Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ndërrova fëmijën në maternitet


Vërtet mund ta them me plot gojën që kam mëkatuar me veprimin që bëra dhe, megjithëse tani jam penduar, ende vazhdoj të vuaj pasojat e atij veprimi aq të ulët, vazhdoj të vuaj nga mungesa e djalit tim. Arsyeja pse po e shkruaj historinë time në gazetën tuaj është pikërisht djali im; dua t’i kërkoj falje atij. Kam arritur të urrej edhe veten për atë që bëra. E di që shumë nëna, pasi ta lexojnë këtë histori, do të më urrejnë, por unë u lutem të më kuptojnë sepse në ato momente isha shumë e dëshpëruar dhe nuk e dija ç’bëja. Kur u martova, isha shumë e re, 19 vjeçe. Drejt këtij vendimi më shtynë shumë arsye dhe njëra prej tyre ishte gjendja e keqe ekonomike në të cilën ndodhej familja ime. Unë jetoja në Elbasan, kur prindërit e mi më prezantuan me bashkëshortin tim të ardhshëm. Ndenjëm të fejuar një vit dhe gjatë asaj kohe unë punoja në një magazinë si punëtore. Pas 6 muajsh, mësova se isha shtatzënë, megjithatë, askush nuk më kërkoi ta lija punën dhe as vetë nuk e lashë, pa e ditur dëmin që do të më shkaktonte më pas. U martuam dhe djali lindi një javë më pas. Që në momentin që u fejova dhe u martova, nuk gjeja ngrohtësinë e duhur tek im shoq, madje as te familja ime nuk e kisha gjetur asnjëherë. Kjo më kishte bërë të isha shumë e mbyllur dhe e ftohtë. Shpesh, qaja fshehurazi për jetën që po bëja. Nuk isha aspak e lumtur dhe mendoja se ardhja e një fëmije do të ma ndryshonte jetën.

Kur lindi Albi, ishte e diel. Megjithëse isha shumë e lodhur, mezi prisja ta shihja tim bir, por për çudi, ata nuk po më linin ta shihja, me justifikimin se duhet të qëndronte nën mbikqyrjen e mjekëve, së bashku me fëmijët e tjerë të sapolindur, por kjo situatë vazhdoi edhe në dy ditët në vazhdim. Kishin kaluar tre ditë dhe unë ende nuk e kisha parë tim bir.

Advertisement

– Të lutem, mund të ma sjellësh tim bir një moment që ta shoh? – i thashë infermieres që kujdesej për mua.

– Tani nuk mundesh sepse edhe ti ke nevojë për pushim. – tha ajo.

Kjo gjë nuk po më pëlqente aspak. Isha shumë e shqetësuar, kisha një ankth që nuk më linte të qetë. Ishte nata e tretë që isha në spital dhe të nesërmen duhet të dilja. Atë natë përfitova nga rasti, vajta fshehurazi në dhomën ku qëndronin bebet e sapolindura dhe u mundova të gjeja me sy djalin tim. I vajta afër dhe e mora në krah. Provova një ndjesi të jashtëzakonshme, të cilën nuk e përshkruaj dot, por në atë moment, njëra nga infermieret erdhi dhe më tha se nuk lejohej që unë të qëndroja aty, kështu që, megjithëse ngulmova të qëndroja, ajo më nxori jashtë. Unë bëra sikur ika në dhomën time, por u ktheva prapë dhe po e sodisja nga larg djalin tim. Në atë moment, dëgjova nga dhoma e infermiereve, njërën që po u tregonte të tjerave për mua. Nuk do të më kishte bërë përshtypje kjo gjë, po të mos dëgjoja atë të thoshte: “Gjynah!”. Kjo fjalë më habiti dhe më bëri t’i mbaja veshët ngrehur. Aty, mësova se djali im kishte lindur me deficite mendore dhe, kur të rritej, nuk do të ishte si të gjithë fëmijët e tjerë. M’u duk sikur e gjithë bota u përmbys. Pse pikërisht im bir duhej të ishte i tillë? Nuk mësohesha dot me këtë ide… Sytë m’u mbushën me lot dhe, ashtu, fshehurazi, arrita të futesha prapë brenda. Vendosa ta ndërroja me një fëmijë tjetër dhe kështu, u ndërrova vendet dhe emrat. U ktheva në dhomën time dhe gjithë natën, nuk fjeta. Isha si e çmendur dhe nuk arsyetoja dot. Ende nuk isha e ndërgjegjshme për veprimin që kisha bërë.

– Je bërë gati? Po na pret taksia poshtë! – tha im shoq të nesërmen në mëngjes, ndërsa në krah mbante djalin. Unë nuk fola fare, por u bëra gati menjëherë dhe ikëm. Djalin nuk e kisha parë akoma. – Kur të jemi në shtëpi, duhet të flasim… – më tha ai.

– Për çfarë? – e pyeta, por ai nuk foli më. Vazhdoja të isha shumë e shqetësuar dhe që në atë moment nisa të pendohesha për atë që kisha bërë, por tashmë nuk kishte kthim pas. Kur vajtëm në shtëpi, im shoq nisi të më tregonte gjithçka dhe unë qaja më shumë për atë që kisha bërë sesa për atë çka ai po më fliste.

– Edhe mjekët ende nuk janë të sigurtë nëse djali ynë do të ketë deficite mendore kur të rritet, por gjithsesi, ai është djali ynë dhe ne do ta duam e do t’i falim shumë dashuri… – përfundoi ai.

Shkova dhe mora në krah djalin, me shpresën se e kishin kuptuar ndërrimin që kisha bërë dhe me vete unë kisha marrë Albin tim, por jo. Ai nuk  ishte Albi, ishte fëmija tjetër. Kisha braktisur tim bir dhe kisha lënë një nënë pa fëmijën e saj. “Çfarë bëra kështu?! Do të kthehem dhe do të marr djalin!”, mendova me vete dhe kështu veprova që të nesërmen. Vajta në spital pa i thënë asgjë tim shoqi, por kur pyeta nëse ishte larguar fëmija me numrin që u thashë, ata më thanë se po. Kishim dalë në një ditë nga spitali… Megjithatë, unë nuk u largova pa marrë emrin e nënës që ishte larguar me të. Që nga ajo ditë, më ndiqte kudo e qara e tij. Çdo ditë më mundonte fakti që po rrisja fëmijën e dikujt tjetër. Tim shoqi nuk guxoja t’i thoja çfarë kisha bërë, pasi gabimi im ishte i pafalshëm. Ai e quante Albi, por me insistimin tim, i vumë emër tjetër.

– Megjithëse nuk e kuptoj pse do t’ia ndryshosh emrin, mund t’i vendosim emrin që do ti – tha ai. Të gjithë po jetonim një gënjeshtër dhe kjo, vetëm për fajin tim.

Që nga ajo ditë, nuk reshta së kërkuari fëmijën tim, por më kot. Djali po rritej dhe bashkëshortit po i bënte përshtypje që ai vazhdonte të ishte i shëndetshëm. Atëhere mbetej të besohej hipoteza që kishin hedhur mjekët, që ai edhe mund të ishte i shëndetshëm, megjithëse kjo ishte gati e pamundur.

– E shikon që ekzistojnë mrekullitë? Zoti i ka dëgjuar lutjet tona dhe djali ynë është i shëndetshëm – më tha im shoq një ditë.

Unë vetëm qaja. I lutesha Zotit çdo natë që Albi të ishte mirë me shëndet dhe të kishte ngrohtësinë që i nevojitej. Nëna që e kishte marrë kishte qenë një vajzë shumë e re dhe nuk e di pse e parandjeja që ai nuk mund të kishte qenë i sigurtë me të, por unë nuk do të dorëzohesha kurrë derisa ta gjeja tim bir. Çdo minutë mendoja vetëm për të. Kishin kaluar dhjetë vjet dhe unë nuk e dija fare se si ishte Albi. Kisha kaluar dhjetë vjet me vuajtje, lot dhe pendim. Gjithë peshën e fajit e kisha mbajtur vetë mbi shpatulla, pasi nuk i kisha treguar askujt. Djali që kisha marrë ishte rritur tashmë dhe ishte shumë i zgjuar, por sa herë më thërriste “mami”, ndjeja një boshllëk në shpirt. Kishte kaluar shumë kohë dhe unë e kisha akoma më të vështirë përballjen me Albin sepse ai, sido që të ishte, do ta kuptonte se nuk më kishte patur pranë në asnjë moment të jetës së tij. Një ditë pata fatin të takoja njërën nga infermieret e spitalit dhe e pyeta si mund ta gjeja ku jetonte vajza që kishte marrë Albin.

– Pse të intereson kaq shumë ajo vajzë? Mos njiheni bashkë?

– Jo, thjesht jemi takuar në spital dhe doja të kontaktoja përsëri me të sepse ishte vajzë e mirë – i thashë.

– Mirë, unë vetëm një herë kam folur me të dhe ishte shumë e mërzitur. Fëmija që kishte lindur, nuk kishte baba, pasi atë e kishin përdhunuar. Ajo nuk donte as ta shihte të birin dhe kishte vendosur…

(Vijon nesër në orën 20:30)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojnë djem

Next Post

Si të dalësh nga humori i keq i dimrit?

Advertisement