Orgesa Zaimi vajza e cila njihet për portretin e saj të çiltër edhe të qeshur, me shumë vite karrierë mbi supe, sot ajo vjen në një intervistë  për lexuesit e “Gazeta Intervista”. Një këngëtare e talentuar e cila ka sjellë gjithmonë risi në tregun muzikor dhe jo vetëm, sepse zëeri i saj ju shoqëron edhe në emisionet radiofonike ku është folëse prej disa vitesh. Ju ftoj të lexoni intervistën që realizuam me të dhe ku ajo tregon se…!

Fjoralba Zeqiraj:- Si e gjeti ky vit Orgesën?

Orgesa Zaimi:- Pas një fundviti të ngarkuar me puneë dhe angazhime, ditët e para të vitit Iikalova bashkëme familjen në pushime dimërore ku patjetër dëbora ishte kryefjala!

-Ekperienca më e bukur përty  e vitit që lamë pas, ishte ajo si protagoniste në festivalin e fundit të Radio Televizionit apo të qënit juri në panelin e “Këngës Magjike”?

– Kanë qenë të dyja eksperienca shumë të veçanta edhe pse pjesëmarrja në festival nuk ishte për herë të pareë dhe pak a shumë e kisha të qartë të gjithë rrugëtimin, këtë herë  me duhet të them që më sfiduesja ishte juria e “Këngës Magjike” sepse ishte hera e parë për mua që isha në njeë panel gjykues bashke me kolegë që tashmë i konsideroj si miq, dhe u ndjeva me fat që dëgjova aq shumë prurje e talente të reja kaq të mirë. Mendoj se “Kënga Magjike” ka ate popullaritetin e vet për një arsye shumë të madhe që është gjithnjë pranë publikut me shijet, me këngët, me artistët, me spektaklin. Festivali vazhdon t’a ruajë traditën klasike të tijën, por që të dyja kanë qenë të rëndësishme në vendin e vetë për mua.

-A e ka një emër gjithë burimi i suksesit tënd, i cili të motivon të vazhdosh dhe të jesh gjithmonë e sukseshme?

-Unë  kam pasur energjinë që më ka drejtuar gjithnjë por edhe këmbënguljen e pasionin për muzikën dhe artin, por mendoj që të qenit mama e dy fëmijëve të mi më ka dhënë më shumë forcë dhe motivim. Ata janë burimi i çdo të mire në jetën time.

-Orgesa si folëse radiofonike apo këngëtare?

– Nuk i ndaj dot dhe s’kam pse t’a bëj një ndarje të tille sepse të dyja plotësojnë njera-tjetrën dhe mua gjithashtu, janë të dyja rreth muzikës, të cilen e kam dashur që në vitet e para të jetës. Mendoj se i kam realizuar ëndrrat e mia pasi kam punët që më shumë kam dashur të bëj por dhe që ndjehem mirë dhe e aftë për t’i bërë, pa sforco.

– Kënga juaj më e fundit dhe e re është ajo me titullin “Hije” përse ky titull dhe çfarë mesazhi keni dashur të sillni me këtë këngë?

-Gjithnjë tematikat e këngëve që dëgjojmë kanë të bëjnë me dashurine, ndarjen e një çifti, gjithnjë kam kërkuar tema më të veçanta më të mirëmenduara dhe gjithashtu që të ngacmojnë imagjinatën. Këngën “Hije” e ka kompozuar dhe shkruar Genti Lako i cili s’është asnjëherë i cektë në tematikat dhe gjuhën e këngëve të tij. Ka shumë rëndësi që të lëmë gjurmë në këtë jetë dhe mos të ngelemi hije, mos të lejojmë askend të na fshijë, të na ç’bëj apo të na lerë në hije….

-Çfarë note i jepni tregut muzikor në atë që servir për publikun?

-Nuk jam kritike arti apo kritike muzike që ta gjykoj si të tillë. Si një artiste që ka mbi 10 vite në treg, unë s’kam bërë asnjëhere kompromis me shijen dhe identitetin  tim, që do të thotë që në mënyrë gjeneraliste apo të prerë nuk gjykoj dot askënd sepse dua te rri në botën time, në atë bote muzikore që vet e kam ngritur. Në këtë treg ka vend për të gjithë, por ëshë vetëm koha ajo që dallon dhe specifikon artistët e mirë dhe ata të vërtetët …

-Si ia del Orgesa të jetë një nënë e mirë po ashtu edhe njeë vajzë në karrierë?

– Ia dal pa u sforcuar sepse kam energjitë dhe ritmin e duhur për t’i përballuar. Në fillim, kur prisja fëmijën e pare e mendoja këtë gje dhe thoja a do jem një nënë e mirë për vajzën time, dhe a do e vazhdoj karrierën dhe profesionin tim. Çdo gjë mori formë dhe shkoi nëvendin e vet kur fëmijët pak nga pak u rritën e vazhdojnë të rriten me shpejtësi, për t’i dhënë edhe atyre modelin e një prindi që nuk ndalet para asnjë vështirësie, dhe që mund të jetë edhe prind i tyre por edhe një profesionist në punën e vet. Me mbështetjen e familjes time dhe të bashkeshortit kam mundur që të ruaj ekuilibra dhe të arrij të jem të dyja, edhe nënë edhe këngëtare.

– Ti njihesh për stilin tuaj të veçante në mënyrën e të veshurit, cila ka qenë veshja me e çuditshme apo kombinimi më i çuditshëm që ke bërë?

– Mendoj se kam guxuar shumë në Festival me veshjen e natës së dytë, nata e performancës;  që dukesha komplet jashtë kësaj bote, marsiane apo e alienuar. Më pelqen të eksperimentoj por në të shumtën e rasteve ti qendroj e vërtetë imazhit që dua më shumë dhe atij që më identifikon, por pse mos të provojme e luajmë veshjesh.(Buzëqesh)

– A ka dicka të re që mendon se duhet ta ndash  me lexuesit e portalit online të “Gazetes Intervista” në lidhje me prurjet e reja që do ketë gjatë vitit në vazhdim?

-Këtë herë një sfide për mua edhe pse prap në muzikë; bashkëpunimi në festival me kompozitorin Genti Lako solli gjithashtu më pas edhe një tjetër bashkëpunim, këtë herë si pjesë e kolonave zanore të një filmi komedi shqiptar  të shumepritur  që do të këtë premierën në datën 14 shkurt. Ka qenë një ekspericencë shumë e veçantë dhe kënga që kemi punuar është kolona zanore kryesore e filmit.
– Çfarë do i thoje  nëpërmjet kësaj interviste Orgesës, diçka që duhet ta këtë gjithmonë parasysh por që në të vërtetë ndodh e kundërta?

-Unë kam një defekt por edhe të mirë që jam shumë e drejtëperdrejtë dhe e sinqertë, kjo ka pasur raste që më ka ndihmuar por edhe futur në telashe. Dhe zakonisht mendoj se ata që flasin me veten quhen pak të cmendur, por meqë duhet ti përgjigjem kësaj pyetjeje të çuditshme, po i them vetes “Po ik mi se le nam”.(Qesh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *