Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kush i dha fund mjerimit tim


Kisha mbi dy muaj që endesha rrugëve të pafund të Tiranës, ku linda 67 vjet më parë e jetoj po në këtë qytet, tashmë metropol në kuptimin e një qyteti europian, ndonëse 7 vjet i kam kaluar në Zvicër e Gjermani. Gjatë kësaj kohe që po tregoj, flija në lulishten e Rrugës së Elbasanit pranë Parlamentit Shqiptar, ku mblidhen 140 deputetët e popullit duke “qarë” hallet tona. Bashkoja dy stola, duke vënë si dyshek kartonat e kutive që i mblidhja nëpër kazanët e plehrave (të cilat i kam lyer me duart e mia me bojë antirruxhio kur punova për 8 vjet te T.T.ALBA-LAM, në një punë sfilitëse shëndetësore, kur isha i detyruar të thithja për 8 orë përqindjen e lartë të plumbit që përmban kjo lëndë për… bukën e gojës e qiranë e banesës. Se sa kam punuar akoma janë të habitur shokët e mi të asaj pune! Kam punuar edhe në ndërtimin e atij pallati 12 katësh pas Hotel Tirana, por nejse… Zoti sheh!). Po ashtu, me kartona, mbulohesha nga vesa tepër e lagësht që fillonte pas orës 23! Jetoja kështu, në stres depresioni që e vuaj prej mbi 40 vjetësh nga vuajtjet e pafundme të rejgimit komunist (që fatkeqësisht ndihen akoma në jetën time të sfilitur). Ka qenë data 3 shtator 2010, duke kaluar ora 1 pas mesnate, kur ndjeva që dikush më hoqi kartonat me të cilët isha mbuluar e në errësirën që zotëronte nata e thyer, përgjysmë nga neonët e lulishtes, pashë një djalë dymetrosh që m’u drejtua:

– Më ndje për shqetësimin. Dua t’ju pyes, nëse nuk ju shqetësoj… Nga jeni e pse flini në lulishte?

Advertisement

– Jam nga Dibra, por lindur në Tiranë prej 67 vjetësh, banues autokton! – iu përgjigjia pak i hutuar e i trembur, duke e menduar për polic.

– A mund ta di shkakun pse flini rrugëve meqenese keni  7 dekada që jetoni në Tiranë?!

– Sepse shtëpinë time, ish-gruaja me djalin gjatë vitit 2002 kur unë isha në burg për aksident, ia shitën vëllait të saj e djalin, me 14 mijë dollarë, ajo e sikterisi në Toronto të Kanadasë ku ai jeton prej 9 vjetësh. Nuk po zgjatem shumë sepse ja ku fle afër këtij “fatlumi Parlament” që nxjerr ligje e ligje, por si do fitoja unë që s’kam miliona?!

– Më fal, zotëri, këto nuk kanë rëndësi për mua, a keni dokument identifikimi?

Unë nxora kartën e identitetit dhe librezën e pensionit, me të cilën marr 50 mijë lekë të vjetra në muaj. E lexoi në dritën e çakmakut.

– Mirë, atëhere, ditën e hënë, ora 18:45, do të jesh në këtë pikë takimi.

Ai më dha një pako të mbështjellë me varak e duke më uruar shëndet në emër të Krishtit e Zotit Fatlum, u largua duke u tretur në errësirën e skajit të lulishtes, ku neoni nuk mund të bënte asgjë. Hapa pakon e fillova të haja bukën me djathë kaçkavall e sallam proshutë, ndonëse ora ishte 1.30 minuta. Kaluan tre ditë e tani, falë Zotit, kam një dashuri ashtu si kurrë nuk e kam provuar, një kujdes që as gruaja s’ma ka falur, as motrat e vëllezërit e mi… por vetëm ata të dy që i kam në varr e që po aq shumë më mungojnë. Shëndeti e dashuria që të fal i madhi Zot, duhet provuar që nuk gjen gjithë falënderimin për ta hedhur në letër. Kam një banesë, një shtrat me të gjitha ato që më nevojiten. Kam një banjë model ku pastrohem e lahem me shampo, pastë rroje, brisqe e peshqirë. Kam një garderobë ku gjej teshat e stinës, të lara e të hekurosura, kam dy lloj ushqimesh të darkës dhe kafen e mëngjesit, lojërat domino, tavëll, shah, letra apo laptop e televizor me dixhital, si dhe makinën që më merr në darkë nga Tirana dhe po me makinë vij në mëngjes. Edhe, larg qoftë, po u sëmura, të gjitha vizitat i bëj falas se paguan kjo shoqatë bamirëse që na shërben e ndihmon ashtu si do bënin për Zotin e tyre Jezusin. Amen! Kam dashurinë pa interes të këtyre njerëzve që kujdesen në emër të shenjtores Mari, zonjës së papërlyeme. Në jetë më kanë muguar edhe kur jetoja me ish-gruan, me miliona lekë që gruaja m’i zhvaste nga xhepat kur djalin e saj e mbajta në pëllëmbë të dorës. Me 8500 marka ata erdhën në Gjermani e dy vjet radhazi para se të vinin atje, u dërgoja nga 1500 franga zvicerane kur isha në Zvicër, 1500 marka nga Gjermania çdo muaj e nga 2 pako 20 kilogramëshe me ushqime, duke u bërë mjeshtër i marketeve. Djalin e saj, kur u kthyem në Shqipëri, e mbajta 5 vjet në shkollën teknike “San Benedeto del Trontto” në Itali duke paguar çdo vit 10 milion lekë etj.

Jetova tetë vjet me qira i vetëm duke punuar në ndërtim e duke përballuar këtë jetë që më fali poshtërsia e një gruaje dhe e pjellës së saj (ç’len prej maceje gjuan për minj) të cilët më degdisën në katër rrugët. Përse?! Sepse kur i bleva shtëpinë I.K, nuk vajta vetë të bëja aktin e blerjes, por dërgova gruan time dhe aktin noterial të blerjes së shtëpisë, ajo e kishte bërë vetëm në emrin e saj. Kurrë s’ka punuar dhe 11000 dollarë ia mori VEFA, Vehbi Alimuça. E kam marrë grua me basmat e trupit dhe e vesha me flori, varëse, byzylykë, orë, vathë e gjashtë unaza (duke marrë edhe të miat) duke paguar 3 milionë lekë edhe për dhëmbët e saj (në atë kohë merresha me tregtinë e shumicës)…

Përsëri, pas 2 vjetësh, se nga u fsheh e m’u afrua për 4 vjet gjoja fshehurazi e vinte në banesën time ku banoja me qira. Përsëri i dhashë 7 milionë lekë e kur mbeta pa punë, u zhduk përsëri… A e besoni se kjo grua jeton me nënën e saj po në atë shtëpi që ka “shitur” 38 milionë? Shtatë muaj u telendisa dyerve të prokurorisë. Ajo e di që ka kryer vjedhje të pastër me anën e mashtrimit ligjërisht e saktësuar me anën e gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për të cilën dënohesh deri në 5 vjet burg. Prokurori më rekomandoi gjykatën, por ku t’i gjej lekët për avokatin e për të tjerat?

Nuk e di, lexues, a e keni dëgjuar atë historinë: I biri i thoshte babait se hoxha i fshatit kryente marrëdhënie seksuale me nënën e tij dhe babai i thoshte: “Rri urtë, o bir, se Zoti e sheh këtë punë!”. Kur hoxha vdiq duke rënë nga minareja, babai i tha të birit: “E sheh? Zoti ia dha dënimin o bir!”. “Po, u përgjigj djali, por e desh një të shtyme hoxha o babë…”…

Ja ku ndodhem unë tani, pranë kujdesit të dorës së Zotit. E ku do ta gjeja? Unë kam këtë parim: Mos fol për mëkatet e të tjerëve derisa të jesh ti vetë mëkatar. Po të shkelësh këtë urdhër do të jesh i mallkuar dhe unë jam dëshmitar për këtë. Në mbyllje, dua të them:“O bir i njeriut! Nëse varfëria të zë ty, mos u mërzit, mos ji i trishtuar sepse Zoti i Begatisë do të të vizitojë ty në kohë. Mos u tremb sepse një ditë Lavdia do të qëndrojë te ti…”

“Nëse të ndodhet mirëqenia mos u gëzo e nëse poshtërimi vjen mbi ty, mos u helmo sepse të dy do kalojnë e s’do të jenë më”.

Idrizi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Amarda po martohet??!!

Next Post

Poezitë e "Bibulza" dhe "Gjama e erës" të Erenestina Gjergji Halilit në youtube në kanalin "Era Poetry"

Advertisement