Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Ostrike


Përshëndetje! Jam Ela nga Tirana. Si mund të marinohen ostriket e detit në mënyrën e duhur, ashtu siç janë krudo dhe të kenë një shije të mirë dhe të këndshme? Jam përpjekur dy herë t’i bëj por duket se me mungonte diçka që nuk ishin aq të mira. Faleminderit!

Përgjigjet Emanuela e Restorant “Il Tipico”, Rr  Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Ela, faleminderit që na ke shkruar dhe mendoj se kërkesa jote është me vend. Ostriket janë prodhime deti me vlera ushqyese shumë te mira dhe janë të këshillueshme të konsumohen krudo me pak marinim për të mos humbur asnjë vlerë të tyren. Është recete e thjeshtë dhe i gjithë sekreti qëndron tek marinimi. Për këtë të duhen:

Advertisement

Ostrike 600 gr

Limon 2 kokrra

Shegë 40 gr

Majdanoz

Vaj ulliri

Përgatitja:

Marrim ostriket, i hapim guaskat dhe i lajmë. Në një pjatë aty ku do shërbehen ostriket, shtrojmë akull dhe vëmë ostriket sipër. I shtrydhim një kokërr limoni sipër dhe i hedhim vajin e ullirit. E dekorojmë me shegë dhe majdanoz. Pjata është gati dhe shpresojmë që këtë herë të përftosh rezultatin e duhur! Ju bëftë mirë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Androniki Kolka: Gazetarët shqiptarë janë të pambrojtur

Next Post

Dy dashuritë e një burri...

Advertisement