Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cila është koha e përshtatshme për seks?


Sipas studimeve, “moti i nxehtë duket se i dëmton spermatozoidët që mbartin kromozome femërore Y”. Kështu, në bazë të meteorobiologjisë, femrat duhet te presin stinen e pranveres ose akoma më mirë, te veres, per t’iu vardisur meshkujve. Por, per femrat qe duan te mbeten shtatzënë menjëherë dhe pa dashur t’ia dinë per seksin e femijes qe do te linde, muajt me te pershtatshëm (sipas kerkimeve te ndryshme) jane muajt shkurt dhe nentor. Ne kete periudhe, temperatura nuk i kalon 16 gradet, spermatozoidët jane me aktivë dhe e fekondojne vezën më me lehtësi. Po për gratë, sa duhet te shenojë temperatura? Sipas Xhuliaçit, per to nuk ekziston nje temperature ideale. Disa eksperimente laboratorike me kavie te vogla kane treguar se luhatjet e motit, ftohtë-nxehtë-ftohtë dëmtojnë pjellorinë femërore, por jo epshin seksual…

Koha e përshtatshme për seks

Advertisement

E keni menduar ndonjëherë se cili është momenti kur ndjeni vërtet dëshirë për seks?

Për femrat, periudha më stimuluese për seks është muzgu. Ndryshe ndodh me meshkujt, dëshira e të cilëve, zakonisht, “zgjohet” në mëngjes dhe pasdreke.

Mos u habitni! Përveç periudhës më stimuluese për seks, ekziston edhe një periudhë stimuluese për tradhtitë. Periudha më stimuluese e meshkujve për tradhti është stina e dimrit me temperaturat e ulëta, ndersa per femrat, stina e nxehte e veres.

Keto te dhena i jep studimi i raportit ndermjet fenomeneve atmosferike dhe qenieve njerëzore. Një gjë të tillë e kishte hamendësuar më parë edhe Hipokrati, në shek. IV para Krishtit. Sipas tij, dielli, shiu, lageshtia dhe era ndikojne në dhimbjen e kokës, dhimbjet reumatizmale dhe infarktet. Por, Hipokrati kurrë nuk do ta kishte imagjinuar që këto fenomene do të kishin ndikimin e tyre në tërheqjen seksuale, epshet dhe prirjen per te qenë nënë.

“Klima” e epsheve

Me parashikime pak me te ndryshme flasin seksologët, sipas të cilëve, nëse moti i ftohtë na ndihmon që të bëhemi prindër, në të njëjtën kohë ai krijon probleme me epshin seksual. Ky diskutim lidhet me hormonet seksuale që në periudhën e dimrit ngadalësojnë dhe pakësojnë epshin seksual. Rizgjimi bëhet në pranverë, kur jemi të prirur për të tradhtuar. Në këtë periudhë, te femrat rilind dëshira për të bërë seks. Pikërisht kur natyra lulëzon, gruaja zgjohet dhe i shfaq më me ngulm dëshirat e saj erotike. Deri në dimrin që vjen… Ky është një cikël që përsëritet, i pashmangshëm si stinët e vitit.

Dita dhe nata

Por, pse faktorët atmosferikë e kushtëzojnë kaq shumë jetën tonë intime? Duke e thjeshtëzuar çështjen, mund të themi se organizmi ynë është i mbushur me inde nervore që përçojnë ndjesi dhe që shërbejnë pikërisht për të perceptuar çdo ndryshim, edhe atmosferik, duke e përcjellë atë në tru. Ky reagon direkt duke i çuar urdhëra gjithë trupit. Meqenëse meshkujt dhe femrat kanë hormone të ndryshme, edhe reagimet e tyre seksuale janë të ndryshme. Vështirë që meshkujt dhe femrat “të bien dakord”. Secili ka stinën e tij të preferuar. As në oraret e preferuara për të bërë seks nuk ka sintoni mes tyre.

Meshkujt janë më të eksituar në orarin e pasdrekes dhe kur sapo zgjohen nga gjumi. Kjo është normale, sepse në ato momente, mashkulli ka hormone të tepërta që i shkaktojnë eksitim të vetvetishëm.

Te femrat, epshi arrin maksimumin në mbrëmje ose natën. Këtu ndikon edhe një aspekt psikologjik; nata mbart misterin, krevatin e ngrohtë dhe të sigurtë.

Marsi, muaji me fat

Hëna ndikon shumë në trupin e femrës. Është e mahnitshme lidhja që ekziston mes zgjatjes së ciklit menstrual (28 ditë) dhe lëvizjes periodike të Hënës rreth Tokës (28 ditë). Studiuesit gjermanë kanë arritur në përfundimin që te shumica e grave, periudha e mestruacioneve përkon me hënën e re, të plotë. Edhe lindjet janë më të shpeshta kur hëna është e plotë.

Por çfarë duhet të themi për mungesën e sintonisë në lindjen e epshit mes meshkujve dhe femrave? A ka një periudhë të përbashkët kënaqësie mes tyre? Sipas meteorologjisë, po. Në muajin mars, kur temperaturat janë mjaftueshmërisht në sintoni me shijet e meshkujve, gruaja fillon të zgjohet nga gjumi letargjik…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi!(20)

Next Post

Jam dashuruar me kushëririn!

Advertisement