Kam një pyetje për doktor Taulantin. A mund të më jepni një shpjegim më të detajuar se cilat janë shenjat të cilat na bëjnë të kuptojmë që jemi me zemër ose që kemi probleme me zemrën. Kam dëgjuar që janë këmbët e enjtura, debulesë e të tjera si këto. Faleminderit dhe në pritje të një përgjigje!
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:- Përshëndetje! Pacienti mund mos të ketë asnjë ankesë dhe përseri mund të ketë probleme kardiake. Pra, shenjat dhe simptonat janë aq të larmishme sa asnjeherë nuk mund të thuash pa ekzaminime të mirëfillta që një pacient vuan apo dikush tjetër nuk vuan. Megjithatë ndër shenjat dhe simptomat më të zakonshme janë dhimbja e kraharorit e cila lokalizohet e përhapur në të gjithë gjoksin,me tendence të marrë shpatullën dhe krahun e majtë që shfaqet kryesisht në sforcim. Kjo ankesë lidhet kryesisht me arteriet koronare. Ankesë tjetër është mbajtja e frymës. Kjo është një ankesë shumë e zakonshme që mund të lidhet me dëmtimin e muskulit të zemrës në paciente me insuficencë kardiake apo me pamjaftueshmëri zemre. Kjo si ankese mund të lidhet dhe me dëmtimet valvulare ku regurgitimet apo rrjedhjet valvulare janeë më teë shpeshtat. Ankesë tjetër është, i fikti i cili vjen kryesisht nga çrregullimet e ritmit, çrregullimet e përçimit apo në ngushtimin e theksuar të valvulës së aortës. Palpitacionet, është ndjesia e të rrahurave të shpeshta në kraharor të cilat mund të jenë dhe të çrregullta. Shenja klinike si dhimbja e kokës dhe marrje mendsh mund të vijnë në terren të një hipertensioni. Gjendja e këputjes dhe dobësise trupore mund të vijë nga një hipotension, pra tension i ulët por mund te vi dhe ne terren te crregullimeve të ritmit dhe përcimit elektrik. Pra, siç e shihni ankesat janë kaq të shumta dhe të përziera me njera-tjetrën sa është pothuaj e sigurt që pa një vlerësim të saktë nga kardiologu nuk mund të themi që një subjekt vuan apo jo nga sëmundjet e zemrës. Të shkuara!