Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam rënë në dashuri me psikologun! Si të veproj?

Më udhëkryq

– Jam një vajzë 25 vjeçe që kam rënë në dashuri me një psikolog rreth 34 vjeç. Pata një problem dhe kontaktova me të. Ai di çdo gjë për mua. Ia kam besuar tërë jetën time, di çdo detaj, përveç një gjëje: Që jam e dashuruar me të, me psikologun tim… Nuk e shoh më si psikolog, si psikoterapist apo si ndihmësin tim, por si mashkull, si një njeri që më ka hyrë në zemër dhe që e dashuroj. Kjo ka ndodhur pa vetëdijen time. Psikologu im sillet jashtëzakonisht mirë me mua. Ai shpesh edhe më telefonon për të më pyetur në ç’gjendje jam, për çfarë po mendoj dhe shumë e shumë pyetje të tjera. Përkundër kësaj, që ai tregon një kujdes të veçantë për mua, as që mund të supozoj se ai ndjen të njëjtën gjë sepse etika nuk ia lejon psikologut një gjë të tillë. Ju lutem, më thoni si të veproj në këtë rast? T’ia them apo te pres?

– Derisa është psikolog e di dhe këtë gjë që ju keni rënë brenda! Kujtimi

Advertisement

– Ore ca është nam i zi, shkoni për t’u shëruar dhe bini në dashuri, na habitët! Lea

– Thuaji cfarë ndjen, njerëz jemi dhe mund të na ndodhte kujtdo prej nesh! Maksi

– Po psikologun ç’e do aman, ai nuk është në rregull për vete, do merret edhe me ty tani. Linda

– Lexoj dhe po habitem,çfarë janë këto komente dekurajuese, psikolog nuk bën, doktor jo, këngëtar jo, po çfarë profesioni duhet të ketë dikush që të biem në dashuri? Nuk besoj se keni një përgjigje për këtë, prandaj vajzë e dashur, jepi drejtim dhe thuaja, të pakten nuk do ndihesh keq që nuk ia the. Klodi

– Thuaja, edhe pse dyshoj që ai nuk e ka kuptuar sepse psikologët janë shumë të aftë të kuptojnë ndjenjat dhe emocionet. Tedi

– Nuk besoj se është mendim i keq ky i të shprehurit. Thuaja! Egla

– Mendoj se po t’ia thuash ai do mbajë etikën profesionale dhe nuk do jesh më as pacientja e tij. Kështu që ekziston edhe frika e humbjes së tij. Megi

– Nëse sillet mirë me ty dhe të kupton, hiqe faktin që është psikologu yt, thuaja dhe të paktën do ndihesh mirë që ia the. Melisa

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ylli Dylgjeri letër ish ambasadorit Lu;Amaneti juaj për së gjalli shkoi në vend!

Next Post

Eni Jani: Genci tha “po”!

Advertisement