– Doktoreshë Nevila, kur bëj ujin e trashë, anusi më dhemb dhe më del gjak. Kjo gjë vazhdon për disa ditë ose javë. Më pas, nuk përsëritet për ca kohë dhe fillon përsëri. Gjaku nuk është i përzier me feçe. Ju lutem të më thoni çfarë kam, çfarë ushqimesh ose ilaçesh duhet të përdor? Theksoj se, kur ndodh kjo gjë, nuk kam shqetësime të tjera. Ju lutem më ktheni përgjigje sepse vërtet jam e shqetësuar. Nuk kam bërë asnjë lloj vizite se, me thënë të drejtën, më vjen pak turp të shkoj të vizitohem.
Dr Nevila Lëngu, gastro-hepatologe, QSUT :- Ankesat tuaja duken më tepër të lidhura me hemorroidet. Hemorroidet janë vena varikoze të pjesës fundore të zorrës së trashë.Si pasojë e dietës jo të mirë, çrregullimeve të jashtëqitjes; jetës sedentare; obezitetit ato herë pas here acarohen dhe me trajtim ose jo qetësohen. Duhet të kryeni një vizite tek mjeku i familjes për konsultë më të detajuar dhe trajtim.