– Përshëndetje “Intervista”! Dëshiroj t’i
bëj një pyetje instruktorit tuaj. Unë jam një vajzë 25 vjeçe. Kam më shumë se dy
vjet që merrem me sport, bëj ushtrime gati 1 orë e gjysëm në ditë, si dhe
ushqimin e kam reduktuar, madje kam tre muaj që kam përdorur një dietë ku haja
shumë pak dhe nuk fusja bukë në gojë. Tani kam rënë goxha nga pesha, por më ka
rënë gjoksi dhe kjo gjë s’më pëlqen. Nuk e kam aq të fryrë sa ç’e kam patur më
parë. Ju lutem, më thoni çfarë duhet të bëj që ta tonifikoj përsëri gjoksin dhe
ta fryj aq sa e kam patur më parë? Faleminderit.
Diego Hoxha, fitness instruktor, Fitness&Box Sport Albania, Rr Bajram Curri, pranë maternitetit të ri, tel +35544534743:- Për të pasur një gjoks të lartë dhe të fortë është ëndrra e të gjitha femrave, për fat të keq, megjithatë, ajo nuk është e lehtë dhe e menjëhershme dhe nëse nuk doni të shkoni tek kirurgu, ju duhet t’i kushtoni njëfarë qëndrueshmërie dhe përpjekje për të marrë rezultate të mira. Ka disa mënyra për të rritur gjinjtë natyrshëm dhe në një kohë të shkurtër, por duhet te dini se është e nevojshme të punoni me tonin muskular. Për këtë qëllim të veçantë, ne duhet te bejme ushtrime për tonin e gjoksit, duke shoqëruar me masazhet dhe trajtimet me krem për të arritur gjinjtë, mundësisht bio! Shumë e rëndësishme është edhe mënyra e të ushqyerit, ne duhet teë konsumojmë sa më shumë ushqime bio produktet e freskëta zarzavatet dhe kryesisht ato që kanë proteina bimore! Disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë për të pasur një gjoks të shëndetshëm: produktet me baze Soie, finoku është i pasur me fitoestrogjen dhe antioksidant. Speci djegës, mielli integral, bizelet, curcuma, rigoni, xhinxher, fasulet! Edhe gjumi është i rëndësishëm, nuk duhet të flemë përmbys sepse bllokon qarkullimin e gjakut duhet të flejmë anash. Reçipetat jo shumë të ngushta sepse nuk duhet të shtypet gjoksi ka të bëjë gjithmonë me qarkullimin e gjakut dhe shumë e rëndësishme që të bëjmë vazhdimisht masazh dhe të përdorim nëse është e mundur vaj bajamesh! Ju uroj gjithë të mirat!