Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Dashuri në punë? Si të joshësh një koleg pune?


Thuhet se nuk është mirë të përziesh punën me dashurinë, por qëkur ka ardhur Andi, kolegu i ri në zyrë, juve nuk ju zë vendi vend. Pastaj, nuk janë të pakët ata që e kanë gjetur shpirtin binjak në punë. Ne ju tregojmë një teknikë joshjeje me 10 etapa, që është e pagabueshme…

1. Etapa e parë: Prezantimi

Advertisement

Në vend që t’i hidhni vështrime vjedhurazi në ashensor ose nëpërmjet pareteve të xhamit që ju ndan, bëjeni si fëmijët, ose si të rriturit me logjikë, prezantohuni: “Mirëdita, unë jam Ana”. Është një fillim i mirë, megjithëse emri Ana nuk është emri më seksi në botë. Tani ai do ta dijë kush është ajo që rri shpesh duke ëndërruar para ekranit të kompjuterit.

2. Etapa e dytë: Përshëndetje

Tani që ai di emrin tuaj, duhet të ndiqni rregullat e mirësjelljes. Një “Mirëdita, si ia çon?” në mëngjes është një fillim i mbarë, sidomos nëse është i sinqertë (me një fjalë, kur ia thua me një zë sensual, duke e parë në sy). Kështu, mbase një ditë ai do t’ju thotë: “Jo, nuk ndjehem mirë, sapo jam ndarë nga e dashura” dhe ju keni realizuar ëndrrën tuaj. Mbase…

3. Etapa e tretë: Pyetja e madhe

Pas një “Mirëdita Andi” gjithë butësi, vjen momenti ta kapësh demin nga brirët me një frazë që përdoret në gjimnaz: “Çfarë do të bësh këtë fundjavë?”. Është bazike, por kjo bën të mundur të:

a. …marrësh vesh nëse ai tregohet simpatik me ju, sipas tonit dhe gjatësisë së përgjigjes (nëse ai thotë “asgjë” pa i hequr sytë nga kompjuteri, ndërroni objektiv)

b. …verifikoni nëse është budalla apo jo. Nëse ai thotë, edhe në mënyrë të sjellshme, që të premten në darkë do të bëjë një shëtitje me patina nëpër Tiranë, ju lutemi të ndërroni objektiv menjëherë. Nuk keni kohë për të humbur.

4. Etapa e katërt: Propozimi joshës

“Do një kafe?”. Kështu do të zgjoni tek ai fantazinë e vjetër të asistentes (që ju nuk jeni), që shërben kafenë, pastaj do ta furnizoni me kafeinë, që është një substancë eksituese, duke treguar përkujdesje dhe xhentilesë. Ai me siguri do të pyesë veten se çfarë cilësisht të tjera keni.

5. Etapa e pestë: Shakaja

Në njërën prej këtyre ditëve duhet ta bëni të buzëqeshë dhe jo vetëm për ta parë nëse ka dhëmbë të bukur. Për këtë, mjafton të bëni një shaka të vjetër, të lëshuar kur kalon pranë tij: “Vjen shpesh këtu?”. Duke e ditur që ai ka filluar punë me kontratë afatgjatë, do të qeshni të dy.

6. Etapa e gjashtë: Afrimi

E hënë në mëngjes. Ka ardhur momenti për të vendosur atë që quhet “rituali i të hënës në mëngjes”, me një fjalë të shkoni në një kafene simpatike që ndodhet aty afër për të bërë një rezyme se si e keni kaluar fundjavën. Sa për t’iu shmangur pak stresit dhe për të mos folur në zyrë apo korridore. Po afroheni, së shpejti, do ta keni në xhep.

7. Etapa e shtatë: Një gotë pas pune

Me siguri, Andi është i ndrojtur dhe shumë punëtor, por tani që ka ardhur vera është e pamundur të mos shkoni për të pirë një gotë në një bar me tarracë. Kush thotë alkool, thotë edhe shpengim (nuk po ju themi të zhvisheni lakuriq Ana, qetësohuni) dhe nganjëherë (si shpesh) dalje nga udha e drejtë e Perëndisë.

8. Etapa e tetë: Përkëdheljet

Një burrë është si një mace, i pëlqen ta përkëdhelin në drejtimin e qimeve. Pak si qentë, i pëlqen edhe ta lavdërojnë për punën e bërë. Kështu, megjithëse ju dhe Andi nuk keni marrëdhënie hierarkie, megjithëse nuk punoni ekzaktësisht në të njëjtin sektor, asgjë nuk ju pengon t’i bëni një kompliment të vogël. Kështu, ai do të vërë re se interesoheni për të (mos i flisni për teorinë tonë me kafshët) dhe që vlerësoni atë që bën. “Veprove mirë në atë projektin, Andi” dhe do ta shihni të skuqet lehtësisht e të ndjehet në qiellin e shtatë. Nxehtë, nxehtë…

9. Etapa e nëntë: Kërkojini ndihmë

Një burrë është i fortë dhe ka aromën e rërës së nxehtë. Tani, jo të gjithë, vetëm Andi… Për të vënë në provë krahët e tij të fortë dhe neuronet, nuk ka më mirë sesa t’i kërkoni pak ndihmë. Në këtë stad ku jeni, ai nuk do t’jua refuzojë. “Andi (me një zë të ëmbël), mund të më ndihmosh të kap atë pakon me fletë atje lart?”. “Andi, nuk po gjej e-mailin e drejtorit, nuk e kuptoj se ku më humbi…”. “Andi, më ka dalë një tabelë e çuditshme në ekranin e kompjuterit, mund të vish ta shohësh pak?”. Me një fjalë, të gjitha pretekset janë të mira për të treguar se jeni në hall dhe shpëtoheni nga kolegu joshës. Nëse nuk doni të dukeni si e dobët në sytë e tij, mund t’i thoni: “Mund të më japësh pak kufjet e tua?”. Kjo do t’ju afrojë dhe jo vetëm në fushën e bakterieve…

10. Etapa e dhjetë: Takimi i vërtetë

Në zyrë tashmë të gjithë e kanë kuptuar që po flirtoni dhe atmosfera është e nxehtë, por duhet të konkludoni dhe jo në banjot e zyrave. Është momenti, pra, ta ftoni, ose të ftoheni në një festë, një koncert, një darkë, një ndeshje futbolli… Tani e keni radhën ju qëtë vendosni. Andin të shtunën e keni në xhep: Nga vodka në vodkë, nga pabi në disko, nga buzëqeshjet në të qeshura me të madhe, kjo histori dihet se ku do të përfundojë. Është e sigurtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

HËNA NË QETËSI​

Next Post

Mergim Mjeku sjell projektin e ri, mjaft i bukur

Advertisement