Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur fillon procesi i shëndoshjes?

Kur fillon procesi i shëndoshjes?

– Përshëndetje instruktorit! Dua të di se kur fillon shëndoshja, që në momentin që ushqehemi, apo më vonë? E bëj këtë pyetje sepse kam frikë se nga të ngrënat e shumta në darkë, unë jam shëndoshur dhe e ndjej veten të rënduar nga mesi i natës, kur zgjohem, gjë e cila më duket e çuditshme. Shkoj edhe në palestër po ha shumë dhe kam frikë se nuk do më bëjë asnjë efekt. Pres një përgjigje…

Diego Hoxha, fitness instruktor, Fitness&Box Sport Albania, Rr Bajram Curri, pranë maternitetit të ri, tel +35544534743:- Përshëndetje! Proçesi i shëndoshjes është pak i komplikuar dhe janë disa gjëra që ndikojnë në këtë proces por me kryesorja është që në nëse marrim më shumë kalori sesa djegim ateherë ne do shëndoshemi, me pak fjalë dieta e ekulibruar është kryesorja pastaj aktiviteti fizik, metabolizmi jonë dhe genetika. Ngrënia e tepërt në darkë është shumë e dëmshme sepse organizmit i duhet shumë kohë që ta tresë ushqimin.  Edhe teoria që në darke mos të hameë fare është e gabuar, ne duhet ti konsumojme të gjitha vaktet së bashku me mesvaktet dmth tre vaktet kryesore dhe dy mesvakte kështu që pak dhe saktë! Duhet të konsumojmë ushqime të shëndetshme kryesisht të pasura me proteina, yndyrna të ngopura dhe fibra! Ka disa njerëz që e bëjnë këtë gjë duke mbajtur diete apo duke ushtruar aktivitet fizik dhe e kanë të vështirë të dobësohen. Metabolizmi i tyre i ngadaltë apo genetika e bën këtë gjë më të vështirë dhe i duhet më shumë kohë në krahasim me disa që nuk mbajneë diete të ekulibruar dhe nuk bëjnë aktivitet fizik dhe prapë nuk shëndoshen. Ato njerëz që e kanë të vështirë për t’u dobësuar apo të lehtë për t’u shëndoshur duhet të kenë kujdes tek dieta dhe çfarë konsumojnë si dhe të bëjnë aktivitet te rregullt fizik! Gjithë të mirat!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kanita: E deshën 2 milion njerëz, 20 këngëtarë jo!

Next Post

Djali më mohoi të gjitha sakrificat që bëra për të

Advertisement