– Vajzës sime, pas disa shqetësimesh që kishte dhe kontrollit mjekësor që i bëmë, i doli se ka gur në tëmth. Çfarë më këshilloni ju si specialiste në këtë fushë? Vajzën e kam të vogël, është 6 vjeçe. A është normale që një fëmijë i kësaj moshe të ketë gurë në tëmth? Faleminderit.

Dr Nevila Lëngu, gastro-hepatologe, QSUT :- Mund të hasen raste të gurëve neë temth edhe në fëmijët e vegjël. A vuan vajza nga ndonjë anemi e lindur? A është konstatuar ndonjë anomali e lindur e kolecistes (tëmthit) apo rrugëve biliare. Do t’ju rekomandoja një analizë gjak komplet dhe elektroforezë të hemoglobinës. Nëse jetoni në Tiranë do të ishte mirë të kontaktonim dhe t’a shihja rastin nga afër. Mund të vini për konsultë në Poliklinikën e Specialiteteve nr 1 Tiranë ose mund të më kontaktoni në adresën e email- it nevilalengu@yahoo.com. Gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *