Vijim…!
Ndërkohë, njëri seç tha në gjuhën e tyre.
– Pyet se nëse do që ta bëjë dy herë, njësoj do paguajë? – tha pakistanezi që na priti e që, me sa dukej, ishte kapoja i tyre.
– Për herën e dytë do paguash 5 euro më pak, pra, 20 euro – u tha shoferi im. Ndërkohë, dy-tre prej tyre filluan të thërrisnin prapë në gjuhën e tyre… Kanë gjuhë të habitshme. Duken sikur zihen edhe kur flasin.
– Këta duan të gjithë nga dy herë, – tha kapua i tyre. – Si do t’ia bëjmë? Me një herë nuk kënaqen, thonë.
– Këta janë si lepujt, – më tha mua duke qeshur shoferi im dhe iu kthye atyre – Dëgjoni – u bërtiti. – Do ta bëjmë kështu: Në fillim do të shkoni të gjithë nga një herë. Pastaj, kur të mbaroni herën e parë, do filloni me radhë, herën e dytë. Edhe juve ju duhet pak kohë të bëheni gati për herën e dytë, apo ju e bëni dhjetë herë rresht?
– Ne, ne, – thanë ata duke qeshur, – dheka fores (dhjetë herë)!
Ndërkohë që unë u futa në të ndarën e vogël, jashtë plasi sherri.
– Po zihen kush të hyjë i pari, – qeshi badigardi im. – Kanë hall se mos u mbarohet bakllavaja…
Kështu, motra jote, priti, njëri pas tjetrit 30 pakistanezë, njëri më i zi e më pis se tjetri. Ishte tmerr, por nuk kisha ç’i bëja. Kisha dhënë fjalën. Ishte e bukur me njërin, në fillim të turnit të dytë. Kishte hipur sipër meje e nuk shkulej. Minutat kalonin e ai vazhdonte, edhe kur shoferi im hyri brenda.
– Figje, – i tha ai, duke e prekur në kurriz, – telios! (Shko, mbaroi)
Ai filloi të kundërshtonte, ndërkohë që vazhdonte të qëndronte sipër meje.
– Çohu mor k…, – bërtiti shoferi shqip, i nxehur dhe, ndërsa me një dorë mbante revolen që ia drejtoi ne kokë, me dorën tjetër e kapi nga krahu dhe e tërhoqi zvarrë duke e nxjerrë jashtë. Veç ta shikoje te shkretin si dridhej nga frika e si ia mbathi vrapit… Kur mbarova punë, afër mëngjesit, isha e këputur. Më dhimbte gjithë trupi. Nuk kisha fuqi të ngrihesha nga dysheku… Nuk mbaja mend sa kisha kaluar, por shoferi më tha se të gjithë e kishin bërë nga dy herë…
– Sa fitove?
– Unë mora gjysmat, fitova më duket rreth 650 euro atë natë, por nuk e bëj më atë gjë. Ishte tmerr i vërtetë! Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, duke u kthyer bëmë karambol rrugës. Shoferin, me sa duket, e zuri gjumi dhe ia futi murit të autostradës. Nga ajo ditë e kam këtë shenjën këtu, – më tha ajo dhe më tregoi një vragë poshtë syrit…
…- Unë mora gjysmat, fitova më duket rreth 650 euro atë natë, por nuk e bëj më atë gjë. Ishte tmerr i vërtetë! Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, duke u kthyer, bëmë karambol rrugës. Shoferin, me sa duket, e zuri gjumi dhe ia futi murit të autostradës. Nga ajo ditë e kam këtë shenjën këtu, – më tha ajo dhe më tregoi një vragë poshtë syrit…
E çuditshme është kjo femër. Duket sikur nuk ka ndjenja. Edhe kur flet për gjëra që ta shpifin, edhe kur tregon gjëra për të qeshur, fytyra e saj nuk tregon asnjë ndjenjë, sytë e saj janë gjithmonë njëlloj, pa pikën e shprehjes…
20 janar
Sot më është dukur vetja si psikologe. Kam ndenjur plot një orë duke dëgjuar Panajotin. Eshtë klienti im i rregullt. Eshtë i divorcuar. Një herë në dy javë, më thërret në shtëpinë e tij. Më duket se ka rënë në dashuri me mua, i shkreti, por nuk ma thotë. E kam vënë re që shpesh më shikon si i përhumbur, por sapo e shoh në sy, e kthen kokën menjëherë… Sot ishte i mërzitur. Ish-gruaja i kishte shkuar bashkë me fëmijën e tyre në Amerikë, pa lënë asnjë adresë e numër telefoni. “Më ka marrë malli për vajzën, më tha, po më djeg malli. Nuk mendoj veç për të. Sapo më del gjumi natën, më shfaqet para syve fytyra e saj. Edhe gjatë ditës, sapo kam një minutë të lirë, kur truri nuk mendon për punën, mendoj për të… Nuk di ç’të bëj”. Kishte shkuar edhe në polici, edhe në Ambasadën Amerikane, por nuk e kishte gjetur dot…
Më erdhi keq për të. Më fliste dhe sytë i kishte të mbushur me lot. Në fund më pagoi, edhe pse nuk bëri seks. Nuk desha t’ia merrja një pjesë të parave, por nuk pranoi…
Vijon..!