Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

U aktivizua alarmi pas lavazhit


Përshëndetje! Unë kam një automjet  Toyota Prius të 2012-s. Pasi i bëra një lavazh  makinës dhe hapa derën, në ekran u shfaq një dritë dhe zhurma! Pasi i mbylla të gjithë dyert zhurma nuk pushoi. Ju lutem a ka ndonjë mënyrë për ta çaktivizuar këtë alarm pasi jam për rrugë dhe nuk mund të ecë me këtë alarm të ndezur?! I kam kontrolluar të gjitha dyert.

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Faleminderit për besimin! I dashur klient unë e kuptoj pyetjen tuaj dhe e di se sa e mërzitshme është zhurma. Ekziston një modul nën pult, i cili është përgjegjës për dhënien e këtij alarmi Mund ta shkëputim atë, por kjo do të çaktivizojë të gjitha paralajmërimet e tjera ,përveç kësaj  nuk është e rekomandueshme që ta bëni. Më e  mira eshte që të shkoni në një servis të afërt dhe ata mund të identifikojnë modulin dhe ta shkëputin atë së paku deri sa të arrini destinacionin tuaj. Unë nuk ju rekomandoj që ta bëni vetë, sepse nëse prekni ose shkëputni një tel të gabuar mund të aktivizoni sistemin imbolizues të automjetit tuaj i cili pengon ndezjen e veturës. Mendoj se  më mirë është qe të nesërmen në mëngjes të vizitoni servisin më të afërt për të çaktivizuar modulin i cili nuk do t’ju marrë më shumë se 15 minuta. Gjithë të mirat!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kënga shqipe “Ti më je si një gonxhe” vjen në gjuhën kineze (VIDEO)

Next Post

Çfarë shkakton mbyllja e tubave të mitrës?

Advertisement