Vijim..!
“Eh, ç’më gjeti me kete!”, thashë me vete. Nuk fola, por shpejtova këmbët te ngjitesha ne katin siper, ku duhet te ishte shefi.
– Futu, kukla mu, – me tha ai duke me perkedhelur kurrizin dhe më hapi deren e nje zyre të madhe. Kjo ishte zyra e shefit. Në fakt nuk duhej të ishte zyrë e ndonjë shefi të madh, por e oficerit të rojes, ndofta…
– Ulu, – me tha shefi duke më parë me vëmendje. – I pashe te dhenat e tua, – me tha ai. – I verifikuam dhe gjithçka e ke ne rregull, me perjashtim te kapjes ne flagrancë për aktivitet ilegal prostitucioni. Por, edhe pse je kapur në flagrancë, do të të lirojme, se e ke për herë të parë. Vetëm kujdes, tjetërherë, – tha, – herën e dytë nuk do ta kesh kaq të lehtë. Ik tani, – me tha, – merr sendet personale dhe ik…
Me siguri, kishte ndërhyrë “zyra”, se nuk kishte mundesi të më lironin kështu. Nejse, ç’me duhej mua, rëndësi kishte që do të isha e lire…
Nuk e di se sa orë kisha ndenjur e mbyllur aty brenda, por kur dola jashtë, pashe se po zbardhej. Mora frymë thelle, një herë, dy, tre… Nuk ngopesha duke marrë fryme. “Sa e rëndësishme është liria!”, mendova. Dhe këtë e vlereson vetëm kur nuk e ke…
Nxora celularin te merrja Ilian, por ai ma mbylli sa i rashë numrit. “Kushedi ku është”, mendova, ndërkohë që dëgjova zërin e tij të më thoshte: “Jam këtu, kukla mu”. Po më priste në trotuar.
– Kam një orë që po të pres, – më tha ai. – Më lajmëruan nga zyra se do te dilje shpejt, por ti u vonove, nuk e di pse. U mërzite? – më pyeti ai. – E kishe për herë të parë?
– Po, – i thashë, – ishte një tmerr i vërtetë, as armikun mos e pafsh aty brenda!
– Shyqyr që kemi afendikoin të fuqishem, – tha ai. – Sa të kemi ate, nuk do të kemi probleme.
– Ndërhyn gjithmonë?
– Po, sa herë që ka probleme, qoftë edhe të vogla, i merr vetë përsipër. Edhe kur me kane bllokuar makinën policët për fajin tim, më ka ndihmuar – tha ai. – Është shume korrekt dhe bën për bashkëpunëtorët. Nuk janë të gjithë kështu. Kam punuar me njerin që të linte në baltë kur të kapte policia. Me këtë nuk ka ndodhur asnjehere kështu. Ka shumë lidhje se ka punuar në polici para se të dilte ne pension. Jemi zyra numër 1 në Athinë: Kemi jo vetëm vajzat më të bukura, por edhe pronarin më të fuqishëm… – tha ai duke qeshur.
– Nuk besoj se jane vetem lidhjet, edhe duhet te paguaje…
– Patjeter që paguan, pse, per vete i mban te gjitha leket që fiton ai? Po nuk pagove, ke marrë fund. Sa më shumë të paguash, aq më i fuqishëm dhe aq me i mirë je. E di ti që ne i kemi tarifat me te larta në Athine? E megjithatë, kemi punë më shumë se të tjerët. Se njerëzit kur paguajne më shume, u shijon më shumë… Sa më i shtrenjtë të jetë, aq më i mirë u duket…
18 shkurt 2010
– Të kam thënë që je vërtet e bukur, kukla mu?”. E njoha nga zëri që ishte Eftalia, edhe pse po më merrte nga një numër tjeter dhe në një orë që nuk më kishte marrë kurrë. Ishte mëngjes e unë isha akoma në shtrat…
– Çfarë ka ndodhur, agapi mu? – ia ktheva unë. – Nuk po të marr vesh.
– Shefi i madh të kërkoon, – tha ajo, duke zgjatur zërin e llastuar.
– Shefi i madh?! Pse? – pyeta unë e habitur. – Për shkak të policisë?
– Unë po i them se je e bukur, kjo më përmend policinë, – tha ajo duke u tallur. – Shefi organizon një mbrëmje ne shtëpinë e tij dhe ka ftuar katër nga ju. Ka ftuar katër më të bukurat: Ty, Nadian, Natalian dhe Nensin. Do të bëni qejf, do kënaqeni…
– Kur është?
– Sot në darkë, – më tha ajo. – Në orën 10 do të vijne të të marrin si zakonisht. Nuk do jetë shoferi yt, por një tjeter. Është një makinë Ford i zi. Në 10, dil te vendi ku pret zakonisht Ilian. Bëfsh qejf, kukla mu! – më tha ajo dhe mbylli telefonin.
Desha ta pyesja nëse ishte me apo pa para, por nga toni i saj dukej qartë që ishim “vullnetare”, pra, për qejf. Po te ishte për para, ajo do ma thoshte sa do të fitoja dhe do më kërkonte edhe pjesën e saj. Ku të falte Eftalia për para?! Pra, do të shkoja sot të bëja qejf… “Qejf zeza!”, mendova. U mundova të flija edhe pak, por ishte e pamundur. U çova dhe u kujtova se sot ishte dita e pazarit në lagjen time. U lava ngadale-ngadale dhe dola në pazar, në “laiki agora”, siç i thonë këtu. Gjithnjë më ka pëlqyer të shkoj në “laiki”, më pëlqej të provoj gjëra, të bëj pazar për çmimet me shitësit, shumica e të cilëve janë shqiptarë që bëjnë sikur janë grekë. Më pëlqene edhe gjithë atmosfera që krijohet aty me shitësit që thërrasin me zë të lartë, duke reklamuar mallin… Vesha shpejt e shpejt tutat e sportit, vura syzet e mëdha të diellit dhe dola pa bërë tualet. Edhe flokët i kreha shpejt e shpejt me modelin “sikur çohesh nga gjumi”. Kështu bëj gjithmonë, në fakt, kur dal në ambiente ku ka shumë njerëz, qëkur një herë në “laiki” u përballa me një shitës që kishte qenë klienti im për disa herë. Në fakt, ai nuk më ra në sy, sepse ishte bashkë me të shoqen, por unë u ndjeva shumë keq para tij. Kur më pa në sy, e kuptova që më njohu dhe m’u duk vetja sikur isha e zhveshur lakuriq para tij. Bleva diçka nga ato qe po shiste ai dhe u largova me vrap në shtëpi. Që atehere, tregohem më e kujdeshme: Dal sa më pak që të jetë e mundur në ambiente puiblike dhe kur dal vishem shumë sportive, pa tualet e duke krehur floket ndryshe nga zakonisht, që të mos njihem…
Gjithë pasditen e kalova me çunin dhe me detyrat e tij të shkollës. Më vjen mirë qe po rritet i mbare dhe nuk i mungon asgje, por nganjehere, kur e shoh qe hedh shtat, më vjen keq që po rritet, se me duket se, sa me shume rritet, aq me pak do të ketë nevojë për mua e dalëngadalë do të shkëputet nga unë…
…Në orën 10 dola jashtë e po prisja buzë rrugës. Shtrëngova shallin rreth qafës. Ishte ftohtë sot. Një i dehur që m’u afrua duke kënduar një këngë popullore, më detyroi te shkoja në anën tjetër të rrugës. Ndërkohë, një Ford i zi u ndal te vendi ku më priste zakonisht Ilia. Brenda pashë kokën bjonde te Nadias. Kapërceva rrugën me vrap se ishte drita e kuqe.
– Tani u plotësua grupi, – qeshi shoferi, një djalë që nuk e kisha parë ndonjëherë. – U mblodhën të katër ngjyrat. Kishim bjonde, kuqe, gështenjë. Vetëm brunia na mungonte. – Tamam pica katër stinët për shefin që ka vënë dhëmbë të reja këtë javë, – qeshi ai.
– Mbylle gojën, o malakas! – shau kuqja që ishte ulur në sediljen afër tij, – se do i them shefit e të piu e zeza pastaj…
– Ç’thashë unë?! Thashë që shefi ka vënë dhëmbë të rinj. Nuk e kisha fjalën për atë që mendove ti. Atë e ka pasur në rregull shefi…
– Ia ke provuar ti, “motra” ime? – ia ktheu kuqja e cila dukej që nuk linte rast pa e ngacmuar.
– Jo, jo, ma ke thënë ti! – ia ktheu ai duke qeshur.
– Do të të mbys! – i tha ajo dhe i vuri duart ne fyt aq shpejt sa ai nuk e priste dhe makina devijoi ne korsinë tjeter. Shyqyr që nuk kishte makinë tjetëe se do ishim përplasur keq…
Vijon..!