Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Astrologia shpjegon…!

Orë me rrip të zi

– Kam parë në ëndërr sikur babai im rrihte motrën, e cila rri me babin në shtëpi. Pastaj sikur me pyeste vellai se pse e rreh babi motren dhe ajo qante me te madhe. Pastaj më erdhi kunata (nusja e vellait), me solli nje ore me rrip te zi e me tha: “Merre kete ore se ta kane bere dhurate ty”. Unë, sikur i thashe: “Në dasëm të djalit!”. Afër shtepise ajo kishte lene tre 250 lekëshe (nga ato të vjetrat) dhe më tha t’i merrja. Unë i mora. Me njërën bleva një bukë, kurse të tjerat, ia ktheva. Pastaj sikur mami po flinte ne nje kuzhine me vellain dhe une i thashe qe te flemë bashke, por mami nuk donte dhe unë vajta te flija ne dhome. Vellai me perzuri (eshte i martuar), u ngrita, vajta ne dhome e mbaja deren te mbyllur. Vellai erdhi e hapi deren dhe sikur donte te me rrihte, kurse mami i tha: “Mos e rrih!”. A mund ta di se çfarë do të thotë kjo ëndërr, ju lutem?

– E dashur lexuese, ëndrra juaj është pak e ngatërruar për të kuptuar tamam thelbin e parashikimit. Ajo më shumë tregon gjendjen aktuale të familjes tuaj, situatën tuaj psikologjike e shpirtërore dhe jo ndonjë ngjarje në veçanti. Një person shumë i afërt i juaji vuan shumë dhe ju jeni shumë në merak për të. E gjithë familja është si në gjendje ankthi për çdo situatë, duke filluar nga babai, për të vazhduar te vëllai dhe mamaja. Pastaj, ëndrra fokusohet te ju, që i përjetoni të gjitha me shumë ankth dhe luhatje psikologjike. Nga ana tjetër, ajo që keni parë ju transmeton një mesazh të qartë, të cilin ju duhet ta zbatoni në njëfarë mënyre. Mundohuni ta pranoni realitetin ashtu siç është, pasi vetëm ju nuk mund ta ndryshoni. Duhet të ruani qetësinë për vete dhe për personat që ju rrethojnë. Vetëm duke ruajtur qetësinë dhe duke kontrolluar ndjesitë e këqia, gjendja juaj shpirtërore do të përmirësohet. Sado të mundoheni të gjeni zgjidhjen e duhur për gjithçka, është fati ai që vendos në fund. Mendoni se ka qenë vullneti i Zotit për gjithçka që ka ndodhur brenda familjes dhe te ju, mistere të cilat i di vetëm ai që na sundon. Gjithë të mirat!

Advertisement

Adresë e saktë

– Jam një zonjë. Shoh shpesh në ëndërr sikur dikush më thotë: “Ta gjeta çunin, e ke në filan adresë” dhe më tha adresën shumë të saktë në Shqipëri, e cila realisht, ekziston. Çfarë do të thotë kjo ëndërr se po çmendem? Zonja X.

– E nderuar zonjë, më vjen keq nëse realisht e keni humbur çunin. Ëndrra juaj ka dy shpjegime; i pari tregon shqetësimin dhe ankthin tuaj për të gjetur çunin dhe i dyti, për të vërtetuar atë çfarë thotë ëndrra, unë do t’ju sugjeroja të verifikoni adresën që ju shfaqet në ëndërr. Ndoshta aty do të gjeni përgjigjen që po e kërkoni prej kohësh. Nëse jo, atëhere mund të jetë dikush që ka kaluar pothuajse të njëjtën gjendje si ju dhe jeton në atë adresë. Pyesni një herë në atë adresë, thjesht, për kuriozitet. Uroj që të dalë më e mira për ju.

Varëse dhe vathë

– Përshëndetje! Do të doja të më shpjegonit një ëndërr që më ka bërë përshtypje. Në realitet, është një djalë që më pëlqen, ndërsa në ëndërr pashë sikur ishim në pishina po në të vërtetë ishte shtëpia e hallës dhe djali ishte me vëllezërit e babin, ndërsa unë, me mamin, motrën dhe hallën. Ai më ftoi të ulesha pranë tij dhe më dha si dhuratë një varëse dhe vathë. Unë s’doja ta pranoja se kam një të dashur. Ju lutem, më thoni, ç’do të thotë?

– Ëndrra do të thotë që ju, realisht, në pavetëdijen tuaj, e pëlqeni këtë djalë dhe ju pëlqen fakti që ai ju vardiset edhe në realitet, por keni frikë ta pranoni një gjë të tillë, duke qenë se jeni e angazhuar me dikë tjetër. Duhet të keni kujdes; jo gjithmonë i duhet dhënë “shqelmi” një dashurie, për hir të një njohjeje të re që ju duket interesante. Duhet të bindeni më parë me veten se çfarë është i dashuri aktual për ju, se çfarë është ai tjetri dhe të bëni krahasimin. Bëni atë çfarë është më e mira për ju. Ai dëshiron realisht të afrohet me ju dhe është në dorën tuaj që të vendosni. Gjithë të mirat!

Shtëpi druri

– Shoh shumë shpesh në ëndërr shtëpi të vjetra druri dhe sikur ngjis e zbres nëpër shkallët e tyre. Shoh shpesh edhe gjarpërinj poshtë shtëpive, nëpër shkallë, gjithandej; sikur i vras, disa i prek, ua ndjej lëkurën dhe çuditërisht, në këto ëndrra shoh sikur është natë. Ju lutem, më ktheni një përgjigje, jam në merak… Tevi.

– E dashur Tevi, nëse shihni shtëpi të vjetra në ëndërr, do të thotë se ju nuk ndiheni e sigurtë në vetvete. Këto pasiguri do t’ju bëhen pengesë në të ardhmen edhe në gjëra të vogla. Gjarpërinjtë tregojnë që ju jeni tip i mbyllur dhe keni frikë të lidheni me një mashkull, aq më tepër, të keni marrëdhënie intime. Përveç kësaj, gjarpërinjtë në këtë ëndërr që ju keni parë, tregojnë se ju keni shumë kundërshtarë të cilët mundohen t’ju kundërvihen, por në këtë pikë, ju jeni njeri i fortë; sa herë rrëzoheni, dini edhe të ngriheni. Ju urojmë fat!

Te fallxhorja

– Përshëndetje astrologe! Ç’do të thotë ëndrra ime? Pashë sikur unë, mami dhe motra, kishim vajtur për të hedhur fall me letra. Vetëm një letër kishim të drejtë të zgjidhnim, pasi kjo letër ishte fati ynë. Kur e tërhoqi mami, i doli një engjëll. Kur e tërhoqi motra, doli një trëndafil i kuq dhe i bukur. Kur e tërhoqa unë, më ra një varr me pllaka të mermerta. Fallxhorja më tha: “Ah, veç kjo letër mos të kishte rënë, çdo gjë do shkojë keq”. Unë fillova të qaja se pse më kishte rënë ky fat; qaja e qaja. U zgjova në gjysmën e natës dhe veç stres kam pas. Më ka ngelur peng ajo që pashë. Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë. Shreku

Shreku, ndonjëherë ëndrrat shprehin gjendjen aktuale dhe ankthin e ditës në forma të tilla që të trembin. Ju nuk duhet të shqetësoheni, sepse asgjë nga ato që keni parë nuk do të ndodhë. Jeni vazhdimisht të prirur për mendime negative, prandaj edhe ju shfaqen ëndrra të tilla me lajmërime të këqia. Pavarësisht mesazhit negativ që keni marrë në ëndërr, ajo realisht në jetë tregon që do të ngushëlloheni nga dikush. Këtë e tregon fakti që keni qarë. Jo gjithmonë ëndrrat e këqia paralajmërojnë fat të keq. Mendoni pozitivisht dhe asgjë nga ato që keni parë nuk do t’ju ndodhë. Ju uroj shëndet!

Babai

– E dashur astrologe, kam parë në ëndërr sikur më tha mami: “Kam folur me babin tënd dhe e pyeta si ishte. Më tha se ishte mërzitur se ishte pa punë vetëm 9 ditë kishte punuar e do të kthehej në shtëpi”. U gëzova shumë se më kishte marrë malli. Më pas sikur po shkoja në shtëpi, më foli nëna e komshijes sime e më tha: “Të ka ardhur babi”. Kur hyra në oborr, e pashë tek po i jepte vëllait të dytë ca lek. E putha me mall e i thashë: “Nuk kemi nevojë për lek, por mos ik!”. Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë se jam e mërzitur…

– Jeni në ankth dhe kjo duket shumë qartë tek ëndrra që keni parë. Ëndrra tregon që keni probleme financiare dhe për këtë arsye, shpesh ndiheni të vetmuar. E keni shumë merak babain dhe herë pas here rrini me mendjen tek ai. E ndjeni shumë mungesën e tij realisht dhe do të donit ta kishit pranë gjatë gjithë kohës. Po kaloni gjithashtu një periudhë melankolie le të themi në planin sentimental dhe babain e shikoni si figurën më të fortë që mund t’ju mbështesë dhe t’ju japë forcë. Kështu do të ndodhë realisht, ai do të jetë shumë afër jush, mjafton edhe që ju ta kërkoni. Gjithë të mirat!

Shoqja me djalin e saj

– Kam parë në ëndërr një shoqen time dhe djalin e saj; sikur ajo ma kishte lënë djalin e saj 4 vjeç përkohësisht dhe vetë ishte jashtë shtetit. Ajo më mori në telefon dhe më tha: “Eri, çfarë po bën?”. “Mirë”, i thashë unë. “Ma jep pak djalin”. Ia kalova dhe sa i tha ai “alo mami”, ajo i tha “o shpirt i mamit” dhe filloi të qante. Filloi edhe djali dhe unë duke qarë aq shumë. U preka aq shumë saqë edhe në gjumë kisha qarë. Kam merak… Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë. Eri.

– I nderuar Eri, nëse jeni në pritje të ndonjë lajmi, atëhere është pozitive sepse nëse deri dje keni qarë dhe jeni trishtuar, tashmë do të gëzoheni dhe do të ngushëlloheni më së miri. Në qoftë se keni në plan disa projekte, ato do t’ju realizohen, edhe pse pak me vështirësi në fillim. Ëndrra, në njëfarë mënyre, ju përfshin si ju, ashtu edhe shoqen tuaj, e cila nga ana e saj do të ketë nevojë për ndihmën tuaj, për të cilën do t’ju flasë në ditët në vazhdim. Ju uroj shëndet!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (24)

Next Post

E dashura nuk e dinte që isha homoseksual

Advertisement