Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më tundoi shefja…


Unë tani jam tridhjet e dy vjeç, por ngjarja për të cilën po ju shkruaj ka ndodhur përpara tetë vjetësh. Në atë kohë, sapo kisha mbaruar shkollën dhe kisha nisur një punë relativisht të mirë në një studio ligjore. Ajo studio drejtohej nga një femër shumë inteligjente, por njëkohësisht, shumë e bukur.

Qëkurse shkova atje për herë të parë për të dhënë intervistën e punës u mahnita nga ajo. Ishte një grua e gjatë, brune, me një vështrim dhe të folur shumë të vendosur. Ajo që më tërhoqi më shumë ishte indiferenca me të cilën ajo e priste faktin nëse kandidatët ishin meshkuj apo femra. Kjo, pak rëndësi kishte për të. Me modesti mund të them se si mashkull simpatik, isha mësuar të tërhiqja shpesh vëmendjen e femrave, ndaj indiferenca e saj më ngacmoi.

Advertisement

Unë në atë kohë isha i lidhur me një vajzë. Kela ishte shumë e mirë dhe unë e dashuroja, por kisha nisur të mësohesha me idenë se një ditë do të martoheshim, do të lindnim fëmijë dhe do të ishte me mua përjetë. Tashmë e kishim kaluar atë fazën ku secili përpiqet të joshë partnerin. Ne njiheshim, duheshim dhe ia dinim njëri-tjetrit edhe skutat më të fshehta të shpirtit.

Ndoshta ishte kjo njëra nga arsyet se përse u tundova nga shefja ime. Pas shumë kohësh lidhjeje të qëndrueshme me Kelën doja të vërtetoja aftësitë e mia joshëse dhe fakti që gruaja që kisha përballë nuk donte t’ia dinte për mua, ma shtonte edhe më shumë këtë dëshirë.

Fatmirësisht apo fatkeqësisht, nuk e di, por unë nisa punë në atë firmë. Notat dhe kualifikimet e mia bënë punën e tyre.

Ditën e parë të punës isha i emocionuar si fëmijë. Ndërrova tre kostume dhe pesë kravata. Hodha më shumë xhel dhe parfum sesa duhej sepse duhet t’i bëja përshtypje shefes, por kur shkova në zyrë mora vetëm një mal me punë në duar. Shefen time të bukur nuk e ndesha fare, përveç një rasti kur ajo kaloi pa m’i hedhur sytë fare, sikur të mos ekzistoja. Kur u futa në bisedë me punonjësit e tjerë, mora vesh se ajo ishte shumë e rëndë si shefe. Askush nuk kishte krijuar konfidencë me të dhe askush nuk mund t’i fliste, përveçse për punë pune. Aty vura re se pak a shumë e kishin frikë, por edhe e respektonin për forcën e saj. Ajo ishte punëtore dhe e suksesshme, pikërisht falë këtij qëndrimi.

Kjo gjë më nxiti edhe më shumë. Nuk e di përse ajo më tërhiqte si magnet. E doja, e dëshiroja të tërën! Dridhesha sa herë kalonte përbri meje, sa herë i ndieja parfumin.

Pasi kishin kaluar gjashtë muaj që unë punoja në atë zyrë dhe përparimet e mia drejt saj ishin në nivelin zero, vendosa ta ftoja për një kafe. Në fund të fundit, s’kishte gjë të keqe, por duhet ta bëja me stil, jo si trung.

E dija që ajo punonte deri vonë, kështu që atë ditë vendosa që edhe unë ta zgjasja orarin sepse doja të isha vetëm kur ta ftoja.

Ndërsa unë po punoja në kompjuter, ndjeva derën prapa meje që u hap. Ktheva kokën dhe pashë fytyrën e saj të habitur.

“Ç’bën akoma këtu?”, më pyeti.

“Kisha disa punë dhe thashë t’i mbaroja që sonte!”, i thashë, duke kërkuar në fytyrën e saj ndonjë shenjë kënaqësie, por ajo thjesht pohoi me kokë dhe u largua.

Qëndrova edhe pak, duke bërë sikur punoja, por në fakt mendoja për të. U ngrita dhe vendosa t’i flisja. Nga emocionet, e hapa derën e zyrës së saj pa trokitur. Ajo u habit.

“Nuk di të trokasësh Besi?”, më tha. Nga zëri dukej e inatosur pasi unë e kisha parë në një pozicion shumë intim. Nuk po mbante qëndrimin e shefes së ngurtë dhe të sertë. Jo, ajo kishte hipur këmbët mbi tavolinën e saj, kishte vënë përpara vetes një gotë me uiski dhe po luante me letra në kompjuter. Në atë moment m’u duk njerëzore, gati-gati e dobët dhe e vetmuar.

“Pse rrini akoma?”, e pyeta.

Ajo uli këmbët nga tavolina, drejtoi kostumin dhe më tha se kishte edhe nja dy punë.

“Ti mbarove?”, më pyeti, duke u përpjekur të dukej serioze.

“Po, prandaj erdha! T’ju ftoj për një kafe!”.

E pashë që sapo shqiptova këto fjalë ajo u bë gati të refuzonte, por unë nuk e lashë.

“Ndoshta është më mirë të pimë një kafe të ngrohtë dhe të bëjmë pak muhabet, sesa të rrimë të dy vetëm, duke luajtur me letra! Si thoni?”.

Ajo u mendua dhe pastaj më tha:

“Më prit sa të mbyll zyrën!”.

Dolëm me makinën time dhe shkuam në një vend të qetë ku darkuam dhe folëm gjatë. Për herë të parë nuk po e shihja si një femër që më tundonte. Tani ajo ishte për mua një njeri i mirë, por shumë i palumtur. E përcolla për në shtëpi pa asnjë qëllim. Po habitesha edhe me veten. Kur takova Kelën në shtëpi, ajo ishte shumë e nxehur. Nisi të më pyeste se ku kisha qenë, çfarë kisha bërë. Nuk po kuptoja asgjë. I thashë që kisha pasur disa punë dhe qëndrova gjatë. Ajo u inatos akoma më shumë.

“E di çfarë?”, më tha tërë inat. “Unë të prita, por meqenëse ti nuk po vije, mora Zhanin në telefon dhe shkuam për darkë. Ta pret mendja ku shkuam? Te lokali ku ne darkojmë zakonisht!”.

Kjo më ra si rrufe.

“Dhe kë pashë aty?”, vazhdonte të bërtiste ajo. “Të fejuarin tim, duke ngrënë darkë për shtatë palë qejfe me shefen e tij! Nuk të fola sepse po ta kisha bërë, do të ndodhte ndonjë skandal!!!”.

Teksa ajo fliste, unë e shihja dhe po mendoja se sa e bukur ishte kur skuqej nga inati. Për herë të parë, pas shumë kohësh, kisha frikë se mos e humbisja. Qëndrova gjatë me të duke i folur dhe duke ia shpjeguar të gjitha. Në ato momente e doja shumë, shumë! Ajo më mbajti inat për disa ditë, por më pas u pajtuam.

Puna ndërkohë vazhdonte të rridhte e qetë. Shefja ime sillej si zakonisht. E dija që ky ishte pakti ynë i heshtur, për të mos prishur imazhin e saj. Tashmë unë isha i “besuari”. Qëndrova gjatë aty, por u largova pas disa vitesh për një vend më të mirë pune. Tani kam zyrën time, gruan time, familjen dhe fëmijët e mi. Tundohem nga të tjera herë pas here, por sa kujtohem për Kelën, më zhduket çdo pikë dyshimi!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur problemet e burrit minojnë dëshirën e gruas

Next Post

Anxhelina Kotorri: E dua jetën me ngjyra…!

Advertisement