– I nderuar instruktor, sado që marr informacion mbi shëndetin apo ruajtjen e linjave trupore, përsëri kam ca dyshime te sasia e ushqimeve që duhet të konsumoj. Unë, për shembull, ha shumë fruta. Mos është ky shkaku që shtoj në peshë shumë shpejt? Sa fruta duhet të konsumojmë? Unë, as ujë nuk pi shumë… Po ushtrime, sa duhet të bëj, që të bie në peshë më lehtë?
Diego Hoxha, fitness instruktor, Fitness&Box Sport Albania, Rr Bajram Curri, pranë maternitetit të ri, tel +35544534743:- Përshëndetje! Çdokush duhet të tregojë kujdes tek mënyra e të ushqyerit, sasia dhe cilësia pavarësisht se jo çdo njeri ka një metabolizëm të caktuar! Frutat sigurisht që shëndoshin por ne duhet të zgjedhim çfarë sa dhe kur ti konsumojmë. Frutat kanë sheqer që ndahet në fruktozë dhe glukozë dhe është ai shkaku kryesor i cili ndikon në shtimin në peshë. Sheqeri është armiku kryesor i organizmit tonë nga i cili vijnë pothuajse të gjitha sëmundjet. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që sasia e sheqerit që marrim të jetë sa më e vogël kështu që ne duhet të konsumojmë fruta por jo shumë dhe më e mira do ishte që ti konsumojmë jo të shtrydhura por ashtu siç janë sepse ashtu marrim edhe fibrat të cilat nuk na lejojnë që sheqeri të shkojë direkt në gjak dhe të ndikojë tek rritja e insulinës.Insulina është shumë e rëndësishme në organizmin tonë sepse sa më e ulët të jetë aq më pak ne shëndoshemi, pra sa më pak sheqer të marrim aq më pak do jetë niveli i insulinës në trupin tonë edhe ne aq më pak do të shtojmë në peshë! Hidratimi është gjithashtu i rëndësishëm, ne duhet të konsumojmë të paktën 2-3 litra ujë në ditë! Pjesa më e madhe e trupit e muskujve dhe sidomos e trurit është e përbërë nga uji! Ne kur djersisim humbim shumë lëngje dhe minerale të cilat këto duhet të zëvendësohen! Aktiviteti fizik gjithashtu është i rëndësishëm dhe njeriu që të jetë sa më i shëndëtshëm duhet të merret me aktivitet fizik! Por aktiviteti fizik duhet kombinuar edhe me dietë ushqimore të ekulibruar që të kemi rezultate sa më të mira dhe më të shpejta, që do të thotë 70% luan rol dieta ushqimore dhe 30% luan rol aktiviteti fizik! Ne ushtojmë aktivitet fizik në bazë të moshës dhe mundësive që kemi e cila kjo vlerësohet kryesisht nga mjeku nëse kemi probleme shëndetësore edhe nga trajneri në bazë të asaj që duhet bërë për të arritur qëllimet përkatëse! Të uroj gjithë të mirat!