Në mbrëmjen e organizuar nga Suela Brahimllari, e quajtur “Bel Eve” gjithçka shkëlqeu. Suela, e cila organizon gjithmonë mbrëmje me sfilata në mbështetje të kauzës për fëmijët që kanë probleme fizike apo me aftësi ndryshe, këte herë mori pjesë edhe Leo, vogëlushi më i famshëm dhe më i fortë në Shqipëri. Them i fortë sepse ai jeton në karrige me rrota por fuqinë e ka në shpirt dhe këtë e ka treguar në aktivizimin që ka në aktivitete të ndryshme pa u ankuar asnjëherë. I mbështetur sigurisht nga prindërit e tij Leo triumfoi atë mbrëmje. Ai ndihej shumë i emocionuar dhe shkroi këto rreshta falendëruese ndaj atyre që nuk e braktisën kurrë, madje zonja Suela Brahimllari ka premtuar se do e mbështesë derisa Leo të mbushë 15 vjeç. Një gjest për t’u vlerësuar ky nga ana e kësaj zonje të madhe, të cilën Leo e falendëron me shpirt. Ja çfarë shkruan ai vetë:

“Ishte nata më e bukur e jetës sime…
Edhe kësaj here ia dola si gjithmonë, edhe kesaj here unë triumfova dhe dua t’ju tregoj të gjithëve që UNE IA DOLA. Të gjithë të dashurit e mi ishin duke më ndjekur teksa unë po sfiloja edhe pse jo me këmbët e mia por ata duartrokitën aq fort për mua, u cuan të gjithë në këmbë për të më dhënë kurajo që të mund të vazhdoja sfilatën. Teta Suela unë u ndjeva shumë mirë. U kënaqa në praninë e fëmijëve dhe shokëve e shoqeve. Të falënderoj pa masë, të falënderoj nga thellësia e zemrës për mundësinë më të bukur të jetës time që më dhe. E pëlqeva aq shumë atë kostum që më qepe o teta Suela Brahimllari sa doja te flija natën me të. Enerjeta Jani Fuga dhe Elona Jaçellari ju falënderoj që më keni mbajtur aq afër dhe më keni mbështetur çdo ditë e më keni mbushur plot me dashuri. Faleminderit dhe ty teta Adela Adea për dhuratat për mua dhe motrën, je shumë e mirë. Ju dua shumë!”: e mbyll falendërimin dhe mesazhin Leo duke treguar që të gjithë jemi njësoj, të gjithë kemi të drejtë të jetojmë, të qeshim e të vlerësohemi!




