Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam e martuar, por më tërheq një tjetër


– Jam një vajzë 31 vjeçe, e martuar prej një viti, pas një periudhe shumë të gjatë fejese. Kam një problem, jam person shumë ankthioz dhe para tre vjetësh kam vuajtur nga atake paniku e probleme në të ushqyer. Nuk është se u bëra anoreksike, ama shkova deri 45 kile. Aktualisht, po përjetoj një periudhë shumë të vështirë. Përpara se të martohesha, gjatë fejesës, vura re që më tërhiqte shumë një miku im shumë i dashur, por e keqja është se unë vazhdoj të jem e fiksuar pas tij, edhe pse jam e martuar. Kjo gjë ka bërë të mos kem një jetë normale intime me bashkëshortin tim. Jam e fiksuar keq pas tij, jam gjithnjë në ankth, sa nuk arrij të qetësohem. Unë nuk kam ndërmend ta lë tim shoq për t’u shoqëruar me mikun tim, aq më tepër që miku im nuk shpreh asnjë lloj interesi ndaj meje, përkundrazi, thjesht më respekton si një shoqe të mirë. Mendoj se unë kam ndonjë problem të brendshëm psikologjik shpirtëror në lidhje me marrëdhënien që kam me tim shoq. Ndoshta më duket shumë monotone dhe duhet ndryshuar diçka në marrëdhënien tonë. Realisht, unë me tim shoq jemi mirë, kemi komunikim, shkojmë shumë mirë, zihemi shumë pak, kemi interesa të përbashkëta. E vetmja gjë që më duket pak e lënë pas dore është marrëdhënia seksuale, probleme të vogla të cilat kanë qenë edhe përpara se të martoheshim. Doja të dija nëse unë jam gabim dhe a ka ndonjë zgjidhje në këtë mes? Çfarë më këshilloni ju si redaksi ose ku mund të shkoj unë për këshillim? Nuk do të doja kurrë ta shkatërroja martesën me tim shoq. Ju lutem, më ktheni një përgjigje këtë javë se po më ikën truri. Matilda.

Redaksia: – E nderuar Matilda, nga letra juaj e përshkruar me kaq hollësi kuptoj që ju nuk keni aq shumë probleme sa mendoni. Në momentin që ju i kuptoni problemet tuaja dhe logjikoni në mënyrë të shëndoshë, le të themi, gjendja juaj nuk është aq e rëndë sa mendoni. Tani më duket shumë e rëndësishme që të reflektoni më shumë me veten dhe, të qëndroni me këmbë në tokë. Mendoj se gjatë gjithë fejesës tuaj dhe në martesë keni kaluar vështirësi emocionale dhe psikologjike që kanë të bëjnë me një fushë shumë të rëndësishme siç është marrëdhënia intime, të cilën e keni lënë vërtet pas dore, siç e pohoni edhe vetë. E megjithatë, keni rezistuar duke i qëndruar besnike bashkëshortit tuaj, pavarësisht se keni patur tërheqje të madhe për një person tjetër. Kjo është shumë pozitive për ju. Mendoj se është pak normale të tërhiqesh nga dikush tjetër, kur nuk ndihesh mirë në intimitet me bashkëshortin. Pavarësisht se nga ana tjetër shpreheni se shkoni shumë mirë, komunikoni, nuk ziheni shumë etj., unë mendoj se komunikimi juaj ka një problem, përderisa ju nuk flisni për atë pjesë kaq të rëndësishme të jetës bashkëshortore që është intimiteti. Në këtë drejtim, mendoj se vërtet keni nevojë për ndihmë dhe këshilla psikologjike. Ndoshta edhe bashkëshorti e shikon këtë problem, pavarësisht se nuk shprehet. Atëhere, unë ju këshilloj të bëni një psikoterapi në çift me një psikolog që merret dhe me problemet intime. Duke qenë se jeni një çift që dëshironi ta ruani martesën që keni, nuk e shoh shumë të vështirë normalizimin e marrëdhënies dhe zgjidhjen e problemit që keni me intimitetin. Në lidhje me tërheqjen që ndjeni ndaj mikut, kam përshtypjen se sapo të zgjidhni problemin që keni me bashkëshortin në intimitet, nuk do ta keni më atë tërheqje. Unë do ta quaja vërtet “mëkat” të prishej martesa juaj që duket shumë e qetë dhe e mirë, vetëm për një problem kaq të vogël që mund të rregullohet shumë lehtë. Duke qenë se jeni të komunikueshëm, pse të mos flisni edhe për problemet seksuale dhe t’i zgjidhni ato? Në këtë mënyrë, do të ndjeheni më të afërt me njëri-tjetrin dhe do të afroheni edhe më shumë, shpirtërisht e seksualisht. Ju uroj që ta kaloni sa më shpejt këtë fazë dhe të jetoni e qetë me martesën tuaj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Historia ime e ëmbël dhe e hidhur

Next Post

Melosi sjell këngën e tij të parë, është djali i artistit të njohur

Advertisement