janë të kënaqur me madhësinë e penisit të tyre, ndërkohë që 84% e grave janë të kënaqura me madhësinë e penisit të partnerëve të tyre.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

7 hapa drejt fëmijës…

Next Post

Si ta marr kujdestarinë e nipit tim?

Advertisement