Deri dje e shumë vite me rradhë ai ka qenë në tastieren e tij duke ndihmuar e shoqëruar artistët më të mirë shqiptar, por ka ardhur koha që ai të tregojë edhe talentin e tij në këndim. Po flasim për artistin Valon Miftari ku tashmë do të na prezantohet edhe si këngëtar pasi ka vërtet zë të veçantë për të fituar shumë shpejt statusin e këngëtarit e për të qenë më pranë publikut. Valoni jeton në Koln por është nga Mitrovica e ka menduar që të prezangohet nga pranvera me një projekt të tij muzikor, ndërsa do të donte të kishte një bashkëpunim me reperin Gold AG. Mësojmë se më 8 Mars do të këndojë në një super organizim nga Behar Dedia ku dhe ai është i ftuar përkrah artistëve të tjerë të njohur si: Gjyste Vulaj, Bajram Gigolli dhe Tukulukat.
Advertisement